Arti i madh është i pavdekshëm Dokumentar i BBC 2015
MUZEU – VENECIA, 1947-1979
Në jetë nuk ka jetë normale. Këtu çdo gjë dhe çdo njeri pluskon. Kjo cilësi është një cilësi thelbësore e Venecias. Refelektimet janë si pikturat më të bukura se çdonjëra prej atyre që janë pikturuar nga mjeshtërat më të mëdhenj.
Venecia ishte më të vërtetë një vend kalimi dhe kështu që, për dikë si ajo që të zgjidhte një vend si Venecia, nuk përbën fare çudi. Vet vendi i bën thirrje asaj përzierje njerëzish që vijnë dhe që shkojnë. Megjithatë, mendoj se, ajo që e bënte atë kaq të ndryshme është se ajo qëndroi.
- Intervistuesja: E kuptoj kthimin ne Paris ose ne Londer, por perse në Venecia?
- Peggy: Nuk mund të shkoja në Londër, sepse isha e shqetësuar që kujtimet e mia do të më shkaktonin shumë telashe. Kështu që, erdha në Venecia që e kam adhuruar gjithmonë, që ka qenë qyteti im i ëndërrave. Pastaj mendova të blija një shtëpi këtu, që do të ishte një vend i mirë për të vendosur pikturat, dhe mu deshën disa vite deri sa gjeta vendin e duhur. Më në fund, mund të arrija ëndërrën time.
Ajo mendonte se, po jetonte në një pallat të vogël sepse ai vend nuk kishte një kat të dytë. Dhe mendoj se, ajo e bleu atë në një pazar menjeherë pas luftës. Nuk i kushtoi shumë.
Mendoj se, arritja më e madhe e Peggy-t në Venecia buroi e gjitha nga huazimi i koleksionit të saj për Bienalen e Venecias, pas rihapjes së tij pas Luftës së II-të Botërore, në vitin 1948-të. Unë mendoj se, ajo ndihmoi në sjelljen e artit modern ndërkombëtar në Venecia dhe kjo pati një ndikim të jashtëzakonshëm mbi të ardhmen e Bienales.
Gjithmonë rrotull saj kishte një tufë me qen, pesë a gjashët prej tyre të cilët ajo i adhuronte.
- Intervistuesja: Ti ke thënë se ke pasur 57-të qenë të lindur në shtëpi. I fale ato tutje?
- Peggy: Po, shumicën e tyre ia dhashë njerëzve të tjerë. Ndoshta shita dy ose tre prej tyre. Mendojsa se, ata ishin të gjithë e njëjta rracë, por pastaj pak nga pak kuptova se ishin rraca të ndryshme.
- Intervistuesja: Në shtëpinë tënde kanë ardhur të gjithë. Është e pabesueshme. Më pëlqejnë vizatimet që kanë lënë në librin tënd të miqve. Steinberg, etj.
- Intervistuesja: A mendon se, je shumë e shoqërueshme?
- Peggy: Jo, nuk jam fare e shoqërueshme. Jam një ujkë i vetmuar.
- Intervistuesja: Jo, nuk je.
- Peggy: Por, është e vërtetë dikur më pëlqenin festat.
Ishte kaq e këndshme të qëndroje me Peggy-n, sepse ndodhnin nga të gjitha llojet e gjërave. Kishte aksidente, kishte rradhë, kishte argëtim. Asaj i pëlqente që të kishte shumë meshkuj gej rreth vetes sepse ata ishin gjithnjë në kërkim të djemve të rinj dhe ajo po ashtu ishte pjesë e bandës në këtë kuptim. Por ushqimi ishte më i keqi në Venecia. Një drekë tek Peggy ishte me pasta të këqia, vera më e lirë.
Disi e tmerrshme. Kështu që, mendoj se ushqimi ose pija nuk kishin rëndësi për të. Ajo ishte një llupëse jete, jo ushqimi. Dhe ushqimi ishte disi i tmerrshëm.
Peggy shkonte për gjërat e lira në një mënyrë legjendrae. Mendoj se, e kanë gjykuar shumë duke thënë se, ajo shkonte për gjërat e lira. Asaj i duhej të shkonte për gjërat e lira sepse ajo ishte shumë ambicioze kur vinte puna për të blerë piktura, dhe të jetonte mirë, të kishte një pallat, por nga ana tjetër, ajo që ishte shumë prekëse lidhur me Peggy-n është se në zemër ajo ishte një vajzë e vogël dhe ajo kishte entuziazmin e një vajze të vogël lidhur me gjërat që ajo zotëronte dhe që donte që t’ia tregonte të tjerëve.
- Peggy: Kjo është dhoma ime me një shtrat Calder.
Alexander S. C. Rower
President, Fondacioni Calder dhe nipi i Alexander Calder
Ajo kërkonte që të zëvendësonte shtratin e saj të vjetër me diçka gjeniale. Dhe pasjat asaj i lind kjo ideja e jashtëzakonshme që t’i kërkonte gjyshit tim, që të bënte një kokë krevati me argjend si bizhutë e tij të bukura. Dhe ai nuk ia bën. Kështu që, ajo e ndjek atë gjatë gjithë kohës.
- Peggy: Një ditë e takova në një festë dhe i thashë, ‘Sandy përse s’ma ke bërë krevatin?’ Prej së cilës gruaja e tij u duk jashtëzakonisht e surprizuar, mblodhi veten dhe tha: ‘Çfarë do të thotë?’ Kështu që, më në fund e mora shtratin tim.
Gjatë gjithë kohës, kishte një treshe konstante për rolin e dashnorit. Kishte djem vendas. Më kujtohet kur Nelly van Doesburg, vejanja e van Doesburg, piktorit modernit holandez, erdhi të qëndronte dhe Peggy shtoi edhe disa dhoma të tjera në pallat. Kështu që, aty kishte djem të pashëm, gurëgdhenës të rinj italian dhe suvatçi vërdallë dhe të dyja Nelly dhe Peggy shkonin pas të njëjtit suvatçi të ri. Kështu që, kishte zënka të tmerrshme dhe kështu me rradhë.
Më kujtohet që asaj i pëlqente të qeshte rreth statujës së saj nga Marino Marini përpara pallatit të saj me penisin e tij të ndashëm, që ajo mund ta hiqte nga vendi i statujës kur të vinte për vizitë kardinali.
- Peggy: Marino Marini më ka shpejguar që ajo statujë nuk është fare një simbol seksual, por thjesht ekstazia e një djali të ri dhe gëzimit të tij nga të jetuarit.
- Intervistuesja: Kështu që, ti më vete fillove një muze.
- Peggy: Po. Pasi e provova në të gjithë botën më në fund ia dola këtu. Ne e hapëm muzeumin që në vitin 1951. Supozohej që, ai të ishte tërheqja më e madhe në Venecia. Madje njerëzit vinin këtu edhe përpara Shën Markut.
Robert De Niro
Aktor
Një gjë që më kujtohet qartësisht kur isha 18-të dhe i rashë rrotull Evropës, duke hipur nëpër makina të rastit. Kur shkova në Venecia, shkova tek pallati i Peggy Guggenheim-it ku ajo kishte muzeun e saj. E dija që nëna ime kishte një pikturë atje, kështu që, hyra atje dhe pashë djathtas gjëja e parë që pashë ishte piktura e saj. U vetprezantova tek Peggy dhe folëm bashkë. Ajo ishte një pjesë e madhe e jetës së tyre (duke iu referuar prindërve të tij piktorë). Ajo ishte patrone e tyre.
- Intervistuesja: Nuk të kam pyetur se kur fillove që t’i ndihmosh shkritarët dhe artistët.
- Peggy: E fillova me Djuna Barnes dhe që prej atëherë i kam dhënë asaj një pagesë financiare.
- Intervistuesja: Ende, deri sot?
- Peggy: Po.
- Intervistuesja: Mendoj se, kur e ke filluar nuk ka pasur gjëra si tani si bursa ose praktika…jo, asgjë e tillë. kështu që, ajo që po bëje ti ishte shumë e pazakontë dhe që ishte shumë e nevojshme.
Marina Abramovic
Një patrone arti është më e rëndësishme sesa një koleksionist arti, sepse patroni i artit mbështet punën tënde, gjithashtu duke mbështetur edhe projekte, të cilat nuk janë ende të shitshme, në atë çast, por ato janë projekte shumë të rëndësishme për zhvillimin e punës tënde. Dhe një patron është dikush që jep mbështetje afatgjatë.
- Intervistues: Është e qartë që ti i ke ofruar mbështetje dhe ndihmë artistëve. A mendon se, ata ta kanë shpërblyer mjaftueshëm mirë?
- Peggy: Unë nuk prisja që të ma shpërblenin. Mendoj se, fakti që ata kanë krijuar dhe që i kanë dhënë kaq shumë njerëzimit, si një të tërë, mjafton. Unë nuk prisja asgjë personale në këmbim. Shijimi i pikturave të tyre më mjafton.
- Peggy (duke iu referuar vajzës së saj Pegeen): E kam mbajtur këtë dhomë si një memorial për Pegeen-ën me 13 ose 14 piktura të saj. Ajo kërkonte që të ishte si unë gjatë gjithë kohës. Mendoj se, ky ishte ideali i saj i madh.
- Biografja (duke iu referuar Pegeen): Njerëzit që e njihnin atë thonin se asaj i mungonte diçka, diçka që mund ta kuptoje që nuk shkonte siç duhej me të. Dhe Pegeen ishte një vajzë e re e mundimshme, që të shkaktonte lodhje dhe ajo kishte filluar që të kishte marrëdhënie që në moshë shumë të re. Peggy ndërhynte shumë në lidhjet e Pegeen-ës. Mendoj se, ajo priste që Pegeen të ishte kjo perëndesha e bukur e dashurisë e cila kishte shumë marrëdhënie dhe që kalonte nga njëri burrë tek tjetri, në një menyrë siç e fantazonte Peggy atë. Megjithëse ajo e donte, Peggy nuk dinte si të sillej si nëna e Pegeen-ës.
- Peggy: Ajo ishte gjithmonë një vajzë e palumtur dhe tmerrsisht nervoze. Ziheshim gjatë gjithë kohës…dhe më bërtiste mua, më gërvishte dhe zemërohej me mua shumë. Dhe më thoshte se do ta thyente të gjithë shtëpinë. Nuk ishte aspak normale.
Pegeen paraqiste një problem të jashtëzakonshëm në ato kohë. Nuk do ta harroja kurrë Pegeen. Ne po darkonim një ditë dhe Pegeen erdhi tek ne e mbuluar në gjak e ndjekur nga një burrë me xhakete të bardhë darke të mbuluar me gjak. Ajo tentoi të kryente vetëvrasje dhe ai e kishte shpëtuar, dhe dukej sikur të gjithë ishin të lumtur për këtë dhe pastaj po putheshin dhe po pajtoheshin. Tentativat e saj për vetëvrasjet e saj u bënë të zakonshme. Njëherë ajo më tha se ndjehej e sigurt vetëm në një avion, besoj sepose ajo shpresonte që të përplaseshin.
- Peggy (duke iu referuar të bijës): Ajo u martua me një krijesë të tmershme që unë se duroja dot, për të cilin kisha neveri. Ai ishte i tmerrshëm. Ai ishte një psikopat, një psikopat i dehur dhe kjo e prishi marrëdhënien tonë, sepse unë nuk pranoja të takoja atë dhe ajo nuk pranonte të më takonte mua.
- Biografja: Unë nuk i flisja asaj shpesh për Pegeen-ën sepse ishte një temë shumë e dhimbshme për të. Por njëherë e pyeta nëse ajo ishte përpjekur ndonjehërë që t’i rregullonte gjërat me të dhe ajo u përgjigj kurrë.
Ajo tha se kishte provuar çdo gjë. Kishte provuar të ishte e butë, e fortë, dhe të ishte strikte dhe të ishte tolerante dhe të ishte bujare dhe të ishte kontrolluese, por ajo thoshte se nuk arriti kurrë të gjente rrugën e duhur.
- Peggy: Ne e adhuronim njëra-tjetrën. Ishim thuajse si dashnore. Marrëdhënia më e ngushtë. Kjo është arsyeja përse ishte aq e dhimbshme. Ajo mund të ishte shpëtuar. Dhe kjo ishte mënyra se si e zhgënjeu i shoqi duke mos e shpëtuar dot.
Me të gjitha vështirësitë në jetën e saj, problemet e saj personale, problemet e saj familjare a ishte më së fundmi arti kompensimi i mjaftueshëm për të gjitha këto?
- Intervistuesja: Çfarë kuptimi kanë këto piktura për ty vetë?
- Peggy: Ato janë kthyer pak a shumë në pjesën më të rëndësishme të jetës sime. Nuk e përfytyroj dot të jetoj pa to. Hakëmarrjen time e arrita më vonë me ekspozitën time tek ‘Orangerie’ në Paris, që është pjesë e Luvrit. Dhe isha shumë e lumtur që më pranuan meritat e mia
Ajo pati një kënaqësi të jashtëzakonshme të shkonte atje dhe që të përmendte në fjalën e saj që pikturat e saj nuk ishin konsideruar të vlefshme për tu shpëtuar përpara luftës, por që tani i vlente që të ekspozoheshin. Dhe mendoj që, kjo ishte diçka e këndshme.
Ajo zbuloi dhe ndihmoi me mbështetje e saj disa nga artistet më të rëndësishme të kohëve tona dhe nuk kishte të bënte me paratë, por me artin.
- Intervistuesja: Ti i ke dhunruar shumë piktura muzeve.
- Peggy: Miliona, miliona, miliona. Kam dhuruar mbi njëzetë Pollock. Dhe të gjitha këto piktura vlenin kaq shumë.
Këto piktura vlejnë miliarda dollarë dhe kjo varet nga veçoritë dhe rrallësia e tyre.
Nga fundi i jetës së saj asaj po i vinin vërdallë një sërë institucionesh që kërkonin të kishin në zotërim koleksionin e saj. Kërkesa e saj e vetme ishte që koleksioni të qëndronte në Venecia.
Kur shkova në Nju Jork për ekspozitën e vitit 1969 ishte njësoj sikur të isha duke i propozuar dikujt që po vdiste që të martohej me mua. Doja që koleksionin tim t’ia lija Guggenheim-ëve dhe ata donin që unë t’ia lija atyre dhe asnjëri nga ne nuk e dinte se diçka e tillë do të ndodhte deri sa ne e vendosëm këtë gjatë ekspozitës. Mendoj se, unë gjykova që ata ishin njerëzit e vetëm që do të kujdeseshin për koleksionin tim pas vdekjes.
- Intervistueja: Si ndjehesh teksa ecën nëpër galeritë e Muzeut Guggenheim dhe që shikon pikturat e tua të varura në një mjedis tërësisht të ndryshëm?
- Peggy: Si garazhi i makinës së xhaxhait tim. Nuk iu duket si një garazh makinash? Është njësoj si garazhdet që ndërtohen në Evropë. Nuk kam qenë kurrë në relata shumë të mira me xhaxhain tim, Z. Solomon. Besoj se, nëse ai do ta shikonte këtë tani do rrotullohej brenda varrit të tij.
Simon De Pury
Koleksionues arti dhe drejtues ankandesh
Duke bërë këtë marrëveshje për koleksionin e saj do të ishte pjesë e fondacionit të krijuar nga xhaxhai i saj, ishte një hap i jashtëzakonshëm. Ishte hera e parë, ku kishim një institucion kryesor kulturor që ishte i përhapur në kontiente të tjera. Ai gjithashtu, pati edhe një ndikim të madh mbi vetë zhvillimin e Venecias. Tani Venecia shikohet, sigurisht si qyteti i historisë por gjithashtu edhe si qyteti i artit bashkëkohor.
Ajo u tregua e zgjuar sepse duke e mbajtur koleksionin atje, në Venecia, siguroi që prania e saj personale do të ndjehej gjithmonë. Dhe mendoj se, ky ëdhtë aspekti më i rëndësishëm i të shkuarit në atë muze sot, që ta ndjeni atë.
Nëse keni vetëm tre muze që mund të vizitoni, padyshim që ky do të ishte njëri prej tyre. Është si një peligrinazh. Ky muze është gjithçka për të cilën ka qenë vet shekulli i XX-të dhe çdo gjë për të cilin duhet të jetë. Është një udhëtim i pabesueshmë personal. Ka të bëje me një mendim, me një shije dhe me një zgjedhje. Të gjitha këto gjëra për të cilën nuk janë pjesa më e madhe e muzeve sot. Për mua, ky është kontributi më i madh i saj ndaj historisë.
Ajo po koleksiononte sepse ajo ishte me të vërtetë e tërhequr nga ky lloj arti. Ajo gjeti diçka të sajën aty. Kishte një guxim të jashtëzakonshëm, dhe kishte guximin e bindjeve të saj. Ajo ishte e gatmshe të ndërmerrte një rrezik dhe ajo gjithashtu kuptonte intuitivisht rëndësinë e tyre historike ndaj artit.
DUKE PARË PEGGY GUGGENHEIM DHE ATË QË KA ARRITUR AJO, MESAZHI QË UNË MARR ME VETE ËSHTË MBAHU TEK ARTI.
ARTI I MADH ËSHTË I PËRJETSHËM DHE NËSE JU LIDHENI ME TË NË MËNYRËN E DUHUR (DHE SIGUISHT QË AJO E BËRI KËTË NË MËNYRËN E DUHUR) DO TË FITOSH PAVDEKËSINË.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.