Njoftim nga SIGAL UNIQA
Pyetje të Shpeshta
Cfarë do të thotë COVID - 19
Co – Corona
Vi – Virus
D – Disease (sëmundje)
19- viti kur kjo sëmundje u identifikua
Cfarë do të thotë Sars – Cov 2
Sars eshtë virusi qe shkakton semundjen. 2 sepse virusi I pare Sars eshte identifiuar ne vitin 2003
Cfarë janë Coronaviruset?
Koronavirusët janë agjentë të sëmundjeve virale infektive me origjinë zoonotike, zakonisht me një gjenom të RNA me një tel, që mund të infektojnë njerëzit dhe të shkaktojnë sindromë të rëndë ose akute të frymëmarrjes;
Cfarë do të thotë “jam i siguruar”?
Jam I siguruar do të thotë, që nëse me ndodh një ngjarje e papritur, dëmet financiare që më shkakton ajo ngjarje m’I merr përsipër kompania e sigurimit
Psh: M’u dogj shtëpia, duhet ta rindërtoj – por kam policë sigurimi skam pse shqetësohem për paratë
Psh: Jam sëmurë, më duhet të kryej trajtime mjekesore, por kam policë sigurimi, skam pse shqetësohem për paratë
Përse kete paketë e ofron vetem SIGAL dhe asnjë kompani tjetër?
Të gjitha kompanitë e sigurimit, kanë detyrën qe kur klientët e tyre gjenden në vështirësi të propozojnë zgjidhje. SIGAL ka vendosur të mbështesë klientët e saj, duke ju ofruar gjithmonë zgjidhje financiare dhe të përballet me sfidat, pa i shmangur ato
Jam siguruar me policën e sigurimit COVID dhe jam pajisur me kartë sigurimi, përse më duhet karta?
Karta ju shërben që cdo shpenzim që kryeni për këtë sëmundje apo të tjera gjatë vitit në klinika dhe spitale private, edhe për shërbime që nuk mbulohen nga paketa, të keni mundësi të përfitoni cmime me zbritje nga 10-50%;
Cfarë duhet të bëj nëse pretendoj që nga kjo paketë sigurimi të kem limite më të larta?
Nëse jeni të intesuar të ken mbulime / limite më të larta, na dërgoni sugjerimet dhe specilistët tanë do të llogarisin tarifën e sigurimit përkatëse;
Jam pozitiv me Covid, shtrohem ne spital 30 dite, marr mjekim nga institucioni, demshperblehem per vleren maksimale qe ka sigurimi?
Ne kete rast personi i siguruar perfiton
3,000 leke ne dite * 20 dite = 60,000 Leke
20,000 Leke ilace (duke paraqitur faturat)
Nese vazhdon edhe trajtim ne shtepi, i siguruari merr 2,000 leke per cdo dite ne shtepi, max 40,000 Leke;
Ne total: 40,000 leke + 60,000 leke + 20,000 Leke = 120,000 Leke
Jam pozitiv me Covid, nuk shtrohem ne spital dhe nuk marr asnjë ilac, a përfitoj nga sigurimi
Ne kete rast personi i siguruar perfiton
2,000 leke ne dite * 20 dite = 40,000 Leke
Për rimbursimin e medikamenteve duhet marrë fature ne farmaci?
Për të përfituar rimbursimin e ilaceve ju duhet të paraqisni
Recetën origjianle dhe kuponin tatimor me zëra. Vetëm në rastin kur kuponi I farmacisë nuk është me zëra, atëherë duhet të pajiseni me faturë tatimore
Nëse prekem dy herë nga virusi a me mbulohen shpenzimet 2 here?
Po!
Virusi zakonisht zgjat 14 ditë dhe nuk kërkon trajtim spitalor as medikamente. Në rast infektimi të dytë personit të siguruar I mbeten edhe 6 ditë përfitim në rast trajimi në shtëpi dhe medikamentet..
Prandaj, personi i siguruar kujdeset që të bëjë një përdorim të arsyeshëm dhe të ndershëm të përfitimeve që rrjedhin nga polica e sigurimit
Une jam mbi 65 vjec, a mund ta blej sigurimin ?
Po, mund ta blesh sigurimin pavaresisht moshes qe ke. Kujdes, polica ka 2 mbulime
sigurim shendeti & sigurim jete. Personat mbi 65 vjec, perfitojne vetem mbulimet per sigurim shendeti, jo ato per sigurim jete.
Testimonial:
Ne familje babai eshte 65 vjec, mami eshte 64 vjec une jam 30 vjec dhe motra eshte 28 vjec.
Zgjodhem paketen e sigurimit 10,000 Leke meqenese tamponin e kryejme falas ne shtet. Kur na erdhi polica ne email, u njoftuam se sigurimin e jetes (demshperblim 1,000,000 leke ne rast fataliteti) ofrohet veetem per mamane, mua dhe motren, babain jo. Nga polica ai perfiton vetem
- 3,000 leke per cdo dite ne rast hospitalizimi
- 2,000 leke per cdo dite ne rast trajtimi ne shtepi
- 20,000 leke ne rast se blen ilace
Nese infektohem me COVID dhe jam i siguruar, por ndodhem jashte Shqiperise, cfare perfitoj?
Perfitmi eshte i njejte, pavaresisht vendit ku ndodheni
- 3,000 leke per cdo dite ne rast hospitalizimi
- 2,000 leke per cdo dite ne rast trajtimi ne shtepi
- 20,000 leke ne rast se blen ilace
- 1,000,000 Leke demshperblim per familjen nese humbet jeten nga COVID
Kjo pakete eshte e vlefshme edhe per ne spitalet private?
Perfitmi eshte i njejte, pavaresisht spitalit ku trajtoheni, publik apo privat.
- 3,000 leke per cdo dite ne rast hospitalizimi
- 2,000 leke per cdo dite ne rast trajtimi ne shtepi
- 20,000 leke ne rast se blen ilace
- 1,000,000 Leke demshperblim per familjen nese humbet jeten nga COVID
A mund te bej sigurim familjar per Covid dhe te perfitoj prim më të ulët, pra zbritje?
Sigurimi për COVID ka këto cmime pavarësisht nëse aplikimi bëhet për nje apo më shumë persona
- 10,000 Leke në vit për përson nëse blen paketën kjo paketë nuk mbulon koston për një tampon me PCR)
- 17,000 Lekë në vit për person nëse blen paketën (kjo paketë mbulon edhe koston për një tampon me PCR)
Si e vertetoni qe personi qe sigurohet, ne momentin qe blen policen e sigurimit nuk eshte pozitiv per COVID-19?
Polica e sigurimit aktivizohet 15 dite pasi blihet polica e sigurimit, qe:
- T’Ju mundesojme sigurim pa pyetje dhe procedura te teperta si edhe mbrojme kompanine tone nga rastet e mashtrimeve;
Testimonial :
Mamaja ime u semur me COVID – 19 dhe na hyri te gjitheve frika ne familje. Une hyra menjehere online per te blere policen e sigurimit. Pasi plotesova emrin; mbiemrin dhe datelindjen, pashe qe data e fillimit te sigurimit ishte pas 15 ditesh. E kuptova qe perderisa sigurimi blihej online, kjo ishte nje mase mbrojtese e kompanise per te mos rene pre e mashtrimeve. U bera pak pishman pse e mora kaq vone kete vendim, por si i themi fjales “Me mire vone, se kurre”. Ishalla nuk semurem asnjehere me kete semundje, po e blej per siguri financiare policen e sigurimit.