Në një simpozium të vitit 1963 mbi Artin Pop, kritiku amerikan dhe historiani i artit Leo Steinberg (1920-2011), shtroi çështjen nëse arti pop është art sipas një perspektive të ndryshme. Steinberg-u vuri në dukje se pyetja ‘A është kjo art? që bëhet shpesh për artin pop, është një nga gjërat më të mira për të, pikërisht sepse provokon një pyetje të tillë.’ Ai vuri në dukje se një dekadë më parë e njëjta pyetje mund të ishte bërë për Ekspresionizmin Abstrakt, e cila në atë kohë ishte diçka e re dhe e panjohur, dhe kështu ‘provokoi dyshime serioze se çfarë ishte ajo’.
Steinberg pyeti nëse, ne e përkufizojmë artin sipas ‘karakteristikave të përgjigthshme’ ose sipas reagimit tonë ndaj tij. Ai u përgjigj duke iu referuar përgjigjes së Viktor Hygosë ndaj volumit të poezive të Bodlerit të titulluara ‘Lulet e së keqes’ (Les Fleurs du Mal) – ‘Ti ke krijuar një dridhje të re’. Në këtë përgjigjje, sipas Steinberg-ut, Hygo ‘përmblodhi një sistem estetike’. Artisti, konkludoi Steinberg, nuk krijon thjesht një objekt – apo një poet një poemë, por ‘një provokim, një lidhje të veçantë, unike, dhe ndoshta të re me lexuesin ose shikuesin e saj’.
Arti si aktivitet njerëzor
Më vonë, në shekullin e XXI-të, filozofi britanik Denis Dutton (1944-2010), ashtu si Steinberg-u, iu qas natyrës së artit ndryshe nga Danto. Për Dutton-in, arti është një fenomen universal njerëzor që ndihmon për të përkufizuar se çfarë është njeriu. Duke qenë se, njerëzit e vlerësojnë të bukurën në mënyrë natyrore, arti kontribuon në vet mbijetesën e qenieve njerëzore. Dutton e refuzoi idenë e Danto-s që arti është një konstrukt social. Në vend të kësaj, ai besonte në vlerën e lindur njerëzore të artit. Në librin e tij ‘Instikti i artit,’ Dutton e përkufizon artin sipas një këndvështrimi evolucionar, si pjesë përbërëse e të qenit njerëzor; dhe, në fakt, nuk ka asnjë të dhënë që të ketë pasur art përpara ekzistencës së species tonë (Homo Sapiens), pasi edhe neandertalët nuk duket që të kenë prodhuar vepra arti. ‘Qeniet njerëzore’, ka deklaruar Dutton, ‘janë lindur si imazhbërës dhe imazhshijues’. Në vend të prodhimit të një përkufizimi të vetëm për artin, Dutton bënte thirrje për një filozofi arti që e trajton artin ‘si një fushe aktivitetesh, objektesh, dhe përvojash që shfaqet natyrshëm në jetën njerëzore’. Për këtë qëllim, Dutton-i identifikoi disa tipare karakteristike të gjetura ndërkulturalisht në art’. Në çdo kulturë dhe në çdo kontekst, Dutton gjeti se arti prodhon kënaqësi dhe se ai është një sfidë intelektuale. Arti nxit imagjinatën, kërkon zhvillimin e afësive teknike dhe zhvillon fuqinë e përqëndrimit dhe të fokusit.
***
Përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.