Blog

Pushime pa shqetësime: Çfarë sigurimesh ju duhen para se të niseni për verë

Sezoni i verës është padyshim periudha më e shumëpritur e vitit. Është koha kur valixhja zë vendin e parë, telefoni mbushet me foto plazhi dhe biletat e udhëtimit zënë më shumë rëndësi se çdo faturë mujore.

Por, në gjithë këtë atmosferë relaksi, shpesh harrojmë se edhe pushimet, për fat të keq, mund të sjellin situata të paparashikuara – nga anulime fluturimesh, humbje bagazhesh, sëmundje të papritura apo edhe probleme në shtëpi gjatë mungesës. E pikërisht këtu hyn në lojë rëndësia e sigurimeve, të cilat nuk duhet të mungojnë në asnjë itinerar veror.

Kur udhëtoni jashtë vendit, sigurimi i udhëtimit është më shumë se një formalitet. Ai ju jep mbrojtje në rastet kur fluturimet anulohen ose vonohen, bagazhet humbasin apo dëmtohen, dhe mbi të gjitha, kur shëndeti ju tradhton në vend të huaj. Kostot e trajtimit mjekësor jashtë Shqipërisë janë të larta dhe, në mungesë të një sigurimi, një emergjencë shëndetësore mund të shndërrohet në një barrë ekonomike serioze. SIGAL ofron paketa të personalizuara për destinacione të ndryshme, duke përfshirë ndihmën mjekësore, transportin emergjent dhe shumë shërbime që shpesh mbeten të padukshme, derisa të duhen realisht.

Por edhe nëse zgjidhni të pushoni brenda vendit, sigurimi shëndetësor mbetet një domosdoshmëri. Rrugët drejt bregdetit apo maleve, aktivitetet në natyrë apo ushqimet e ndryshme që konsumojmë gjatë verës mund të sjellin situata të paparashikuara, ku një ndërhyrje e shpejtë mjekësore është thelbësore. Me një sigurim shëndetësor aktiv, çdo vizitë në urgjencë, çdo analizë apo trajtim, bëhet më e përballueshme dhe më e organizuar.

Një tjetër aspekt që shpesh harrohet gjatë pushimeve është shtëpia që lëmë pas. Ndërsa gëzojmë diellin e plazhit, është e lehtë të mos mendojmë për rreziqet që i kanosen banesës – qoftë nga zjarri, përmbytja apo ndonjë tentativë vjedhje. Një sigurim i shtëpisë nga SIGAL garanton që prona juaj është e mbrojtur edhe në mungesën tuaj, duke ju lejuar të shijoni ditët e lira pa menduar për ndonjë fatkeqësi të mundshme në shtëpi.

Nëse keni zgjedhur të udhëtoni me automjet, siguria në rrugë është një tjetër element që nuk duhet anashkaluar. Një defekt në rrugë, një aksident apo një situatë teknike në një vend të panjohur mund të prishë gjithë planin. Sigurimi kasko apo asistenca rrugore nga SIGAL ju ndihmon të vazhdoni rrugën me qetësi, pa u ndalur në mes të askundit.

Pushimet janë për të çlodhur trupin dhe mendjen. Janë për të shijuar momentet dhe për të krijuar kujtime të bukura, jo për të përballuar strese të reja. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të mendoni paraprakisht për sigurinë tuaj, të familjes dhe të gjithçkaje që lini pas. SIGAL ju jep mundësinë ta bëni këtë, me produkte sigurimi që përshtaten me çdo nevojë të verës suaj.

Zgjidhni të udhëtoni të sigurt. Zgjidhni të pushoni të qetë. Zgjidhni SIGAL.

SIGAL UNIQA