Për sistemin imunitar, koordinimin dhe çlirimin e stresit. Jo vetëm entuziastët e rinj të maleve, por gjithashtu edhe njerëzit më të moshuar duhet të shkojnë në male më shpesh: ‘hiking’ në male forcon shëndetin në një mënyrë të zhdërvjellët dhe të qëndrueshme.
‘Hiking’ në male ka shumë efekte pozitive mbi shëndetin.
“Malet si mjekim” me efekte të ndryshme
Malet prekin gjendjen e mirë të zemrës dhe të mushkrive, na shpejgojnë doktorët. Lartësia do të thotë që ne konsumojmë më shumë kalori, ne duhet të marrim më shumë frymë dhe kështu e lodhim zemrën tonë më shumë. Ecja në terrene malore ka gjithashtu një efekt shumë të fortë mbi gjymtyrët e poshtëm. Muskujt kyç, këmbët dhe gjunjët trajnohen me efektivitet. Kështu, rritet lëvizshmëria e gjunjëve (përkulja dhe tensioni). Gjatë zbritjes, ju bëni gjithashtu edhe trajnimin e muskujve të jashtëm që ndihmon jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e muskujve. Kur muskujt tonë janë nën stres ato zgjaten. Kjo trajnon dhe mbështet muskujt në gjunj dhe forcon të gjithë sistemin muskulo-skeletor të cilat kanë efekte shumë të mira mbi mesin tonë.
Çlirimi më i madh i stresit në natyrë
Ecja në male është në dobi edhe të shëndetit tonë mendor. Natyra është vendi ku ju mund të reduktoni me më shumë efektivitet stresin tuaj dhe të rikarikoni bateritë tuaja. Për shkak të evolucionit njerëzor, hapësirat natyrore kanë një efekt veçanërisht të mirë për reduktimin e stresit tek ne. ‘Hiking’ në male ka rezultuar se është edhe më argetues krahasuar me sportet që kryhen në mjedise të mbyllura.
Kundërvepron ndaj plakjes
Efektet shëndetësore pozitive të ‘hiking’ në male i tejkalojnë pushimet me autobuz me grupe dhe janë të matshme edhe disa javë pas ‘hiking’. Midis gjërve të tjera, ushtrimet fizike prekin procesin imunitar kundër plakjes. Një sistem imunitar i plakur, apo që po plaket mund të reagojë shumë më pak ndaj trajtimeve të reja të tilla si koronavirusi, sesa sistemi imunitar i të rinjve.
Fuqizon trurin dhe koordinimin
Ecja në male përmirëson dhe përforcon perfomancën tonë konjitive dhe kujtesën. ‘Hiking’ ka gjithashtu edhe përmirësime më afatgjata në ekulibrin tonë. Ky është një avantazh i konsiderueshëm, veçanërisht për të moshuarit, kur tendenca e rrëzimit përbën një risk më të madh për t’u aksidentuar.
Dobia kozmetike
‘Hiking’ në male përmirëson cilësinë e lëkurës dhe është po aq i mirë sa ripërtëritja kozmetike. Rritet elasticiteti i lëkurës dhe përmirësohet hidratimi i lëkurës.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.