Pas publikimit të rezultateve të suksesshme vjetore të vitit 2023 për CFO i “UNIQA Insurance Group”, Kurt Svoboda ndau ditën e sotme pikëpamjen e tij për vitin 2023 dhe perspektivën e tij për vitin 2024 përpara investitorëve austriakë.
Takimi u zhvillua në ambientet e Raiffeisen Bank International.
I shoqëruar nga Shefja e Financave të Grupit Petra Umbrich dhe ekipi i Marrëdhënieve me Investitorët Stoyan Angelov dhe Tiana Majstorović, ai iu përgjigj një numri pyetjesh në lidhje me zhvillimet e UNIQA dhe trendet e përgjithshme të industrisë së sigurimeve.
Në fund, përfaqësuesit e UNIQA falenderuan ekipin e Raiffeisen Bank International për organizimin e takimit.
Gjatë prezantimit të bilancit paraprak për vitin 2023, “UNIQA Insurance Group AG” njoftoi rritje të fortë të primeve dhe fitimeve.
Sipas kompanisë me seli në Vjenë, primet e shkruara u rritën me 9.7% duke arritur në 7,185.6 milionë euro, dhe fitimet para taksave ishin 426.4 milionë euro mbi pritjet.
“Vitin e kaluar 2023, kemi bërë pagesa të larta të dëmeve të lidhura me katastrofat natyrore, kryesisht për stuhitë e ndodhura në korrik dhe gusht.
Megjithatë, viti 2023 ishte një tjetër vit financiar i suksesshëm: ne ishim përsëri në gjendje të rriteshim ndjeshëm si grup dhe të rrisnim më tej fitimet tona. Kompanitë tona në EQL po zhvillohen në mënyrë të shkëlqyer dhe po japin një kontribut të konsiderueshëm në rritjen e përfitimit tonë”, do të shprehej Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”.
“UNIQA” është grup sigurimesh me një eksperiencë mbi 200-vjeçare. Ajo numëron mbi 16 milionë klientë në 17 shtete, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut ku përfaqësohet për SIGAL UNIQA Group Austria.