Blog

RRUGËS DREJT 2040

Koha e leximit: 2 minuta

E ardhmja tashmë është këtu. Deri në vitin 2040, disa qytete si Kina, Arizona, Kanadaja dhe Australia dhe kudo tjetër mund t’i ngjajnë me të vërtetë modeleve utopiane të planifikimit urban me ajër të pastër

Ne jemi të vetëdijshëm se shumë qytete të tjera do t’i ngjajnë vetëm pjesërisht parajsës së transportit që kemi parashikuar. Disa qeveri dhe autoritete të qyteteve do të përqafojnë lëvizjen drejt formave autonome dhe të pastra të transportit. Qeveri dhe autoritete të tjera do të jenë më të ngadalta për ta bërë këtë dhe madje mund të ketë edhe disa qytete të cilat nuk do ta kenë refuzuar ende motorrin me djegie të brendshme deri në vitin 2040.

Por shpejtësia me të cilën qytezat, qytetet dhe shtetet po përshtasin format e pastra dhe autonome të transportit në rrugë do të varet më shumë nga vullneti politik dhe faktorët kulturor sesa mbi kufizimet ekonomike ose problemet teknologjike.

Tashmë po bëhet e qartë se kursimet që duhen bërë për reduktimin e ndotjes dhe eliminimin e dëmeve, vdekjes dhe lëndimeve në aksidentet e trafikut në rrugë do të nxisin pjesërisht ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve të zgjuara dhe stimulimin e popullatës udhëtare që të kalojë në përqafimin e formave më të pastra të transportit rrugor.  Është gjithashtu e qartë se prezantimi i automjeteve elektrike autonome në qytetet kryesore do të përmirësojë prosperitetin e një kombi dhe konkurrueshmërinë e tyre ndërkombëtare. Në çastin kur të gjithë këto arritje do të jenë realizuar, ka të ngjarë që thuajse çdo vend do të vërshojë për t’iu bashkuar këtij revolucioni.

Është e qartë se ne po shkojmë drejt një të ardhmeje autonome që do të jetë më e pastër, më e sigurt dhe më efiçiente. Lëvizshmëria personale do të vazhdojë të rritet shpejt me zhvillimin e mëtejshëm, por kjo rritje nuk do të jetë më në kurrizin e jetëve njerëzore, të ndotjes që na sëmur dhe shëndetin e planetit.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë