Po ashtu, një kategori e veçantë e të vetëpunësuarëve janë edhe agjentët e sigurimeve, të cilët edhe pse punojnë në fushën e sigurimeve, luajnë rolin e ndërmjetësit për ofrimin e produkteve të sigurimit për qytetarët dhe janë profesionistë në atë fushë, vetë nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur sigurimit. Përveç sigurimit të përgjegjësisë profesionale, sigurim ky i detyrueshëm për të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion, agjentët e sigurimeve në shumicën e rasteve kanë një ose asnjë sigurim vullnetar, siç janë sigurimi i shëndetit, sigurimin e pasurisë, pronës etj. Duhet një ndërgjegjësim mëi madh tek vetë ata persona që ofrojnë produktet e sigurmit qytetarëve, në mënyrë që ky ndërgjegjësim të rritet edhe tek publiku.
Janë një sërë sigurimesh që nevojiten për profesionistët e vetëpunësuar, por në këtë hapësirë do të fokusohemi tek, shëndeti dhe sigurimi i përgjegjësisë profesionale, skema e kursimit e veçanërisht pensionet. Në moshën e pleqërisë, kjo kategori do të përfitojë një pension shumë të ulët shtetëror, me shifra minimale me të cilat nuk mundet të mbulosh faturat e muajit. Kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, sjell për të gjithë personat e vetëpunësuar apo profesionistët e lirë produktet e sigurimit: “Pension Vullneatre”, “Sigurimi i Shëndetit” dhe “Sigurimin e Përgjegjësive Profesionale”.
Pensioni Vullnetarë të jep mundësinë që përveç pensionit shtetëror i cili është shumë I ulët, të keni disa të ardhura shtesë në formën e pensionit privat. Ky pension shoqërohet edhe me favore fiskale. Kontributet për pensionin tuaj privat mund të paguhen mujore, vjetore ose menjëherë në formën e “single payment”.
Sigurimi i Shëndetit.
Paketat shëndetësore të SIGAL UNIQA ofrojnë mbrojtjen më të mire shëndetësore për të gjithë familjen. Paketa “Gold” mbulon shpenzimet mjekësore deri në 500,000 Euro në klinikat dhe spitalet thuajse në të gjithë botën; Paketa “Silver” mbulon shpenzimet deri në 150,000 Euro në klinika dhe spitale në Austri, Turqi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni; Paketa “Standard” mbulon shpenzimet nga 30,000-50,000 Euro në klinikat dhe spitalet më të mira private në Shqipëri.
Sigurimi i Përgjegjësive Profesionale.
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve. Ky sigurim mbulon profesionet si: doktorët, dentistët, ndihmës mjekët, okulistët, farmacistët, agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve, avokatët, noterët, arkitektët, inxhinierët, ekonomistët etj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të mbrohemi nga ndryshimet e papritura të motit: Udhëzues për një qasje të sigurt
- “Nëntori Blu”, muaji dedikuar shëndetit të meshkujve/ 4 mundësi të arta nga SIGAL UNIQA
- Sigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore, të përballosh çdo sfidë me qetësi
- SIGAL UNIQA, pjesë e edicionit të 30-të të “Klik Ekspo Group”
- “Malet e Gjigandëve”/ Promovohet në Tiranë studimi historik dedikuar gegëve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.