Stina e verës sjell me vete dëshirën për aventura në det dhe eksplorim të bukurive detare me mjete të vogla lundruese, skafe, goma, motorr ujor apo varka me vela. Por përpara se të ngjitemi në bord, duhet të kemi parasysh një gjë: siguria në det nuk është opsionale, është thelbësore.
Një përgatitje e mirë përpara nisjes jo vetëm që e bën eksperiencën më të këndshme, por mund të jetë edhe shpëtuese në raste emergjente. Më poshtë do të gjeni udhëzimet kryesore që çdo drejtues apo pasagjer duhet të dijë para nisjes në det.
1.Kontrolli teknik i mjetit lundrues
Ashtu si me një automjet në rrugë, edhe në det, mjeti duhet të jetë në gjendje optimale. Para se të niseni:
Kontrolloni nivelin e karburantit
Verifikoni baterinë, motorin, timonin dhe sistemin e drejtimit
Sigurohuni që të gjitha dritat sinjalizuese dhe naviguese janë funksionale, veçanërisht nëse do të qëndroni pas perëndimit të diellit
Mos harroni pompat e ujit, pajisjet për ankorim dhe litarët
2.Pajisje të sigurisë – më mirë të tepërta, sesa të mungojnë
Në bord duhet të ketë gjithmonë:
Jelekë shpëtimi për çdo person në bord
Paisje sinjalizuese: fishekzjarre detare, flamuj sinjalizues, radio VHF
Set ndihme e parë, uji i pijshëm, ilaçe bazë
Një çantë mjetesh për rregullime të thjeshta
3.Parashikimi i motit dhe planifikimi i itinerarit
Kontaktoni autoritetet portuale për kushtet e ditës
Përdorni aplikacione të besueshme për parashikimin e motit (shmangni lundrimin nëse parashikohen erëra të forta apo stuhi)
Informoni një të afërm për kohën e nisjes, destinacionin dhe orën e kthimit
4.Pajisjet e komunikimit dhe orientimit
Një telefon i mbrojtur ndaj ujit ose i ruajtur në çantë të papërshkueshme
Radio detare VHF nëse jeni larg bregut
Pajisje GPS ose aplikacione për orientim në det
Karikues portativ (power bank)
5.Njohuri bazë për lundrimin dhe ndihmën e shpejtë
Nëse jeni drejtues i mjetit:
Duhet të keni lejen përkatëse të drejtimit dhe të jeni i njohur me rregullat detare
Duhet të keni njohuri bazë për manovrat e shpëtimit, ndihmën e parë dhe sjelljen në rast përmbysjeje ose defekti
Dhe më e rëndësishmja: siguro mjetin tënd!
Ashtu siç sigurojmë makinën për qarkullim në rrugë, edhe një mjet lundrues ka nevojë për mbrojtje, sepse:
Mund të dëmtohet në det për shkak të motit, përplasjes apo keqfunksionimeve
Mund të përfshihet në incidente me palë të treta
Mund të përballet me humbje të plotë ose dëmtime të rënda
SIGAL ofron Sigurim për Mjete të Vogla Lundruese, që mbulon:
✅ Dëmtime aksidentale ose rrjedhojë e kushteve të motit
✅ Përgjegjësi ndaj palëve të treta
✅ Aksidente personale gjatë përdorimit
✅ Ndihmë juridike në rast incidentesh
Uji është i bukur, por edhe i paparashikueshëm.
Prandaj, shijoni lundrimin me kujdes dhe përgatitje, dhe për çdo rrezik të mundshëm, lejoni SIGAL-in të kujdeset për sigurinë tuaj dhe të mjetit tuaj. Për më shumë: vizitoni www.sigal.com.al