Lajme Top

Renditja vjetore e SEE NEWS: Të tri kompanitë e grupit SIGAL në 100-shen e parë të Evropës Juglindore

SIGAL Insurance Group në “SEE TOP 100” për vitin 2024

SEE News (South East Europe News), rrjeti profesional i lajmit i specializuar në analizë biznesi,
raportime krahasuese dhe renditje mbi kompanitë, qeveritë dhe investimet rajonale në Evropën Juglindore,
publikoi së fundmi renditjen e kompanive më të mëdha në rajon për vitin 2024, në edicionin e tetëmbëdhjetë të saj.


SIGAL Insurance Group SEE TOP 100

 

 

Në renditjen “SEE TOP 100” për vitin 2024, ku përfshihen kompanitë, bankat dhe siguruesit më të mëdhenj
të 11 shteteve të Evropës Juglindore, SIGAL Insurance Group përfaqësohet me të tre degët e sigurimeve
në rajon: SIGAL Shqipëri, SIGAL Kosovë dhe SIGAL Maqedoni e Veriut.

SIGAL Shqipëri – Lider i tregut

Dega e SIGAL në Shqipëri renditet në vendin nr. 51 nga 100,
duke u rritur me dy pozicione krahasuar me vitin paraardhës.
Kompania ka realizuar 58.4 milionë euro prime të shkruara bruto,
me një rritje prej 4.19% dhe një fitim prej 4.1 milionë euro.

Këto rezultate e konfirmojnë SIGAL Shqipëri si kompaninë lider të sigurimeve në vend.


Renditja SIGAL Shqipëri SEE TOP 100

Prezencë e fortë rajonale

Në Top 100-shen e siguruesve të Evropës Juglindore bën pjesë gjithashtu edhe
SIGAL në Maqedoninë e Veriut, e renditur në vendin nr. 81,
me një rritje prej 7 pozicionesh nga viti paraardhës.

Ndërkohë, SIGAL në Kosovë renditet në vendin nr. 92,
duke ruajtur pozita të qëndrueshme në renditje.


Renditja SIGAL rajon SEE TOP 100

Kjo renditje konfirmon pozicionin e SIGAL Insurance Group
si kompania më e madhe e sigurimeve në rajonin
Shqipëri – Kosovë – Maqedoni e Veriut.