Ndryshe nga blerjet e tjera të konsumatorëve, udhëtimet përfshijnë shumë kërkime, duke qenë se klientët kërkojnë shumë informacion përpara se të zgjedhin metodën e tyre të udhëtimit, organizimit të sigurimit të udhëtimit të tyre dhe fillimit të udhëtimit të tyre.
Shumica e udhëtarëve të sotshëm i planifikojnë udhëtimet e tyre të ardhshme në internet. Shpesh ata i rezervojnë biletat e tyre online dhe ekzaminojnë opsionet e hoteleve dhe të akomodimit duke vizituar dhe krahasuar faqe të ndryshme interneti. Ata përzgjedhin restorantet për të rezervuar, duke skanuar menutë e thjeshta dhe duke lexuar vlerësimet e klientëve të lëna në faqet e tyre të internetit. Vetëm për udhëtime më komplekse, që përfshijnë disa destinacione ka më shumë të ngjarë që ata të kërkojnë këshillën dhe ndihmën e agjentëve profesional të udhëtimeve.
Kjo tendencë drejt udhëtimeve të vetrezervuara do të vazhdojë dhe, deri në vitin 2040, teknologjia shumëshqisore e realitetit virtual do t’i lejojë planifikuesit e udhëtimeve që nga kolltuku i tyre ata të jenë të aftë të hyjnë virtualisht në dhomat e hotelit, të vizitojnë rrugët e karnavaleve, të eksplorojnë muzetë ose të ecin në një restorant të veçantë. Teknologjia e realitetit virtual e vitit 2040 nuk do t’i kërkojë përdoruesve që të veshin ndonjë pajisje të çuditshme për të mundësuar këtë, por ai do të projektohet përpara tyre në dhomën ku ata gjenden në atë çast.
Pamjet, tingujt, aromat dhe ndjesitë e realitetit virtual të vitit 2040 do të jenë aq të ngjashme me ato të jetës së vërtetë saqë ai do t’i bëjë udhëtarët që të zgjedhin menjëherë nga aty destinacionet e udhëtimit të tyre dhe të përvojave që ata do të dëshironin të kishin.
Disa komentues udhëtimesh sugjerojnë se, përvojat ultrarealiste të realitetit virtual të së ardhmes mund të reduktojnë dëshirën e njerëzve për të udhëtuar fizikisht; nëse ata do të përjetonin pamjet, aromat dhe tingujt që ndodhen në Murin e Madh kinez në vet dhomën e tyre të ndenjes, atëherë përse të të mundohen ata që të ndërmarrin një udhëtim të vërtetë?
Por madje edhe përvoja më e pasur dhe më e detajuar e realitetit virtual nuk do t’i lejojë udhëtarët virtual që të shijojnë kuzhinën, të kuptojnë kulturën, të takojnë njerëzit e zonave apo të bëjnë një eskursion të paplanifikuar larg rrugëve të mirëshkelura më parë. Si rezultat, ka një arsye të mirë për të besuar se turizmi virtaul, në fakt, do të stimulojë kërkesën për udhëtimet fizike.
Dhe, deri në vitin 2040, programet kompjuterike të asistentëve personal do të jenë mjaftueshëm inteligjente për të ndihmuar udhëtarët në rezervimin e udhëtimeve të tyre online dhe ata do të jenë të aftë që të merren vet me të gjithë kompleksitetin e planifikimit të udhëtimeve që përfshijnë disa destinacione.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.