Disa këshilla si të relakoheni me të vërtetë kur jeni me pushime.
1. Lamtumirë bërja e disa gjërave në të njëjtën kohë
Me smartfonët, tabletët dhe të tjera si këto, vëmendja jonë është vazhdimisht e ndarë ndërmjet shumë kanaleve të ndryshme të komunikimit. Si rezultat, ne jemi vazhdimisht të tensionuar. Në vend që të ndajmë çdo gjë në Facebook dhe Instagram në çdo çast kur jeni me pushime, ju duhet të shijoni me vetëdije çdo çast që po jetoni. Në fund të fundit, është shumë më regjeneruese që ta përjetoni çastin dhe jo ta shikoni në ekran.
2. Pushime pa listë detyrash për të kryer me vete
Të jesh me pushime do të thotë të jesh në gjendje të ndryshme vetëdije. Në jetën tonë të përditshme ne jemi vazhdimisht duke punuar me lista detyrash për të bërë çdo ditë. Koha e pushimeve është tani. Kjo është mundësia juaj për të shijuar çastet dhe për të lejuar rrjedhën e tyre. Kështu që, mos bëni shumë gjëra. Nëse ju do të shkoni me pushime me një listë detyrash për të bërë, do të ndjeheni sikur nuk keni shkuar me të vërtetë me pushime.
3. Kini pritshmëri më të ulta
Pritshmëritë modeste janë një fakt fatsjellës. Nëse ju tashmë e keni ezauruar veten dhe më në fund keni marrë disa pushime të mirëmerituara, mund të ndodhë që ditët e para të pushimeve të kalohen me pritshmëri të tepërta. Receta më e mirë për një kohë të suksesshme pushimesh është rrjedhimisht: të pranoni se ndjesia e përjetimit të pushimeve mund të mos fillojë menjëherë, kështu që, hiqni dorë nga objektivat dhe angazhohuni me situatat si t’ju vijnë.
4. Flini dhe mos bëni asgjë
Gjumi i përshtatshëm dhe rigjenerimi janë të rëndësishme për shëndetin dhe marrëdhëniet. Koha e pushimeve është gjithashtu një kohë e çliruar nga objektivat gjatë të cilave ne duhet të qetësohemi. Lejoni vetveten që të relaksoheni dhe të shtendoseni. Kjo është e vetmja mënyrë që trupi të jetë në gjendje të reduktojë prodhimin e tepërt të hormonit të stresit pas disa javësh pune. Hormone të tepërta stresi na bëjnë më vulnerabël ndaj sëmundjeve infektive, alergjive, obezitetit patologjik, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
5. Jipini hapësirë marrëdhënieve tuaja
Ndonëse ne kemi tendencën që të vuajmë nga distanca e partnerit/es gjatë orëve stresuese të punës, mund të ndodhë që afërsia e ngushtë gjatë pushimeve të na stresojë. Sepse veçantitë e partnerit/es janë tani veçanërisht më të dukshme. Shpesh, konfliktet shërbejnë për të krijuar distancë dhe për ruajten e hapësirës së gjithësecilit. Lajmi i mirë është që ju nuk keni pse të bëni çdo gjë kur jeni me pushime. Lejojini vetvetes hapësirën e nevojshme për nevojat tuaja personale. Udhëtimi në qytet dhe qëndrimi në diell mund të ndahen. Sigurisht, mund të ketë edhe zënka të vogla nëse dikush i jep më shumë hapësirë vetvetes. Siç mund ta shikoni, koha e pushimeve është gjithashtu një kohë kur juve do t’ju duhet të merreni edhe me partnerin/en tuaj, që të jeni bashkë dhe të ribashkoheni. Shijojeni!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.