- Çfarë janë dhe përse janë të rëndësishme sigurimet?
Sigurimi është një kontratë, e përfaqësuar nëpërmjet një police sigurimi, në të cilën individë ose entitete marrin mbrojtje financiare ose dëmshpërblim kundrejt humbjeve që mund të pësohen si pasojë e një ngjarje të papritur në jetë. Kompanitë e sigurimeve ndërtojnë “pishinën e klientëve”, vlerësojnë rreziqet duke mundësuar pagesa të përballueshme për ata që dëshirojnë që të sigurohen. Këto polica sigurimi përdoren si mbrojtje dhe garanci financiare nga rreziqet dhe humbjet me natyrë financiare, si të mëdha ashtu edhe të vogla, që mund të rezultojnë në dëmtimin e vet të siguruarit ose të pasurisë/ve të tyre dhe për dëme shkatuar një pale të tretë.
- Përse është i rëndësishëm edukimi financiar?
Duke qenë se, edukimi është një çështje e një rëndësie kombëtare, tashmë shumë vende të botës e kanë pranuar dhe përfshirë këtë komponent të edukimit financiar dhe mbi sigurimet si pjesë e kurrikulave të tyre shkollore. Një nga sfidat kryesore në Shqipëri është po ashtu si kudo rritja dijeve dhe e ndërgjegjësimit mbi çështjet financiare, roli i dijeve financiare në ndryshimin e sjelljeve aktuale individuale të tilla si mbajtja e shpenzimeve financiare personale, planfikimi dhe menaxhimi afatgjatë i financave, si edhe zgjedhja e produkteve të ndryshme financiare bazuar në vendim të informuara dhe mbi evidenca të disponueshme.
- Si mund ta përdorim ‘boom-in’ teknologjik për edukimin financiar
Inovacionet teknologjike i kanë ndryshuar jetët tona më shpejt sesa kurrë më parë, duke filluar nga faqet e internetit për konsumatorët deri tek aplikacionet e disponueshme me një klikim në celularët tanë, duke na mundësuar aksesin dhe komunikimin me individët, në çdo nivel dhe kudo ku ata ndodhen, mbi planifikimin dhe menaxhimin e financave të tyre. Ne si, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” besojmë se, edukimi tek-fin-sig është vital në vorbullën teknologjike dhe të inovacionit si pjesë e botës dixhitale ku ne po jetojmë. Bazuar mbi këtë besim, ne vazhdojmë të mbështesim edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, duke ofruar mbështetje financiare ndaj institucioneve të ndryshme arsimore.
- Sigal Audiobooks.al
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe në veçanti, Z. Avni Ponari, kanëideuar, krijuar dhe themeluar – “SIGAL Audiobooks.al”, platformën e parë dixhitale të librave audio në SHQIP dhe për edukimin mbi kulturën e sigurimeve. Kjo platforë i mundëson FALAS të gjithë shqiptarve brenda dhe jashtë kufijve, librat e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht janë mbi 100 libra dhe informacione mbi sigurimet, të gjitha të disponueshme dhe të aksesueshme online për të gjithë, pa limit, pa pagesë dhe në çdo kohë – një klikim larg në: www.audiobooks.al. “SIGAL Audiobooks.al” është një nismë jofitimprurëse e realizuar me mbështetjen financiare të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA. Për më shumë informacione të detajuara na ndiqni në:
https://sigal.com.al/rreth-nesh/audio-books/
- SIGAL UNIQA – Mësoni çdo gjë rreth sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA i kushton rëndësi të veçantë zhvillimeve më të fundit të teknologjisë dhe inovacionit. Ne ishim të parët që përkthyem në realitetin shqiptar aplikacionin e parë online nga ku mund të merren të gjitha informacionet mbi sigurimet, ku mund të blihen online siguracionet vetëm me një klikim si dhe mund të hapni dosjen tuaj të dëmshpërblimit. Për më shumë informacione të detajuara na ndiqni në:
https://sigal.com.al/rreth-nesh/aplikacioni/
- Bota Dixhitale SIGAL UNIQA
Për më shumë informacione të detajuara na ndiqni në:
https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.