Blog

REAGIMI IMUNITAR I VAKSINAVE PËR KRAHASIM

Rekorde të reja shpejtësie u arritën me zhvillimin dhe miratimin e vaksinave të para kundër virusit SARS Covid-2.

Vaksinimi: Trajnimi për sistemin imunitar

Ekzistojnë dy vaksina të miratuara në Bashkimin Evropian dhe një tjetër që është në proces miratimi. Vaksinat mbështeten gjerësisht në dy procedura të ndryshme. Vaksinat BioNTech / Pfizer dhe Moderna quhen vaksina mRNA, ndërsa ato nga AstraZeneca janë vaksina vektor. Megjithatë, ajo që kanë të përbashkët të dyja vaksinat, është parimi bazë i vaksinimit, i cili mund të përmblidhet këtu si:

Proteinat karakteristike të virusit vendosen përpara sistemit imunitar të të vaksinuarit, ku ato veprojnë me një përgjigje imune dhe midis gjërave të tjera prodhojnë antitrupa. Proteinat e visurit që mund të shkaktojnë një përgjigje imune quhen antigjene. Tashmë sistemi imunitar është njohur me kundërshtarin e tij – një lloj virusi – dhe që mund të reagojë në një përballje reale me një embrion. Të dyja variantet e vaksinimit të COVID-19 dallojnë në mënyrat se si shfaqen antigjenet në trupin e të vaksinuarit dhe se si e stimulojnë ato sistemit imunitar.

Funksionimi i vaksinës mRNA

Vaksina nga Biontech / Pfizer ishte e para që triumfoi në garën për marrjen e miratimit më të shpejtë, përdor një metodë të re veçanërisht të sofistikuar dhe relativisht teknologjike si vaksinat mRNA. Nuk është vetë proteina e virusit që kanalizohet tek qelizat e të vaksinuarit, por copëzat gjenetike që përmbajnë informacionin për prodhimin e kësaj proteine. Këto copëza quhen mesazhere RNA (mRNA shkurt) apo mesazheret RNA.

mRNA stimulon qelizat e trupit për të prodhuar antigjenet e virusit. Kjo është plotësisht e padëmshme për këto qeliza, nuk ndodh në bërthamën e qelizës dhe nuk ndryshon ADN-në e personit të vaksinuar. Një ndryshim në gjenom nuk mund të ndodhë, veçanërisht duke qenë se copëzat e mRNA-së ndahen shumë shpejt.

Një tjetër, qasje relativisht e re teknologjike përdoret për lehtësimin e penetrimit të mRNA-së direkt në qelizat e trupit. Molekulat e mRNA-së vishen me substanca lipide dhe kështu formojnë nanocopëzat lipide që mbeten të qëndrueshme madje edhe pas injeksionit intramuskulor.

Avantazhi përfundimtar i metodës mRNA është fakti që dozat e larta të vaksinës mund të prodhohen në një kohë relativisht të shkurtër.

Një disavantazh madhor lidhet me magazinimin. Në rastin e vaksinës nga Moderna, ajo duhet mbajtur në minus 20 gradë, ndërsa nga Biontech / Pfizer madje në temperatura edhe më të ulta në minus 70 gradë, një sfidë e zgjidhshme, por me rëndësi përcaktuese logjistike.

Funksionimi i vaksinave vektor

Vaksina e AstraZeneca, e cila është aktualisht në proces miratimi si vaksinim kundër virusit Ebola, i përket të ashtuquajturave vaksina vektor. Në këto raste, një virus që është i padëmshëm ndaj njerëzve – i ashtuquajturi vektor – përdoret për të transportuar një segment gjeni të virusit kundër të cilit drejtohet vaksinimi në qelizat e trupit.

Në rastin e vaksinimit COVID të zhvilluar nga AstraZeneca, adenoviruset të cilat shkaktojnë grip tek shimpazetë dhe që janë të padëmshme tek njerëzit, plotësohen nga segmentet e gjeneve nga SARS-CoV-2. Këto formojnë tani antigjenet COVID-19 në qelizat e afektuara nga adenoviruset, të cilat në këmbim shkaktojnë reagimin e përshkruar më sipër të sistemit tonë imunitar.

Avantazhi i vaksinës vektor është se ai është relativisht i lehtë për t’u magazinuar në temperatura frigoriferike ndërmjet dy dhe tetë gradë.

Sa efektive janë vaksinat COVID-19

Në termat e efiçiencës, të dyja vaksinat mRNA janë thuajse të barabarta me 95% (Biontech/Pfizer) dhe 94.1% (Moderna), ndërsa vaksina vektor AstraZeneca ka arritur një efiçiencë mesatare prej 70% në studimet e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ofron gjithashtu mbrojtjen e përshtatshme. Përsa i takon efekteve anësore, ajo që të gjitha vaksinat kanë të përbashkët – në thelb ato janë të lidhura me efektet e dëshiruara, që do të thotë me stimulimin e sistemit imuintar.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë