Klubi i Artit dhe Kultures

PJESA 6 PEGGY GUGGENHEIM: E VARUR NGA ARTI

Koha e leximit: 13 minuta

Arti i madh është i pavdekshëm Dokumentar i BBC 2015

GALERIA ‘ARTI I KËTIJ SHEKULLI’ – NJU JORK, 1949-1947

Në korrik të vitit 1941, Peggy arriti pa rrezik në Nju Jork me Max Ernst, Pegeen dhe Sindbad. Howard Putzel e mirëpriti atë duke e njoftuar se koleksioni i saj kishte mbërritur i sigurt.

  • Intervistuesja: Një nga piktorët surrealist me të cilin ti dukshëm ishe e përfshirë ngushtë ishte Max Ernst dhe ai ishte si një lloj lidhjeje, apo jo, ndërmjet jetës tënde në Evropë dhe asaj në Amerikë përsëri?
  • Peggy: Unë e solla Max Ernst në Amerikë. Dhe pas Perl Harbour u martova me të.

Max Ernst ishte jashtëzakonisht i pashëm dhe shumë tërheqës ndaj grave. Peggy-n e kishin shumë zili që kishte për bashkëshort Max Ernst. Ishte një marrëveshje e mirë, dua të them, ajo e nxorri Max Ernst nga Evropa në Amerikë dhe nëse ai do të ishte kapur nga gjermanët ai do të kishte përfunduar në një kamp përqëndrimi sepse ishte një artist modernist. Nuk mendoj fare se që ai të ishte besnik ndaj Peggy-t. Për të ishte një lëvizje e zgjuar në karrierë dhe mendoj që ,ai as që donte t’ia dinte për të.

  • Intervistuesja: Kur e kuptove që ishe e dashuruar me të (duke iu referuar Max Ernst)? Kur e pe për herë të parë apo?
  • Peggy: Menjeherë apo pas disa ditësh.
  • Intervistuesja: A ishte ende i bukur ai atëherë?
  • Peggy: Po, i mrekullueshëm. Tmerrësisht tërheqës. I bukur. Kishte një trup të bukur gjithashtu.
  • Intervistuesja: A i pëlqente Ernst që të ishte qendra e vëmendjes?
  • Peggy: Ai nuk mendonte për asgjë tjetër.
  • Intervistuesja: A të kujtohet shprehja e tij se, një herë ai kishte pasur një Guggenheim, por që nuk ishte një bursë Guggenheim (një bursë studimi).
  • Peggy: Argëtuese apo jo?
  • Intervistuesja: Ti ke thënë që ai ishte xheloz për rrobat e tua.
  • Peggy: Atij i pëlqenin rrobat shumë. Donte që të ishte gjithmonë i veshur. Kur bleva një gëzof për vete, ai u bë aq xheloz saqë mu desh ti bleja edhe atij një si gëzofi im.

Kur Peggy Guggenheim mbërriti në vitin 1941 bota e artit ishte si një lloj klubi zotërinjsh dhe ishte si të fusje gjithë botën e artit në një dhomë. Shumë njerëz vinin këtu. Shumë evropian u zhvendosën nga vendet e tyre për shkak të luftës.

  • Intervistuesja: Miro ka qenë këtu.
  • Peggy: Po, Miro ka qenë këtu.
  • Intervistuesja: Leger, dhe…
  • Peggy: Po. Tangui, Masson, Andre Breton, Max Ernst, Mondrian.

Peggy Guggenheim ishte një nga lidhjet ndërmjet modernizmit evropian dhe amerikan. Ndërmjet surrealizmit dhe ekspresionzmit abstrakt.

Ajo dëshironte që të konsideroheshe si një figurë kryesore në botën e artit.

  • Si ishte jeta në ato ditë këtu me gjitha ata artistë emigrantë në Nju Jork?
  • Peggy: Ishte e mrekullueshme. Ishte tmerrsisht stimuluese dhe ngazëllyese sepse në atë kohë Nju Jorku u kthye në qendrën e artit të botës. Parisi nuk ekzistonte më në atë kuptim.

Cila vjen e para: Peggy Guggenheim mendimtarja e lirë, e cila rebelohet dhe largohet nga shtëpia dhe ndryshon jetën e saj, apo Peggy Guggenheim personi që hyn në këto sfera, në këto orbita artistike, ku çdo njeri ishte si ajo dhe që me shumë siguri e informonin atë madje mbi mënyra edhe më të çmendura për të thyer rregullat?

Susan Davidson

Kuratore e lartë, Muzeu Guggenheim

Kur Peggy hapi galerinë ‘Arti i këtij shekulli’ në rrugën 57, në tetor të vitit 1942, ajo u ndje shumë e angazhuar ndaj idesë për të mbledhur një koleksion dhe që ta hapte atë për publikun. Dhe ajo e bëri këtë duke mbledhur artin e kohës së saj që do të shtronte rrugën drejt së ardhmes.

Dore Ashton

Historiane arti dhe autore

Galeria e Peggy Guggenheim-it ishte një nga galeritë e para ndërkombëtare në qytetin e Nju Jorkut që përziente bashkë artin evropian me atë amerikan.

  • Peggy: ‘Arti i këtij shekulli’ ishte një vend shumë i gjallë.
  • Intervistuesja: Përsa i takon pikturës amerikane, cili ishte roli i galerisë tënde?
  • Peggy: Që ta sillja atë në jetë. Unë isha mamia që e prita të lindte.
  • Intervistuesja: Po përsa i takon rolit të Putzel-it në galerinë tënde? Mua më duket si një njeri shumë i rëndësishëm…
  • Peggy: Tmerrësisht shumë i rëndësishëm. Ai drejtonte të gjithë gjënë. Dhe me ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Kam ditur gjithmonë të mbështetem tek njerëzit e duhur.
  • Intervistuesja: A të kujtohet Motherwell?
  • Peggy: Po, shumë mirë.
  • Intervistuesja: Çfarë të bënte përshtypje rreth Motherwell-it?
  • Peggy: Ishte shumë intelektual. Ai mbante leksione në galerinë time rreth pikturave.

Zëri i Robert Motherwell

Funksioni i abstraksionit është që të heqim qafe shumë pjesë nga realiteti.  Ti e fillon me sa më shumë gjëra që të duash dhe pastaj heq prej saj.

Galeria ‘Arti i këtij shekulli’ ishte një risi e jashtëzakonshme. Jo vetëm ky grupi radikal i artsitëve të cilët po ripërcaktonin se çfarë ishte art, por edhe hapësira ishte diçka tjetër që askush nuk e kishte imagjinuar më parë.

  • Intervistuesja: Çfarë të bëri të mendojse që të kishe një galeri të gjithën të dekoruar?
  • Peggy: Oh, kjo ndodhi sepse Putzel tha përse nuk e merr Kiesler të të japë disa ide të vockëla? Dhe ishin këto idetë e vogla të cilat krijuan këtë galeri të mrekullueshme.

Frederick Kiesler (arkitekt) kishte qenë për një kohë të gjatë mik i Marcel Duchamp-it. Ai ishte mik me Mondrian, dhe shpirtërisht ai ishte vizionari i duhur për Peggy-n.

  • Intervistuesja: Si ishte të punoje me Kiesler-in? A ishte ai një diktator i vogël?
  • Peggy: Po. Një burrë i vogël, po.

Kiesler i tha Peggy-t: ‘Ti nuk do të bëhesh e njohur për brezat e ardhshëm për koleksionin tënd, por për mënyrën se si ia prezantoj unë atë botës.’

Kiesler dhe Peggy e ndjen që të dy fuqimisht që arti i saj duhet të ishte i aksesueshëm për publikun.

Të gjitha pikturat abstrakte ishin të varura në salla në një mënyrë ku ti mund ta kapje pikturën ta mbaje ose ta ktheje atë, ta drejtoje nga drita dhe kështu me rradhë në mënyrë që ta përdorje atë në të njëjtën mënyrë siç bën me librat në një bibliotekë.

Michael Govan

Drejtor, LACMA

Kjo është mënyra që i ngazëllon njerëzit nga arti, që është që ata të kenë një marrëdhënie intime me të dhe jo dicçka të largët. Dhe Peggy Guggenheim e kuptonte këtë me të vërtetë.

Ajo nuk ishte dikush që thjesht ndiqte lëvizjet. Por në fakt, ajo prodhoi një realitet. Ajo është një prodhuese realiteti.

Disa prej kritikëve i janë referuar instalacioneve ose si ‘Ishulli Coney’ ose si një tren fantazëm në një park lojrash. Pra që ai ishte një mjedisi i një lloji tjetër.

Prezantimi i artit ishte me të vërtetë radikal dhe ai mbetet radikal edhe në ditët e sotme.

Larry Gagosian

Këshilltar Arti

Nuk më çudit fare fakti që Peggy Guggenheim konsideroheshe një lloj deleje e zezë sepse në të vërtetë ajo ia doli me forcat e veta. Ajo ishte një koleksionuese e vetbërë dhe si një lloj personi e vetbërë në një kuptim edhe më të gjerë. Krijimi i saj më i madh ishte vetvetja.

  • Peggy: Kisha një pamje të mrekullueshme. Isha e hollë, kisha flokë gështenjë, dhe sy blu e gjelbër. Hunën e kam pasur gjithmonë shumë të madhe!

Ajo ishte një nga njerëzit e parë që do të bënte operacion plastik sepse ajo e urrente hundën e saj. Dhe hunda e saj ishte një katrahurë.

  • Intervistuesja: E adhuroj atë historinë me ndërhyrjen tënde në hundë. A është e vërtëtë?
  • Peggy: Po, absolutisht e vërtetë. Sepse doktorët nuk e bënin dot atë që doja unë.
  • Intervistuesja: Dhe ti i bërë që të ndalonin në mes?
  • Peggy: Sigurisht. Ishte shumë e dhimbshme. Ishte e tmerrshme ndaj i detyrova ata që të ndalonin.

Mendoj se, hunda e saj ishte rrënja për shumë nga komplekset e saj. Kur ti takoje Peggy-n ajo nuk ishte menjëherë e gatshme dhe me vetbesim. Ishte joshëse, shoqërisht e adaptueshme, por mund ta vije re që ajo ishte disi e ndrojtur. Ishte shumë e pasigurt. Dhe mënyra se si fliste, me shumë pak lëvizje të gojës dhe një herë në ca kohë ajo bënte diçka me gjuhën e saj. Gjuha e saj dilte jashtë gojës. Jam e sigurt që ajo ishte tërësisht e pavetëdijshme për të. E vetmja herë që e kam parë me të vërtetë të relaksuar ishte kur mori për të ngritur këtë skulpturë të vogël nga Arp. U bë si më e gjallë. Kur ishte e lidhur me artin ajo ishte e lumtur.

Peggy i bënte gjerat të mundura. Ajo bënte gjëra dhe si pasojë e kësaj gjëra të tjera ndodhnin. Dhe kjo ishte absolutisht e vërtëte në karrierën e Pollock-ut. Peggy duhet ta ketë takuar Jackson Pollock në dimrin e viteve 1942-1943, dhe u njoh me të. Dhe për dikë që njihte sofistikimet e avatgardës së artit evropian, ai ishte diçka e vështirë për t’u marrë përsipër dhe në fakt, ishte Mondrian në sesionin e jurisë së sallonit të ashtuquajtur ‘Salloni i Pranverës’ në vitin 1943, që e shtyu Peggy-n në majë.

Zëri i Jimmy Ernst, djali i Max Ernst

Mondrian qëndronte përballë dy pikturave dhe Peggy iu afrua atij dhe i tha ‘të tmerrshme apo jo? Ky burrë nuk ka asnjë disiplinë.’ Dhe ai i tha, ‘jo, dua ta shikoj këtë edhe pak më gjatë.’ Dhe ajo i tha, ‘përse?’ dhe Mondrian i tha, ‘kam ndjesinë se jam duke parë disa nga veprat më ngazëllyese që kam parë ndonjeheërë deri tani në Amerikë.’

Shumë shpejt pas ekspozimit të Pollocku-t, në Sallonin e sa të Pranverës, ajo i ofron atij ekspozitën e tij të parë solo dhe komisionoi nga ai ajo që ishte në atë kohë piktura e tij më e madhe e pikturuar ndonjëherë. Një pikturë murale për adresën e saj të re në rrugën 61, në Nju Jork.

  • Peggy: Jackson Pollock e takova për herë të parë kur punonte si marangoz në muzeun e xhaxhait tim, kështu që, e shpëtova nga ajo punë dhe doja një murale për sallën e hyrjes, një mur shumë i gjatë.

Zëri i Clement Greenberg

Duket sikur piktura ripërsërit vetveten në të gjithë hapësirën e saj. Sot ajo është një vepër kyçe e pikturës abstrakte, por në atë kohë ajo shikohej si një poster muri.

  • Intervistuesja: A kishte ndonjë rivalitet ndërmjet teje dhe Lee Krasner (partneres së Jackson Pollock)?
  • Peggy: Jo, unë isha vetëm një patrone.
  • Intervistuesja: Dhe nuk shkoi kurrë përtej kësaj?
  • Peggy: Vetëm një herë në shkuan në shtrat bashkë, kur Lee nuk ndodhej në shtëpi diku, por ishte diçka e pasuksesshme dhe ai i hodhi sirtarët e tij jashtë dritares.
  • Intervistuesja: Nuk më kujtohet kjo…
  • Peggy: Nuk do ta vendosja diçka të tillë në librin tim për asgjë në botë.
  • Intervistuejsa: Ti ke thënë që të kanë larguar nga pozicioni yt historik.
  • Peggy: Po, kjo është e vërtëtë. Në atë kohë, ndjeja se ata ishin që të dy shumë mosmirënjohës.

Njëherë Peggy shtroi një drekë për Pollock-un në Hotelin Chelsea. Pollock u bë aq agresiv dhe u bë aq tapë saqë volli. Një i ftuar i tha Peggy-t: ‘Duhet ta vendosësh tapetin në një kornizë, se ndonjë ditë do të vlejë miliona!’

Pollock ishte një personazh shumë vetshkatërrues dhe Peggy Guggenheim bëri një investim gjenial. Në çastin që ajo u bind për rëndësinë e Pollock-ut, ajo i dha atij të ardhura, i dha para borxh për të blerë një shtëpi në Ishullin Long. Duke pasur paqen dhe qetësinë dhe largësinë nga skena shoqërore, ajo hapi një hapësirë për të. Dhe ai po pounonte me të vërtetë si një artist në kontroll të plotë. Ai kishte më shumë kontroll sesa njerëzit, sesa miti do të kishte.

  • Peggy: I dhashë atij një pagë të vogël prej 300 dollarë amerikanë në muaj. Një Zot e di se si jetoi dhe pikturoi me to, dhe blinte telajo, por ma merr mendja se në ato kohë kishte më shumë rëndësi nga ajo që ka sot. Dhe ai lulëzoi dhe u bë ai që unë e kam konsideruar, një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të XX-të.

A e bëri ajo të famshëm Jackson Pollock?

Jo. Revista ‘Life’ e bëri atë të famshëm.

Por ajo ishte atje përpara tyre dhe në një mënyrë të vërtetë, të rëndësishme dhe është ajo që po e lejon këtë ndjesi të një lloj varianti arti heroik më të madh sesa jeta që nuk ishte fare si shkolla e vjetër e artit e të bërit të gjërave.

Robert de Niro

Aktor

Jam i lidhur me Peggy Guggenheim me Galerinë ‘Arti i këtij shekulli’ sepse ime më dhe im atë që të dy ekspozuan punimete tyre në Galerinë e Peggy-t. Herën e parë që im atë ekspozoi ishte në vitin 1945 në Sallonin e Vjeshtës dhe nëna ime pati ekspozitën e parë solo me Peggy-n në vitin 1946, kur unë isha tre vjeç.

  • Intervistuesja: A ke mbajtur eskpozita të grave? Ekspozita solo?
  • Peggy: Po, shumë prej tyre.

Një ekpozitë tjetër shumë e rëndësishme që Peggy zhvilloi, ishte ajo që Peggy e titulloi ’31 gra’. Ajo do të ishte ekspozita e parë, e vetme, e cila iu përkushtua vetëm artisteve gra,  së bashku, evropiane dhe amerikane. Dhe mendoj se, ajo ishte edhe ekspozita e parë kushtuar grave artiste e hapur ndonjëherë. Aty ishin Louise Nevelson, Leonora Carrington dhe Meret Oppenheim, dhe kështu me rradhë. Ishte një ekspozitë e jashtëzakonshme.

Peggy ishte si një motër në shumë mënyra. Ajo kishte shumë shoqe të ngushta femra dhe pavarësisht gjithë aktivitetit të saj me gjithë ata burra, në fund të ditës, ajo besonte fuqimisht tek gratë.

Ajo u martua me Max Ernst, por zor se ajo ishte gruaja e vetme për të. Në fakt, ai takohet me gruan e tij të ardhshme, Dorothea Tanning.

Narcizizmi i artistëve siç e dini ‘arti mbi të gjitha’, ‘arti më shumë sesa jeta’ shkaktonte probleme.

  • Peggy: Max Ersnt nuk ishte i dashuruar me mua. Ai ishte tmerrësisht i dashuruar me Leonora Carrington. Dhe pas saj, ai u dashurua me Dorothea Tanning. Dhe unë isha si një lloj sanduiçi ndërmjet dhe nuk më deshi kurrë mendoj.
  • Intervistuesja: Dala Gali të ka kritikuar njëherë që ke sakrifikuar jetën tënde për artin.
  • Peggy: Unë nuk hoqa dorë kurrë nga koleksionimi dhe nga drejtimi i galerisë sime dhe kujdesi që kisha për artistët. Edhe kur u martova me Max Ernst, vazhdova të bëja të njëjtën gjë. Ndoshta, kjo nuk e ndihmoi edhe aq shumë martesën, por unë gjithsesi vazhdova.

Peggy Guggenheim ishte një zonjë e vetmuar. E ndjeja këtë gjë dhe njëherë e ftova në shtëpinë time për një vakt të thjeshtë. Dhe ajo ishte kaq mirënjohëse sepse ata se kishin menduar kurrë që të ftonin Peggy Guggenheimin e madh, për një pjatë të zakonshme me makarona ose diçka tjetër. Dhe kështu, ne të dyja u bëmë disi si mike. Mendoj se, në një farë mënyre ajo nuk e kuptonte se sa shumë përpiqeshin të tjerët që ta shfrytëzonin atë. Dhe ata e bënin këtë me të vërtetë. Dhe përfituan nga ajo, duke përfshirë artsitët. Prandaj unë e quaja atë ‘naive në një formë joshëse’.

Jane Turner Rylands

Shkrimtare, ‘Historitë Venecine’

Unë dhe Peggy ishim mike shumë të mira.  Ajo ishte një person shumë e hapur dhe origjinale. Ajo nuk kishte asnjë dredhi. Nuk kishte plane të dyta të fshehta. Mund të supozoje gjithmonë se ajo që ajo thoshte ishte ajo që donte të thoshte. Dhe ajo shkruante ekzaktësisht ashtu siç fliste.

  • Peggy: Të gjithë u çmendën kur e shkrova atë libër (Jashtë këtij shekulli, Peggy Guggenheim). Pata 25 kritika të tmerrshme. Ishin të tmerrshme. Megjithatë ishin argëtuese.
  • Intervistuesja: Kam lexuar që familja jote e quajti atë ‘E çmendur!’
  • Peggy: Nuk e kuptoja se përse ishin aq të mërzitur ata, sepse unë nuk thoja asgjë të keqe për Guggenheim-ët aty. Libri im është i gjithi për të palluarit.

Në shumë nivele ai ishte një libër i shkëlqyer, shumë i thellë. Aty ajo qartësonte çdo gjë. Ndjenjat e saj, ajo ishte shumë e guximshme..

Mendoj se, motivi i saj për të shkruar atë që kishte bërë me të vërtetë, se më kë kishte fjetur, ishte sepse asaj nuk i interesonte fare se kush e dinte sepse kjo ishte pjesë e natyrës së saj të lindur, dhe sepse ajo nuk po mbulonte asgjë.

  • Peggy: Një herë e kalova natën me Paul Bowles. Nuk e kam shkruar në librin tim që kam pasur një marrëdhënie me të, por mendoj se kjo ishte shumë e dukshme. Në shtronim një gëzof në dysheme dhe ai më hidhte parfum në kyçe dhe muzika ishte shumë e mirë, shumë erotike, shumë ekzotike.

Shumë nga burrat me të cilët ajo shoqërohej ishin shumë imoralë. Por ajo shahej si kurvë sepse ishte duke bërë të njëjtën gjë që bënin të gjithë burrat rrotull saj. Historia e Mary McCarthy (shkrimare dhe kritike amerikane) është e gjitha reth imoralitetit të saj. Mary e pa atë si një target të mrekullueshëm dhe ajo shkroi një histori të pamëshirshme për Peggy-n. Titullohet ‘Ciceronja’ dhe ajo e quan jetën e saj aty si rrëshqitje në banane të qeruara si pasojë e dashnorëve të shumtë që ajo kishte pasur. Është disi dydimensionale dhe paksa si shumë e mprehtë.

  • Intervistuesja: Po në lidhje me Mary McCarthy? Sa mike ishit ju të dyja?
  • Peggy: Ishim shumë, shumë mike.
  • Intervistuesja: Ajo shkroi më duket atë historinë për ty…
  • Peggy: Po. Nuk më pëlqeu. Ishte diçka e keqe.

Mary McCarthy edhe vet nuk ishte puritane kështu që, pse u përqëndrua ajo tek Peggy? Sepse të gjithë u përqëndruan tek ajo. Dhe nuk mendoj se, Peggy Guggenheim bëri ndonjë gjë për ta shkurajuar këtë përqëndrim të vëmendjes tek ajo. Ajo ishte shumë krenare për këtë.

Marina Abramovic

Artiste

Ajo kishte një dozë të mirë energjie seksuale, e cila transmetohej në jetën e saj personale dhe në art. Padyshim që, ajo mund të kishte ato burra që ajo donte sipas kushteve të saj. Shumë freskuese!

  • Intervistuesja: A ke pasur ndonjëherë ndonjë marrëdhënie me Mondrian? Apo mos ishte ai shumë i moshuar?
  • Peggy: Jo, kurrë. Nuk mendoj se, ishte shumë i moshuar sepse kur shkova në studion e tij një natë dhe ai më tregoi pikturat e tij dhe më pas më puthi dhe kur më puthi pati një ereksion që më habiti shumë për dikë të asaj moshe.
  • Intervistuesja: E mrekullueshme! Sa vjeç ishte?
  • Peggy: Rreth 70-të vjeç, po.
  • Intervistuesja: A ke pasur ndonjëherë ndonjë dashnore grua?
  • Peggy: Ndoshta kam bërë seks një herë ose dy me gra, por nuk kishin asnjë kuptim për mua. Nuk ia kam thënë askujt këto gjëra më parë. Shpresoj që të mos përfundojnë të gjithë nëpër gazeta, të gjithë dashnorët e mi. Do të vdisja nëse do të ndodhte diçka e tillë.
  • Intervistuesja: Këtë po mendoja edhe unë, po sikur gruaja e John Cage të dinte për këtë?
  • Peggy: Nuk ia vlen ta përmendim këtë sepse kam fjetur vetëm një herë me të.

Arne Glimcher

Thelelues i Galerisë ‘Pace’

Më dukej tërheqëse. Kishte këtë ndjesi të jashtëzakonshme për vetveten, diçka shumë të bukur mbi një grua më të madhe në moshë e, cila e di se së kush është, e cila ka arritur shumë. Vetëm kjo është diçka shumë seksi!

Mendoj se, Peggy ka pasur një lloj shumë të çuditshme të të qenit seksi. Ajo nuk kullonte seksualitet, por ajo kishte një lloj aure seksuale të cilës njerëzit i përgjigjeshin. Ajo ishte një lloj miksimi i një njeriu të dalë mode me dikë shumë, shumë moderne.

Mendoj se, ajo është paska si një personazh tek Prusti e quajtu Zonja de Villeparisis, e cila kur është e re e hedh pakujdesshëm reputacionin e saj dhe asaj i duket diçka argëtuese për ta bërë këtë gjë, dhe pastaj kur është më e madhe në moshë ,përpiqet që të rikuperojë pozicionin e saj të humbur dhe mendoj se, Peggy ka qenë paksa kështu. Mbledhja e një koleksioni të madh dhe fillimi i një muzeu, të gjitha këto, janë diçka që do ta ruanin emrin e saj dhe ajo donte të bënte pikërisht këtë.

Siç e dini ajo ishte një Guggenheim dhe ajo kishte egon e një Guggenheim-i. Dhe ajo kishtë një lloj autoriteti dhe njerëzit impresionoheshin shumë nga emri i saj dhe ajo e përdori emrin Guggenheim për vepra të mira dhe ajo kishte gjetur një fushë për veten e vet dhe e plotësoi atë. Dhe ajo po e bënte këtë shumë mirë.

  • Intervistuesja: A të ndodh të hasësh piktura të cilat ti vet ke ndihmuar që të shiten?
  • Peggy: I gjej në muze, që më mërzit shumë sepse e kuptoj që s’duhet t’i kisha shitur.
  • Intervistuesja: Nuk mund të jesh tregtare dhe të mos shesësh?
  • Peggy: Unë nuk shisja sepse isha tregtare, por sepse nuk kisha më para për të drejtuar galerinë.
  • Intervistuesja: Kur vendose ta mbyllësh galerinë?
  • Peggy: Më duket se në 1947-të. Gjithmonë kisha dashur të kthehesha në Evropë. Nuk kisha dashur kurrë të qëndroja në Amerikë.

Pepe Karmel

Historian arti

Kur Peggy Guggenheim u largua nga Nju Jorku, në një farë mënyre reputacioni i saj errësonte arritjet e saj. Edhe Greendberg i cili e shikonte personalitetin e saj si diçka të keqe në fund ai dinte mjaftueshëm për ta lënë këtë mënjanë dhe të thoshte se, ajo kishte identifikuar artistët kyç në Shkollën e Nju Jorkut. Ajo mbajti e para ekspozitat e tyre, ajo ndihmoi në ndërtimin e karrierave të tyre. Ajo mundësoi për ta që ata të mund të bënin veprat e tyre dhe kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme.

‘Largimi i Peggy Guggenheim, në mendimin tim, është një humbje e madhe për artin amerikan…si drejtore galerie në Nju Jork ajo mbajti ekspozitat e para të artistëve më seriozë të rinj sesa çdo njeri tjetër në vend…Jam i bindur se, vendi i Peggy Gugegenheim në histoirnë e artit amerikan, do të rritet me kalimin e kohës…’ – Clement Greenberg për ‘The Nation’, 1947.

Vijon…

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë