Blog

SHIJIMI I MISHIT: LUFTA NË PJATË

Koha e leximit: 3 minuta

Asnjë ushqim nuk e ngroh kaq shumë mendjen sesa mishi. Mesa duket të gjithë njerëzit kanë mendimin e tyre lidhur me bërxollën, biftekun etj., dhe shpesh e mbron atë me dhëmbë dhe kthetra, nëse do të shprehemi metaforikisht.

Nëse do të ekzaminojmë skeletët parahistorik dhe analizojmë dhëmbët, ka rezultuar se njërëzit kanq qenë ngrënës të bimëve dhe të mishit, që do të thotë, bimëngrënës dhe mishngrënës për 200,000 vjet. Së bashku me zhvillimin e teknikave të gjuetisë, si edhe të mënyrave të përgatitjes së ushqimit dhe strukturave sociale të diferencuara, këto i kanë sjellë njeriut përfitime të mëdha. Për shembull, njeriu ishte në gjendje që të kolonizonte kontinente të tjera nga Afrika, sepse ai mund të përdorte furnizimin me ushqim të zonave të tjera klimaterike.

Ushqimi i homo sapiens-ëve përbëhej nga ushqimi me perime, p.sh., arra, rrënjë, fruta – duke qenë se ne i njohim drithërat dhe bujqësinë për rreth 10,000 vite – si edhe proteinat e kafshëve në formën e mishit, peshkut, vezëve, qumështit, insekteve dhe kafshëve të tjera.

Rritja e vogël e trurit dhe aftësitë sociale

Pa marrjen e proteinave dhe të yndyrnave, nuk do të kishte qenë e mundur për trurin që të zhvillohej siç ka ndodhur. Studimet tregojnë se, madje edhe sot, njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja dhe nuk marrin sasinë e duhur të proteinave të kafshëve, mund të kenë një rritje më të vogël të trurit dhe dëmtim të aftësive sociale. Për më tepër, proteinat e kafshëve përmbajnë të gjitha amino acidet të cilat janë thelbësore për njerëzit, ndërsa në ushqimin e bimëve duhen kombinuar saktësisht për të siguruar furnizimin me amino acide. Një dietë me proteinat e kafshëve është zakonisht më e lehtë dhe më efektive, veçanërisht për fëmijët.

Konsumimi i mishit i ka sjellë shumë përfitime evolucionit të njeriut, dhe furnizimi me proteina menaxhohet më mirë nëpërmjet ushqimit me mish. Ne nuk duhet të heqim mishin nga pjata sepse ai është një burim i rëndësishëm proteine, veçanërisht për sportistët dhe adoleshentët, dhe një burim i rëndësishëm hekuri për gratë. Si me shumicën e gjërave: cilësia, sasia dhe lloji i përgatitjes janë përcaktues nëse diçka është e shëndetshme apo jo.

Është gjithashtu në mënyrë të barabartë e pashëndetshme nëse do të hani mish çdo ditë. Në kohët e mëparshme ishte vetëm “bifteku i së djelës”, ndërsa gjatë javës maksimumi që konsumohej ishin salçiçet. Konsumi ditor i mishit është pasojë e një shoqërie të pasur dhe gjithashtu një tregues i rritjes së sëmundjeve nga bollëku të tilla si cerma dhe obeziteti.

Qoftë nëse mishi është i shëndetshëm apo jo, gjithashtu përcakton llojin e përgatitjes. Ushqimi i pjekur ka shumë më shumë kalori sesa, për shembull, ushqimi i skuqur. Askush nuk është kundër shijimit të mishit me kusht që të jetë i moderuar dhe në mënyrën e duhur.

Prodhimi global i mishit është trefishuar në 50 vitet e fundit. Kjo ka pasur pasoja shkatërruese për klimën dhe mjedisin. Sepse pesë kompanitë më të mëdha të mishit dhe të ushqimit janë përgjegjëse për emisionin e gazrave të efektit serë sesa kompanitë e mëdha të naftës. Në të njëjtën kohë, pyjet dhe savanat janë shkatërruar për t’i hapur vendin kultivimit të ushqimit dhe ushqyerjes së kafshëve. Edhe nëse mishi nuk zhduket plotësisht nga pjatat tona, ne duhet të hamë më pak mish dhe një mish të një cilësie më të mirë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë