Llojet dhe shuma e mbulimit që ju keni nevojë varet nga një sërë faktorë. Këto faktorë përfshijnë vendndodhjen e shtëpisë, madhësinë dhe pajisjet. Nuk ekziston një rregull i vetëm që të funksionojë për të gjithë.
Vendndodhja
Shpesh vendndodhja gjeografike cënon llojet e risqeve ndaj të cilave është e ekspozuar shtëpia juaj. Limitet e mbulimit të banesës bazohen në kostot e zëvendësimit, të cilat mund të variojnë nga vendndodhja për shkak të kostove të ndërtimit apo materialeve të ndryshme sipas zonave të ndryshme.
Një faktor tjetër, është kosto e krahur të punës dhe të materialeve në zona të ndryshme gjeografike. Duke qenë se, tipikisht mbulimi i shtëpisë ndihmon për mbulimin e kostove për riparimin apo rindërimin e një shtëpie, nëse ajo dëmtohet apo shkatërrohet nga një rrezik i mbuluar, shuma e sigurimit që do t’ju duhet varet pjesërisht nga kosto e përfundimit të shtëpisë. Në veçanti, kostot e krahut të punës, varijojnë në mënyrë të konsiderueshme në tregje të ndryshme.
Materialet e ndërtimit dhe rinovimet
Për shembull, me çfarë tjegullash është e ndërtuara çatia e shtëpisë suaj? Me tjegulla të posaçme apo standarde të sheshta? Një çati me tjegulla të posaçme mund të kushtojë më shumë për t’u riparuar apo zëvendësuar sesa një shtëpi me një çati standarde të sheshtë, në rast se, çatia dëmtohet nga breshëri të cilin ju e keni siguruar si rrezik. E njëjta gjë, vlen edhe për detajet e brendshme. Gjëra të tilla si myku, dyshemeja prej druri, etj., janë faktorë që përcaktojnë shumën e përshtatshme të sigurimit të shtëpisë.
Strukturat shtesë
Gjatë marrjes në konsideratë të limiteve të mbulimit, ju duhet të konsideroni gjërsa të tilla si pishinën, hangarin/magazinën, gardhin (nëse keni të tilla dhe jetoni në një shtëpi private) dhe struktura të tjera në tokën tuaj, të cilat mund të përbëjnë dëme potenciale në mënyrë që të merrni ato limite mbulimi që përshtaten me nevojat tuaja.
Mbulimi i zotërimeve personale
Mbulimi i zotërimeve personale mund të jetë pjesë e disa policave standarde të mbulimit të shtëpisë. Nëse veshjet, pajisjet dhe mobiljet tuaja apo artikuj të tjerë dëmtohen, vidhen apo shkatërrohen gjatë një eventi të siguruar të tilla si një stuhi e fuqishme, mbulimi do të paguajë për riparimin apo zëvendësimin e tyre.
Mbulimi i përgjegjësisë
Mbulimi i përgjegjësisë mund t’ju ndihmojë që të paguani për shpenzimet ligjore dhe kostot të tjera, nëse ju do të paditeni nga një person që është dëmtuar aksidentalisht në pronën tuaj dhe për të cilën ju mund të cilësoheni ligjërisht si pala përgjegjëse. Në disa raste ju mund të kërkoni rritjen e mbulimit të përgjegjësisë. “Nëse ju keni shumë asete, fatkeqësisht, ju mund të ktheheni në një target thjesht sepse njerëzit mendojnë se ju keni para mjaftueshëm për të paguar për dëmet. Një arsye tjetër që mund të duhet të konsideroni rritja e limit të përgjegjësisë.
Qëllimi përfundimtar është se ka shumë gjëra që ju mund të duhet të konsideroni gjatë marrjes së vendimit se sa shumë mbulim është i mjaftueshëm për situatën, rrethanat dhe nevojat tuaja.
Synimi ynë është që t’ju prezanotjmë me disa prej opsioneve të sigurimit dhe t’ju ndihmojmë që të të blini atë sigurim që do të ishte më i përshtatshëm për ju.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.