“SeeNews” publikon edicionin e rradhës “Top 100 Insurers”, e cila rëndit kompanitë më të mëdha të sigurimeve në rajonin e Evropës Juglindore.
Ndër të tjera, ajo që bie në sy është fakti se, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania shqiptare e sigurimeve në rajon.
Mes 100 kompanive, kompania e themeluar në Tiranë rënditet në vendin e 53-të.
RËNDITJA E PLOTË
Sipas “Seenews”, Top 100 kompanitë arritën gjatë vitit 2023 12.4 miliardë euro prime të shkruara, 10.6 miliardë euro më shumë se një vit më parë.
Ndërkohë, fitimi neto i kombinuar i siguruesve kryesorë të rajonit u ul me 1.9%, duke arritur në 622.1 milionë euro në 2023.
Në vitin 2022, fitimi neto i siguruesve më të mëdhenj të Europës JugLindore u rrit me 5.8%.
Siguruesit sllovenë dhe rumunë vazhdojnë të dominojnë dhjetë vendet e para në renditje, secili me nga katër përfaqësues. Ndërsa Bullgaria ka më shumë kompani në mesin e 100 siguruesve kryesorë, me plot 18 të tillë.
“SEE TOP 100” ëzhtë një traditë e përvitshme që nga viti 2008, e cil paraqet kompanitë, bankat dhe siguruesit më të mëdhenj në Evropën Juglindore.
PO KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA Group Austria?
E themeluar në Tiranë, shkurt 1999, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.
Me 3 kompani Sigurimi Jo-Jetë, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Vullnetar, SIGAL UNIQA është sot një grup rajonal sigurimesh dhe numëron mbi 1.5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 milionë Euro prime vjetore dhe mbi 500 milionë Euro dëme të paguara.
Duhet theksuar se, edhe dy filialet e grupit, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, janë pjesë e TOP 100.
Sot, ajo është e vetmja kompani që ofron të gjitha produktet e sigurimit, duke mbuluar kështu me sigurime çdo fushë të jetës: shëndet, pasuri, shtëpi, biznes, automjet, përgjegjësinë profesionale dhe kontraktuale e çdo lloj sigurimi tjetër. Ndërsa është bërë më popullore edhe falë produkteve dhe shërbineve unike që ka sjellë në treg: “Jetë Plus”, “Sigurimi anti-Tumor”, “Teleshëndet”, “Check Up sipas Protokollit Japonez”, “SIGAL UNIQA AutoSOS” etj.