Lajme, Lajme Top

Raporti AMF: 15.3 mijë përfitues, SIGAL paguan dëmet në kohë rekord sipas ligjit dhe kontratave

AMF publikoi sot raportin 9-mujor të tregut të sigurimeve, janar-shtator 2025.

SIGAL shënon 15,251 përfitues në 9 muajt e parë të vitit në sigurimet e Jetës dhe Jo Jetës, të cilëve u janë paguar në total 14.87 milionë euro (1,438,170,000 Lekë).

15,251 dëshmi konkrete të përpikërisë, seriozitetit dhe përmbushjes së detyrimeve kontratuale dhe ligjore, në kohë rekord.

Sigurimet e jetës

Nga katër kompanitë që operojnë në këtë segment, SIGAL ka paguar 44.22% të totalit të dëmeve, ose 113,815,000 Lekë dhe zotëron 31.11% të primeve të shkruara bruto.

Sigurimet e jo-jetës

Kompania zotëron 25.39% të tregut duke shënuar një zgjerim prej 6.82% të klientelës falë korrektësisë, përpikërisë dhe seriozitetit në zbatim të kontratave. Në aspektin e pagesës së dëmeve, SIGAL ka paguar 23.42% të totalit, ose 1,324,355,000 Lekë në vetëm 9 muaj.

Sipas shifrave zyrtare të AMF, SIGAL edhe për 9-mujorin e parë të vitit vijon forcimin e pozitës së saj si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.