Përkufizimet moderne të artit ndjekin veprat e artistëve të vlerësuar. Por disa artistë injorohen nga bashkëkohësit e tyre vetëm për t’u nderuar si gjeni pas vdekjes. Një shembull i famshëm i kësaj mund të vërehet në ndryshimin e reputacionit të piktorit holandez post-impresionist të shekullit të XIX-të, Vincent van Gogh. Gjatë jetës së tij, ai shiti vetëm një pikturë dhe jetoi në varfëri, i varur nga mbështetja e vëllait të tij, Theo van Gogh, i cili ishte tregtar arti në Paris.
Megjithëse, sipas këndvështrimit të tregut të artit të shekullit të XIX-të, pikturat e van Gogh ishin të pavlera, më vonë në shekullin e XX-të ato sollën miliona dollarë. Sot, ato renditen ndër pikturat më të shtrenjta në botë. Puna e tij nuk ka ndryshuar; por vetëm vlerësimet për të. Qartësisht do të ishte e rrezikshme të gjykonim, nëse diçka është apo jo art, bazuar në kostot e saj në çdo treg, në çdo kohë të dhënë.
Ndryshimi i vlerave të tregut, ngre një çështje tjetër – që është, fallcifikimi. Nëse një fallcifikues krijon një fallcifikim bindës të një vepre, atëherë përse nuk është fallcifikimi i veprës po aq ‘i mirë’ sa origjinali i artistit? Një përgjigjje e kësaj, është se ne vlerësojmë veprën origjinale përmbi kopjen(et) e saj dhe e konsiderojmë artistin e veprës origjinale me më shumë talent sesa kopjuesi i tij. Në mënyrë të ngjashme, në shkencë, ne vlerësojmë shpikësin ose zbuluesin origjinal më shumë sesa shkencëtarët që i kopjojnë ata dhe që përsërisin eksperimente të cilat janë kryer tashmë.
Kopjet e veprave të mëdha të artit, mund të mos kenë pasur gjithmonë për qëllim mashtrimin e publikut. Portreti i Leonardo da Vincit ‘La Belle Ferroniere’, e cila tani ndodhet në Muzeun e Luvrit në Paris, u përfshi në një gjygj autenticiteti në vitin 1929-të. Një pikturë e ngjashme me të, iu ofrua Institutit të Artit të Qytetit të Kansasit, si një vepër origjinale e Leonardos për një vlerë mbi 250,000 dollarë (sot ekuivalente me diçka pak më shumë sesa 3,100,000 dollarë). Joseph Duveen, një tregtar i spikatur arti, e shpalli pikturën si një kopje fallco. Pronari i saj e hodhi në gjygj Duveen-in për etiketimin e ‘Leonardos,’ së tyre dhe çështja përfundoi në gjykatë. Anëtarët e jurisë kishin shumë pak njohuri rreth artit dhe e kishin të vështirë të ndiqnin argumentet e palëve. Kur ata dështuan në marrjen e një vendimi mbi këtë çështje, Duveen ra dakord për një marrëveshje jashtë gjykatës për 60,000 dollarë, që për vitin 1929-të ishte një shumë e konsiderueshme.
Tetëdhjetë vite më vonë, në vitin 2009-të, një anëtar i familjes së pronarit e solli pikturën pranë Muzeut Getty në Kaliforni për testim. Mbrojtësit e saj, konkluduan se, me shumë mundësi ajo ishte pikturuar përpara vitit 1750-të, dhe e admiruan cilësinë e veprës. Më 29 janar 2010, New York Times (Seksioni i artit, fq. 21) mbante titulin ‘Ajo nuk është Mona Lisa, por si ajo lakmohet’. E vlerësuar me një vlerë prej 500,000 dollarë, piktura doli në ankand nga ‘Sotheby’ për 1,500,000 dollarë.
Edhe pse piktura nuk ishte një vepër origjinale e Leonardos, në të vërtetë ajo ishte një kopje e Leonardos origjinale, dhe ajo u vlerësua shumë për vetë vlerat e saj. Origjinali, sigurisht, do të ishte shitur për një çmim edhe më të lartë.
Megjithëse, ne nuk i njohim qëllimet e njërëzve të cilët kanë pikturuar një kopje të La Belle Ferronienre, shumica e fallcifikuesve kërkojnë të shfrytëzojnë vlerat e tregut të një artisti të veçantë. Fallcifikues të tillë mund të jenë shumë të zgjuar: përveç kopjeve të plota, ndonjëherë fallcifikuesit kanë realizuar vepra origjinale në stilin e artistëve të njohur, duke i paraqitur ato si ‘zbulimet e tyre të reja’. Një shembull i famshëm i këtij lloj fallcifikimi, ka ndodhur gjatë dhe pas Luftës së II-të Botërore në Hollandë, kur Han van Meegeren pikturoi ‘Krishtin ne Shtepinë e Emmaus’ dhe e ofroi atë për shitje si një vepër të hershme të artistit të vlerësuar holandez të shekullit të XVII-të, Jan Vermeer. Duke qenë se, stili i hershëm i Vermeer-it ishte shumë pak i njohur, van Meegeren nuk ishte duke fallcifikuar punën e tij të pjekur, por duke krijuar vepra me qëllim për t’i kaluar ato si piktura të hershme në karrierën e artistit.
Van Meegeren, vet ishte një artist i dorës së dytë, megjithëse ai ia doli me sukses të mashtronte një numër ekspertësh,të cilët i vërtetuan kopjet e tij si origjinale. Qëllimi i tij për të mashtruar ishte i qartë, pasi ai i nënshkroi veprat me firmën e Vermeer-it. Van Meegeren, u ndihmua në suksesin e tij për t’i kaluar këto vepra si origjinale të Vermeer-it, nga fakti se, pjesa më e madhe e veprave të Vermeer-it në atë kohë në Holandë ishin fshehur për t’i mbrojtur ato nga nazistët. Kjo do të thoshte se, ato nuk ishin të disponueshme për krahasim me ato të van Meegeren-it. Të certifikuara nga një prej udhëheqësve të ekspertëve të artit në Hollandë – megjithëse, të shpalluara si fallco nga Duveen – dhe të përshëndetura si një shembull i stilit të hershëm të panjour të Vermeer-it, ‘Krishti në Shtëpinë e Emmaus’ u restaurua, u pastrua, dhe u ble për një shumë të madhe nga Muzeu Boymans në Roterdam.
Përpara kësj shitje, van Meegeren kishte pikturuar një tjetër ‘vepër të hershme’ të supozuar nga Vermeer-i, ‘Krishti dhe Gruaja e zënë në tradhëti’ (ndonjëherë e quajtur ‘Tradhëtarja’), dhe e nënshkroi atë I.V.Meer. Pas luftës, një njësi e forcave aleate e njohur si ‘Burrat e monumenteve’ u caktuan për rizbulimin e veprave të vjedhura të artit. Ata zbuluan se asnjë tjetër përveç Hermann Goering të Rajhut të Hitlerit, të kishte blerë ‘Tradhëtaren’ në vitin 1942 për ekuivalenten e disa miliona dollarë me çmimet e sotshme. Aleatët hetuan dhe gjurmuan prejardhjen e pikturës deri tek van Meegeren, i cili deklaroi se, e kishte blerë atë nga një aristokrat italian në nëvojë për fonde. Ai u arrestua menjëherë dhe u fut në burg për tradhëti – që i kishte shitur një pasuri kombëtare holandeze Goering-ut. Aleatët kërkonin më shumë informacion dhe për ta marë atë ata e ndaluan van Meegeren, i cili në atë kohë ishte një person i varur nga droga e morfinës. Së fundmi, për të shpëtuar vetveten nga akuzat për tradhëti, e cila ishte një dëmin me vdekje, van Meegeren shokoi kapësit dhe botën e artit duke deklaruar se ai, dhe jo Vermeer-i, e kishte piktuaruar pikturën – së bashku me disa vepra të tjera të kaluara për origjinale nga veprat e shekullit të XVII-të.
Në fillim, askush nuk e besoi rrëfimin e van Meegeren-it, dhe ai kundërshtoi duke u vetorfuar për të pikturuar një ‘Vermeer’ tjetër nën mbikëqyrje në burg. Më pas, ekspertët kryen teste mbi pikturat, kërkuan studion e van Meegeren-it ku gjetën të dhëna se ai kishte fallcifikuar artificialisht moshën e këtyre pikturave dhe vendosën së ato ishin, në fakt, fallcifikime. Në vitin 1947-të, van Meegeren u dënua, por ai vdiq përpara se të shkonte në burg.
Duke i parë fallcifikimet sot, dhe mundësia për t’i karahasuar ato me origjinalet e Vermeer-it, është e dukshme që ato nuk janë pikturuar nga Vermeer. Dhe është e vështirë të besojmë që në atë kohë ato janë vërtetuar si origjinale. Ata u mashtruan nga dëshira e tyre për tu bindur, për përfitime financiare, nga një farë ndjesie nacionalizmi, dhe nga pamundësia për të vërtetuar dhe kontrolluar prejardhjen dhe për të kryer teste mbi këto vepra. Një karakteristikë e fallcifikuesve është se, edhe pse shumë prej tyre i shpëtojnë kapjes, shpesh ato nuk i mbijetojnë dot asaj për një kohë të gjatë. Ashtu si, në rastin e van Gogh, ajo që shikon dhe vlerëson një gjeneratë, në një korpus veprash arti, mund të mos jetë ajo që shikon, dhe vlerëson një gjeneratë e mëvonshme.
***
Përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.