Klubi i Artit dhe Kultures

Pjesa 9: ‘A ËSHTË KJO ART? SHKON NË GJYKATË

Koha e leximit: 6 minuta

Nokturna e Whistler-it

Gjygji për Han van Meegeren, nuk ishte vetëm për mashtrimin dhe fallcifikimin; ajo ngriti gjithashtu shqetësimin mbi vështirësitë për të përcaktuar se çfarë është art – apo të paktën se çfarë është art i mirë. Dy raste të tjera të famshme gjygji, të vërtitura rreth aspekteve të tjera të kësaj pyetjeje se ‘Çfarë është art? në shekullin e XIX-të – gjygji i shpifjes i vitit 1878-të ndërmjet kritikut anglez, mbizotërues në botën e artit John Ruskin dhe piktorit impresionist amerikan James Abbott McNeill Whistler, i cili jetonte në Londër, dhe gjygji i vitit 1927-të ndërmjet Brancusi-t dhe Shteteve të Bashkuara, në Nju Jork.

Gjatë rrjedhës së shekullit të XIX-të në Evropën Perëndimore, u zhvilluan një seri stilesh të cilat sfiduan këndvështrimet e pranuara se çfarë është arti. Gjygji i shpifjes ndërmjet Whistler dhe Ruskin, ishte një shembull i luftës për supremaci ndërmjet stilit realist anglez, prodhuar nga një grup para-rafaelian e formuar në vitin 1848-të, dhe stilit më të ri të impresionizmit.

Si kampion i para-rafaelianes, Ruskin kishte përdorur ndikimin e tij si kritik, duke ndihmuar në krijimin e vlerësimit për punët e tyre. Kur në vitin 1877-të, ai pa për herë të parë pikturën e Whistler-it për fishekzjarret mbi tamiz, ‘Nokturnë në të zezë dhe gold: Raketa që bie’ në një galeri arti në Londër, Ruskin u tërbua. Tregtari i artit, u shpreh ai, nuk duhet të ekspozojë vepra të tilla ‘në të cilat mendjemadhësia e keqmësuar e artistit thuajse i qaset aspektit me imposturë të paramenduar (të sëmurë). Unë kam parë, dhe kam dëgjuar’, deklaroi ai, ‘shumë nga paturpësia e Cockney-t më parë; por nuk prisja kurrë të dëgjoja një spitullaq që të kërkonte dyqind guine se ka flakur ca pika bojë në fytyrën e publikut’. (Me vlerat e sotme, dyqind guine është ekuivalente me rreth 13,500 dollarë). Duke publikuar këto vërejtje, Ruskin ekspozoi veten ndaj një gjygji për shpifje, dhe shumë shpejt Whistler-i e paditi Ruskin zyrtarisht. Duke lënë mënjanë antagonizmin personal ndërmjet kritikut dhe piktorit, si edhe çështjet e tyre psikologjike, gjygji ishte shembull i një konflikti më të madh, nëse impresionizmi mund të konsiderohej me të vërtetë art.

Të mësuar me kufinjtë e qartë dhe të pranuar mbi formën tek piktorët realistë, publiku e kishte të vështirë të kuptonte stilet më të reja. ‘Nokturna’ e Whistler-it e irritoi Ruskin-in, mbi bazat se format e saj ishte e paqartë, subjekti i vështirë për t’u dalluar, dhe titulli i saj muzikor çorientues dhe provokues. Whistler u përgjigj duke thënë se puna e tij, ishte ‘para së gjithash një arranxhim linje, forme dhe ngjyre’ dhe se ai kishte pikturuar përshtypjet e tij. Dëshmitarët e Whistler-it dëshmuan se, pikturat e tij ishin origjinale dhe jo ‘eksentrike’ siç kishte deklaruar avokati i Ruskin-it, dhe se vëzhgimi poetik i Whistler-it mbi natyrën dhe sensin e ngjyrës paraqiteshin në artin e tij. Dëshmitarët e Ruskin, i vlerësuan pikturat e Whistler-it duke thënë se, ato vuanin nga ‘mungesa e përfundimit’, ishin ‘të ngatërruara në formë’, dhe nuk ishin shumë më mirë sesa ‘letrat e lyera murale’. Me dyqind guine, ‘Nokturna’, ranë ata dakord, ishte e mbivlerësuar. Për më tepër, një dëshmitar tjetër u shpreh se riprodhimi i veprave të tilla do të çonte në një degradim të përgjithshëm të artit në Angli. Juria ishte në favor të Whistler-it, por i akordoi atij vetëm çerek qindarke për dëmet.

Në vitin 1947-të, ‘Nokturna’ e Whistler-it iu shit Institutit të Artit të Detroitit, ku edhe është sot. Sipas raportimeve, muzeu ka paguar rreth 12,000 dollarë për pikturën – afërsisht ekuivalente me 115,000 dollarë me çmimet e sotme. Megjithatë, nëse do të shitej tani, me shumë siguri që piktura do të sillte një shumëfishim të kësaj shifre.

Deri në vitet 1870-të, realizmi dhe stili para-rafaelian, ishte pranuar zyrtarisht si art, ndërsa impresionizmi ende refuzohej nga shumica e shikuesve.

Pra kur kthehet diçka në art?

Sipas arsyetimit të Danto-s, impresionizmi do të kthehej në art, kur ai të pranohej nga ‘establishmenti’ i artit. Të tjerë, estetët, do të thonin që nëse impresionizmi ka qenë ndonjëherë art, ai do të ishte gjithmonë art, dhe se arti ka vlera të brendshme të cilat nuk ndryshojnë nga kapriçot e shijeve dhe të teorisë.

Skulptura ‘Zogu në hapësirë’ nga Brancusi

  1. Një konflikt tjetër i ndezur mbi shijen dhe pyetjen ‘Çfarë është art?’ ka ndodhur në dekadat e hershme të shekullit të XX-të ndërmjet modernizmit – avant-gardës – dhe artit figurativ më tradicional. Në këtë rast, paditësi, fotografi amerikan Edward Steichen, i duhet të provonte se skulptura e lustruar e bronzit nga Brancus-i, e titulluar ‘Zogu në hapësirë’, ishte art në mënyrë që të mos paguante taksat doganore kur ai e solli atë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1926-të. Sipas ligjit amerikan, nuk paguhen taksa doganore mbi veprat origjinale të artit, për sa kohë që vlera e tyre është e deklaruar me hyrjen e saj në vend. Steichen, e kishte blerë veprën nga studio e Brancus-it në Paris për një shumë prek 1,400 dollarë dhe e deklaroi atë në doganë; por ai u taksua 600 dollarë me pretendimet se ajo skulpturë nuk ishte art. ‘Zogu’ u pranua në Shtetet e Bashkuara, nën kategorinë ‘Vegla kuzhine dhe pajisje spitali’.

Vitin pasues, Steichen shkoi në gjykatë për të provuar që skulptura e Brancusi-t, ishte në vepër arti. Ai duhet të vërtetonte se, kjo vepër ishte realizuar nga një artist i njohur, dhe që titulli i saj, ‘Oiseau’, nga frengjishtja do të thoshte ‘zog’, që ajo ishte origjinale, dhe që kishte vlera artistike. Dëshmitarët e Brancusi-t, konfirmuan reputacionin e artistit në botën e artit. Dëshmitarët e Shteteve të Bashkuara, deklaruan se ‘Zogu’ nuk ishte art sepse ajo nuk i ngjante pamjes së një zogu në natyrë – që do të thotë, asaj i mungonin krahët, këmbët, dhe pendët e bishtit dhe rrjedhimisht një orintolog nuk do ta njihte atë si një zog. Sipas dikujt tjetër, ky ishte një rast keqpërdorimi i skultpturës, sepse ajo ishte shumë abstrakte.

Në thelb, si në rastin e gjygjit ndërmjet Whistler-it dhe Ruskin, gjygji Brancusi, reflektonte konfliktin ndërjet këndvështrimeve tradicionale dhe atyre modere të artit – në këtë rast, ndërmjet natyralizmit dhe abstraksionit të avant-gardës. Steinchen, vërtetoi se ‘Zogu’ sugjeronte fluturim duke i bërë thirrje imagjinatës. Ai tha se, ajo kishte formë dhe ekuilibër, si edhe proporcione harmonioze, të cilat, të gjitha së bashku e bënin atë një vepër arti. Ai tregoi se dallimi ndërmjet një mekaniku dhe një artisti është tek koncepti; një mekanik nuk do ta konceptonte dot kurrë veprën e tij siç do ta bënte një artist. Një dëshmitar kundërshtar, megjthëse ai pranoi se, Brancusi ishte një lustrues i mrekullueshëm i bronzit, tha se kjo nuk e bëntë atë një artist apo punën e tij art. Kur iu kërkua që të përcaktonte çfarë është art, një dëshmitar tjetër deklaroi se, ajo do të duhet të ishte një produkt i realizuar nga një njeri me qëllim nxitjen e një reagimi emocional, të frymëzuar nga estetika dhe ndjesia e së bukurës. Por, shtoi ai, ‘Zogu’ nuk i përmbushte këto kritere.

Gjykatësi vendosi në favor të Steichen, duke deklaruar se, skulptura e Brancus-it ishte më të vërtetë e bukur, edhe pse ajo nuk i ngjante një zogu në natyrë. Ai konkludoi se, duhet të merreshin në konsideratë tendencat e reja në art, dhe se ‘Zogu në hapësirë’ ishte një vepër origjinale e një skulptori profesionist. Steichen, e fitoi gjygjin, dhe atij iu rikthye pagesa që kishte bërë në doganë. ‘Zogu’ ishte, tani, ligjërisht një vepër arti.

Ky gjygj nuk ishte hera e parë që një vepër nga Brancusi, ishte keqkuptuar në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1913, një ekspozitë e mbi njëmijë veprash të avantdargës së artit, u mbajt në Regjimentin e 69-të të Armëve, në Nju Jork. Kundërshtarët e shfaqjes, kishin frikë se, morali si edhe struktura artistike e Amerikës ishte në rrezik nga ajo që ata e panë si një rënie e rrezikshme e standardeve. Një kritik e quajti versionin e Mlle. Pogany, në shfaqje si ‘një vezë e zier mirë, në ekuilibër me një kub sheqeri’, ndërsa gazeta ‘Evening Sun’ publikoi një poemë satirike, që konkludonte si më poshtë:

Zonja të ndërtuara si shishe,

Karrota, panxhar ose patate të ëmbëla –

Dizanjot piktoreske që Aristoteli

I vizatoi me nge për të gudulisur Platonin –

Zonja të skulpturuara, ju lutem

shpëtoni emocionet tuaja të thella;

Unë jam vazhdimisht i përkushtuar,

O veza ime!

Në vitin 1974-ër, përpara lulëzimit të tregut të artit në vitin 1980-të, një skulpturë nga Brancusi e titulluar ‘Zezake bionde II’ u shit në Nju Jork për një vlerë prej 750,000 dollarë (e krahasueshme me pak më shumë sesa 3,250,000 dollarë sot), në atë kohë një çmim rekord në ankand për një skulpturë.

 

***

Përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë