Mirënjohja është më shumë sesa një ndjesi. Ajo është një potencial i jashtëzakonshëm. Disa mendime nga autorja Felicitas Freise rreth “motrës së lumturisë”.
Në kohë të caktuara kur nuk ndjehem mirë, përpiqem ta ndihmojë veten duke mbajtur një ditar mirënjohjeje. Në të gjitha kohët, kur jeta na bren apo kur vetmia ime shtohet, unë shkruaj (të paktën) tre gjëra në mbrëmje për të cilat jam mirënjohëse. E pranoj, ka ditë në të cilat mund të lexohet: kafja e mëngjesit, kafja pas mëngjesit dhe kafja e pasdites. Megjithatë, nëse ia dal që të shikoj përtej buzëve të filxhanit tim të kafesë, më vjen në ndihmë komponenti social i mirënjohjes. Në fund të fundit, ne jemi mirënjohës nga ato që merrim nga njerëzit – komplimenti për një bluzë të re – ose nga natyra rreth nesh – aroma e një trandafili, për shembull. Dhe e anasjellta: njerëzit mirënjohës janë gjithashtu edhe njerëzit më social dhe që sillen në mënyrë më altruiste (e kundërta e egoizmit).
Ata që janë mirënjohës janë më të shëndetshëm
Në fillim të vitit 2003, psikologët Robert E. Emmons nga Universiteti i Kalifornisë dhe kolegu i tij McCullough nga Universiteti i Majemit treguan se, një ditar mirënjohjeje mund të jetë një mënyrë për përballimin e krizave personale. Një grup subjektesh shkroi gjëra për të cilat ata ishin mirënjohës çdo ditë, një grup i dytë i theksoi ato, dhe një grup i tretë thjesht përshkroi rutinën e tyre ditore. Pas dhjetë javësh, kërkuesit vlerësuan rezultatet dhe doli që, pjesëmarrësit në grupin e mirënjësve ndiheshin jashtëzakonisht më mirë se grupt e tjera. Ata ishin më në paqe me jetën dhe ishin më optimistë.
Ata gjithashtu shfaqën përmirësim të konsiderueshëm fizik. Ata kishin më pak dhimbje stomaku, marrje mendsh dhe tension muskujsh, si edhe flinin më gjatë dhe më thellë. Madje edhe niveli i tyre i mirëqenies fizike ishte rritur, sepse ata ushtroheshin më shumë fizikisht sesa subjektet e grupeve të tjera në krahasim. Një dallim tjetër ishte lidhur me arritjen e objektivave personale – qofshin ato profesionale apo private.
Mirënjohja mund të trajnohet
Një nga efektet më të këndshme të mirënjohjes është se, ajo krijon më shumë emocione dhe njerëzit mirënjohës janë gjithashtu, në mënyrë të vazhdueshme, më pozitiv. Njerëzit mirënjohës janë më optimist, më bujar dhe madje edhe më të lumtur. Sepse mirënjohja rrit prodhimin e dopaminës dhe të seratoninës, të ashtuquajturat hormone të lumturisë. Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, mirënjohja gjithashtu ndryshon edhe trurin. Sepse çdo aktivitet që ne bëjmë, çdo emocion që ne kemi, ka imapkt mbi strukturën e trurit. Kjo mundësi e ndërhyrjes aktive në zhvillimin e qelizave tona gri quhet neuroplasticitet.
Ushtrimet e mirënjohjes “Njerëzit zemër”
Thjesht provojeni: Për çfarë jeni mirënjohës? Bëni një listë tuajën, me miqtë, me kolegët e punës ose me të njohurit tuaj dhe shkruani çdo emër për të cilën jeni mirënjohës.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.