Arti i madh është i pavdekshëm Dokumentar i BBC 2015
KOHA E LUFTËS – PARIS 1939 – 1941
- Intervistuesja: Pastaj kur filloi lufta, ti u largove nga Londra.
- Peggy: Unë u dërgova në Paris që të mblidhja pikturat e renditura në listën që më kishte përgatitur Herbert Read. Gjatë muajit të parë të luftës, u përpoqa që të blija një pikturë në ditë.
- Intervistuesja: Si arrite që ta bësh këtë?
- Peggy: Unë kisha miq në Paris, Madame Van Doesburg, e cila ka qenë mikja ime për vite me rradhë. Dhe kisha edhe një mik që ishte si një lloj tregtar arti, i quajtur Howard Putzel dhe kisha Marcel Duchamp, i cili më prezantoi me artistët dhe ndërmjet këtyre tre njerëzve, dola vërdallë më vete dhe bleva gjëra. Njerëzit më telefononin gjatë gjithë kohës dhe vinin edhe në shtëpinë time, në mëngjes, dhe më sillnin piktura në shtrat. Dhe në fakt e vetmja pikturë që kam blerë në shtrat ishte kjo pikturë e vogël e Dalisë.
Ajo pati fat në zgjedhjet e saj të asaj kohe, sepse në vitin 1939-të artistët ishin të dëshpëruar për të shitur gjëra dhe një numër i madh tregtarësh arti ishin hebrenj dhe ata po përpiqeshin që të nxirrnin sa më shumë piktura jashtë Parisit përpara se të mbërrinin aty gjermanët.
- Intervistuesja: Ti mund të kishe përfunduar në ndonjë kamp përqëndrimi. A e di këtë?
- Peggy: Po, e di.
- Intervistuesja: A kishe ndonjëherë frikë që do të kapeshe nga gjermanët?
- Peggy: Jo. Nuk është në natyrën time që të kem frikë. Gjatë luftës doja të blija një Brancusi. Kjo është skulptura ‘Zogu në hapësirë’ nga Costantin Brancusi. Mendoj se, kjo është një nga pjesët e preferuara të skulpturës të vet Brancusit. Shkoja që ta takoja thuajse çdo ditë. Ai ishte një burrë i vogël i mrekullueshëm, si një lloj gjysëm perëndie dhe gjysëm fshatari.
- Intervistuesja: A ke pasur marrëdhënie me Brancusin kur shkoje ta takoje atë dhe që flisnit bashkë që ti doje të blije ‘Zogun në hapësirë’?
- Peggy: Po, dhe gjëja e tmerrshme ishte se, mendoja se, nëse do të kisha një marrëdhënie me të, ‘Zogu’ do të ishte më i lirë. Kur shkova që të merrja me vete ‘Zogun në hapësirë’, Brancusi e nxorri atë në krahët e tij dhe lotë rrodhën poshtë faqeve të tij dhe nuk e mësova kurrë nëse kjo ishte për shkak se po ndahej nga unë apo sepse po ndahej nga ‘Zogu’ i tij i preferuar.
- Intervistuesja: A të kujtohet Giacometti?
- Peggy: Po, shumë mirë. Ai ishte i mrekullueshëm. Dukej si një luan.
- Intervistuejsa: Vërtetë?
- Peggy: Po, kishte një kokë shumë të madhe dhe flokë si një tufë me lesh dhe…bisedat e tij ishin të mrekullueshme.
- Intervistuesja: Si bënit Pazar dhe sa e vështirë ishte që të merrnit piktura në atë kohë dhe çmimi që ju ishit e gatshme që të paguanit?
- Peggy: Në ato ditë nuk diskutohej të bëhej pazar sepse çdo gjë ishte kaq e lirë.
Ajo u shfaq në një çast të mirë përsa i takon çmimeve dhe ajo nuk kishte gjithë ato para për të shpenzuar dhe une mendoj se, ajo i shpenzoi me shumë zgjuarsi dhe saktësi. Dhe, një Zot e di, ajo është një Guggenheim dhe ajo e dinte se si duhet të bëheshin gjërat. Dhe kjo ishte një nga gjërat që ajo e kishte të trashëguar. Ajo ia doli që të sillte së bashku një bërthamë të një prej koleksioneve më madhështorë të artit modern për një shumë thuajse qesharake prej 40,000 dollarë amerikanë.
- Intervistuesja: Për 40,000 dollarë ti nuk do të mund të blije as edhe njërën prej pikturave që ke tani?
- Peggy: Sot jo. Madje as edhe një nga 125?
- Peggy: Ndoshta as edhe një. Çmenduri apo jo?
Ajo thjesht theu të gjitha rregullat. Nuk kishte edhe aq shumë raste të grave të cilat punonin, jo më të grave që punonin në fushën e artit. Arti ishte një fushë e dominuar nga meshkujt.
- Peggy: Ishte liria ime. Çlirimi im.
Peggy është si një lloj modeli për gratë liberale. Një grua liberale shumë e shqetësuar! Ajo bënte çfarëdolloj gjëje që donte të bënte dhe kishte mjetet për ta bërë këtë dhe mendoj se, ajo ishte me të vërtetë e përparuar për kohën. Kishte edhe gra të tjera dhe mbi të gjitha ishte edhe një grua tjetër amerikane hebreje në formën e Gertrude Stein, shembullin e së cilës mund të kete ndjekur edhe Peggy. Mendoj se, Peggy do të kishte dashur shumë të kishte talentin e Gertrude Stein për fjalët dhe aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të promovuar veten.
Ajo pëlqente të ndihmonte artistët dhe asaj i pëlqente që të ishte si Gertrude Stein, që kishte një sy të mirë dhe që zgjidhte fituesit.
Ajo kishte gjithashtu guximin që të blinte piktura kubiste, të cilat në ato ditë, nuk vlerësoheshin kaq lart sa sot. Picasso ka qenë disi i vagullt lidhur me Peggy-n. Ai kishte dëgjuar për të.
Ajo shkon tek Picasso dhe përpiqet që të blejë diçka nga ai dhe ai i thotë, ‘Zonjë, të brendshmet e femrave i ke në katin e pestë.’
Lisa Phillips
Drejtore, Muzeu i Ri, Nju Jork
Qartësisht ajo ishte shumë e guximshme në zgjedhjet e saj dhe i qëndronte bindjeve që kishte. Ajo dëgjonte njerëzit e duhur, por ajo ishte subjekt talljeje dhe nënvleftësimi shumë herë, por dukej që kjo gjë nuk e shqetësonte shumë. Ajo çante përpara.
- Peggy: Ditën që Hitlei pushtoi Norvegjinë shkova në studion e Leger-it dhe bleva një pikturë të mrekullueshme.
- Intervistuesja: Por atëhëre kjo ishte në vitin 1940 dhe si ia bëre që ta nxirrje gjithë këtë art jashtë Parisit?
- Peggy: Kjo ishte shumë, shumë e vështirë. Para së gjithash, doja që të gjitha këto gjëra të ishin të sigurta dhe shkova që të flisja me njerëzit në Muzeun Luvër sepse Leger kishte sugjeruar që Luvri do t’i ruante të gjitha këto vepra arti me koleksionin e tyre. Më pas, i përgatita të gjitha, por Luvri ndryshoi mendje dhe më thanë që nuk ia vlente që të shpëtoheshin.
- Intervistuesja: Dhe Luvri ishte i sigurt që Mondrian nuk ia vlente të shpëtohej? Dhe Picasso nuk ia vlente të shpëtohej?
- Peggy: Ekzaktësisht!
- Intervistuesja: Sa e jashtëzakonshme! Vë bast që sot u vjen keq për këtë.
- Intervistuesja: Duket sikur ke qenë më shumë e interesuar për koleksionin tënd sesa për veten.
- Peggy: Po, isha më e shqetësuar. Dhe nuk pranova të largohesha pa marrë pikturat. Por pastaj një njeri me shumë fat që ishte marrë me të gjithë transportin me anije dhe paketimin e tyre, pra e kisha të gjithë galerinë, u shfaq dhe organizoi çdo gjë për mua dhe i dërgoi të gjitha gjërat sikur të ishin objekte shtëpiake. Dërguam çërçafë dhe batanije…
- Intervistuesja: …dhe më në mes të luftës me nëndetëse dhe çdo gjë tjetër?
- Peggy: Po, e pabesueshme apo jo?
Hans Ulrich Obrist
Shkrimtar dhe Kurator, Galerina Serepentine Londër
Kjo ishte më shumë si një përqasje e tipit, bëje vete. Ajo ishte e vendosur dhe mendoj gjtihashtu se nuk ishte kohë për të humbur dhe dukshëm ai ishte një çast lufte dhe kjo ishte edhe një histori mërgimi, e shumë mërgimeve.
- Peggy: Shkova në Marsejë dhe Komiteti Varian Fry (Varian Fry ka qenë një gazetar amerikan, i cili drejtonte një rrjet shpëtimi në Vishi të Francës që ndihmoi rreth 2,000 deri në 4,000 refugjatë antinazistë për t’u larguar nga Gjermania Naziste dhe Holokausti) më pyeti nëse mund të merrja me vete disa piktorë surrealist nga Evropa. Dhe mes këtyre njerëzve ishin Max Ernst dhe Andre Breton dhe gjithë familja e Andre Breton.
Ajo ndihmoi artistë që të largoheshin nga Evropa për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, kështu që ajo i shpëtoi artistët.
Vijon…
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.