Klubi i Artit dhe Kultures

PJESA 4 PEGGY GUGGENHEIM: E VARUR NGA ARTI

Arti i madh është i pavdekshëm Dokumentar i BBC 2015

LE TË BËHEMI SERIOZË: LONDËR 1938 – 1939

Në atë kohë isha në kërkim të pune dhe doja të kisha një lloj interesi, të kisha diçka për të bërë pasi fëmijët shkollë me konvikt, dhe unë isha vetëm në fshat, në Angli. Pastaj u zhvendosa në Londër dhe hapa një galeri arti në Rrugën Cork të quajtur ‘Guggenheim Jeune’.

Këtu ajo ishte duke u vërdallosur, duke menduar nëse duhet të hapte një shtëpi botuese apo një galeri arti. Dhe pastaj, një nga miqtë e saj i tha, ‘fillo një galeri arti sepse është më pak e kushtueshme.’

  • Intervistuesja: Vërtet mendoje se një galeri arti do të ishte më pak e kushtueshme?
  • Peggy: Po, a s’është e mrekullueshme? Kjo ishte një ide e çmendur.
  • Kam lexuar që nëna atë kohë juaj kishte vdekur dhe rrjedhimisht ti kishe fondet për të hapur një galeri.
  • Peggy: Po, mora 450,000 dollarë amerikanë. Nuk do të kisha mundur ta bëja galerinë po të mos kishte vdekur ajo. Nuk do të kisha pasur mjaftueshëm para.

Philip Rylands

Drejtor i Koleksionit ‘Peggy Guggenheim’, në Venecia, Itali

Ajo filloi që herët që të ekspozonte veprat e disa surrealistëve evropianë. Një skepozitë e vogël për Cocteau, më pak u preznatua me Tanguy, dhe ajo tashmë në atë kohë njihte edhe Andre Breton.

  • Intervistuesja: Si e ndryshoi jetën tënde të mëparshme ‘Guggenheim Jeune’? Duhet të ketë qenë një ndryshim shumë dramatik.
  • Peggy: po, tërësisht e ndryshme. Gjithmonë jam përshtatur me çdo gjë shumë shpejt.
  • Intervistuesja: A mos ‘fute prizën në të’, duke ia kushtuar kështu të gjitha energjitë e tua vetëm ‘Guggenheim Jeune’?
  • Peggy: Po, po, me përjashtim të rastit kur shkova në Paris për të takuar Beckett-in.

Surrealistët vendosën që mendja e pandërgjegjshme ishte burimi i të gjithë krijmtarisë më të madhe dhe se kjo ishte përgjigja për artin e së ardhmes.

Mendoj se, Peggy ishte një grua me një intuitë të madhe. Ajo mësoni shumë shpejt që të kuptonte se çfarë do të thoshte të kishe sy për gjërat. Ajo ndiqte vet intuitën e saj dhe kishe guximin për t’a bërë këtë dhe ky do të ishte një model që ajo do ta ndiqte përgjatë gjithë jetës së saj.

Ajo donte këtë artin e jashtëm, atë art që në atë kohë ishte art fyes, që ishte i ndryshëm. Një art i çuditshëm që pasyronte atë vet. Peggy ishte absolutisht në majë të gjërave. Ajo dha një sërë shfaqjesh në galerinë e saj dhe sikur vetëm kjo gjë, ishte një ndikim mjaft i madh mbi të menduarin britanik rreth artit modern. Anglezët, me përjashtim të ekspozitës së surrealistëve të vitit 1936 pranë Akademisë Mbretërore, nuk kishin ndonjë ide mbi artin modern. Shumica e njerëzve mendonin se ajo që vinte nga arti modern ishin plehra.

  • Intervistuesja: Znj. Guggenheim, si patrone arti, ju mund të kihsin blerë një koleksion me pelhra dhe kjo është gjithmonë diçka e mundur.
  • Peggy: Sigurisht dhe lehtësisht, nëse nuk ke asnjë shije dhe kur nuk e di se çfarë po bën dhe kur nuk ndjek këshillat e njerëzve të duhur mund të përfundosh në shumë telashe.

Peggy Guggenheim punone duke u bazuar në një lloj konsensusi, këshilla dhe këto këshilla që ajo i merrte në konsideratë vinin vetëm nga artistët dhe nga njerëz të cilët ajo i respektonte me të vërtetë dhe zëri më i madh në kokën e saj, këshilla më e fortë të cilën ajo e ndoqi më shpesh dhe më shumë ishte ajo e Marcel Duchamp-it.

  • Peggy: E kam njour Marcel Duchamp që në vitin 1921. E takova sepse ai ishte i dashuri i shoqes sime më të ngushtë, Mary Reynolds. Dhe pas kësaj ne u bëmë shumë miq. Ai më mësoi gjithçka mbi artin modern që njoh sot. Ai më mësoi ndryshimin ndërmjet surrealizmit dhe artit abstrakt. Ai organizonte të gjitha ekspozitat e mia, bënte çdo gjë për mua. Nuk e di se çfarë do të kisha bërë pa të sepse ai me të vërtetë që ka qenë mësuesi im i madh.

Marcel Duchamp i dha Peggy-t ‘Boiten-en-valise’ të tij të parë në vitin 1941.

Objektet më mondane të jetës së përditshme, mund të ngriheshin në cilësinë e arteve të bukura vetëm nga zgjedhja e artistit. Dhe kjo ishte mençuria Duchampiane, që hap kutinë e Pandoras për rrugët e reja të ardhme të artit.

  • Intervistuesja: A dëgjoje pak a shumë çdo gjë që të thoshte Marcel Duchamp?
  • Peggy: Po, çdo gjë. Jam treguar shumë e zgjuar, apo jo?
  • Intervistuesja: A të jipte ai përshtypjen e një njeriu brilant?
  • Peggy: Atëherë nuk e kisha kuptuar që ai ishte kaq i rëndësishëm. Vëtëm më pas, Marcel Duchamp u kthye në një lloj perëndie në Amerikë dhe vetëm atëherë fillova ta kuptoja se sa i rëndësishëm ishte ai.
  • Intervistuesja: Znj. Guggenheim, në galerinë në Londër, cilët ishin disa nga artistët që ju prezantuat dhe që krijuan një lloj ngazëllimi të madh atje?
  • Peggy: Kandinsky ishte më ngazëllyesi. Ekspozita e tij e parë në Angli ndodhi në galerinë tim në Londër. Gjatë kësaj periudhe Kandinsky, më pyeti nëse mund t’i kërkoja xhaxhait tim, Solomon Guggenheim, që të blinte një nga pikturat e tij të hershme që ai e kishe dashur gjithmonë. Kështu që, unë e pyeta atë nëse ai dëshironte që ta blinte këtë pikturë të Kandinsky-t. Mora një përgjigje nga ai, që thoshte se, kuratorja e tij, Baronesha Rebay do të më dërgonte përgjigjen e saj dhe përgjigja që dërgoi ajo është kjo që do t’ju lexoj tani. ‘E dashur Znj. Guggenhaim Jeune, galeria juaj do të jetë e fundit që do të përdoret nga fonadcioni jonë nëse do të jemi ndonjëherë të detyruar që të përdorim një galeri shitjesh. Shumë shpejt do të kuptoni se ju jeni duke propaganduar mediokritet, për të mos thënë plehra.’

Rivalja e Peggy-t në shumë mënyra, Hilla Rebay ishte drejtorja themeluese e ‘Guggehneim’ këtu në Nju Jork. Ajo ishte këshilltarja e Solomon Guggenheim-it dhe Solomoni ishte xhaxhai i Peggy-t. Sigurisht që Hilla ishte nje person dinamik, disi posesive, shumë kategorike. Ajo ishte si granatë dhe gjyshi im ishte i mahnitur prej saj.

  • Peggy: Baronesha ishte një djallushe.
  • Intervistuesja: Më duket se ka qenë e dashura e tij?
  • Peggy: Askush nuk e di, por të gjithë e mendonin këtë. Mendoj se, ajo nuk donte që ai të kishte të bënte me mua në asnjë mënyrë, sepse unë isha rivale arti për të. Ajo nuk ishte në një mendje me mua.

Karole Vail

Mbesa e Peggy Guggenheim dhe Kuratore, Muzeu Guggenheim

Ato ndoqën rrugë të ndryshme dhe që të dyja kishin ide të ndryshme. Shpesh Peggy konsideroheshe si delja e zezë e familjes.

  • Peggy: Kështu, i shkrova Baroneshës Rebay këtë përgjigjje. ‘E dashur Baronesha Rebay, Letra juaj ishte mjaft argëtuese për mua. Mendoj se, keni krujuar idenë e gabuar mbi galerinë time të artit. Për 16 vite, unë kam jetuar midis artistësh dhe kam qenë mike e tyre. Motivet e mia janë të pastra dhe unë nuk jam duke kërkuar për të bërë para për vete, por për të ndihmuar artistët. Sinqerisht juaja,’

Në Galerinë Peggy, në Londër, ajo dha edhe një ekspozitë mbi artin e fëmijëve dhe ishte ekspozita e parë ku është ekzpozuar ndonjëherë ndonjë gjë nga piktori, Lucian Freud.

  • Intervistuesja: Çfarë ju frymëzoi për ekspozitën e fëmijëve?
  • Peggy: Sepse Pegeen (duke iu referuar të bijës) pikturonte dhe mendova se, do të ishte diçka e këndshme të kisha edhe pikturat e fëmijëve të shkollës gjithashtu. Ishte një ekspozitë më të vërtetë e bukur.
  • Intervistuesja: A mendon se, ajo pikturonte për të ta bërë qejfin ty?
  • Peggy: Jo, Pegeen ishte më të vërtetë një piktore. Askush nuk e ka ndikuar atë, asnjëherë. Ajo ishte e vetmësuar dhe krejtësisht e pavarur.
  • Intervistuesja: Si ishte Pegeen si fëmijë?
  • Peggy: Ajo ishte gjithmonë shumë, shumë e bukur. Ajo kishte një çehre ‘pjeshke’ dhe flokë të mrekulluehëm liri të artë.
  • Intervistuesja: Si shkonit bashkë? A ishte ajo një vajzë e lehtë për t’u rritur, apo ajo ishte e …vështirë?
  • Peggy: Ajo nuk donte që të largoheshe kurrë as nga unë dhe as nga guvernantja e saj. Ishte shumë, shumë e pasigurt.
  • Intervistuesja: A mund ta përshkruash Sindbad (duke iu referuar të birit) për mua?
  • Peggy: Njerëzit thonë se, ai ngjan me mua, por ne nuk kemi asnjë shije të përbashkët. Dua të them, Pegeen ishte një artsite, dhe ne kishim artin si diçka të përbashkët. Ai ishte thuajse antipikturë.
  • Peggy: Kisha një ekspozitë të madhe të Tanguy-it që ka qenë një nga më të famshmet. Dhe shitëm shumë piktura.
  • Intervistuesja: Si ishte Tanguy?
  • Peggy: Ishte i adhurueshëm.
  • Intervistuesja: A ka pikturuar ai gjëra për ju kur vinte që t’ju takonte?
  • Peggy: Po më ka pikturuar vëthë të mrekullueshëm.
  • Intervistuesja: A do të ishe bërë një koleksioniste e tillë, nëse nuk do të kishe njohur personalisht kaq shumë artsitë?
  • Peggy: Sigurisht, përfundimisht.
  • Intervistuesja: Çfarë vinte e para. Arti apo njerëzit, apo të dyja?
  • Peggy: Jo, arti vinte i pari, dhe njerëzit vinin për shkak të idesë sime për të pasur këtë galerinë dhe për shkak të kësaj takova edhe më shumë artistë të tjerë.
  • Intervistuesja: A mendon se, këta artistë të mëdhenj janë domosdoshmërisht edhe njerëz të mëdhenj?
  • Peggy: Padyshim që ata janë shumë më interesant sesa njerëzit që nuk janë intelektualë, të cilët nuk janë të interesuar mbi artin, që nuk janë njerëz krijues. Sigurusht që ata janë më interesant sesa njerëzit që merren me biznes.
  • Intervistuesja: A maten artistët apo a janë ata në lartësinë e veprave të tyre?
  • Peggy: Ndonjëherë janë zhgënjyes. Por ndonjëherë ata janë edhe më të mirë sesa vet veprat e tyre. Kur takohesh me artistë del që ata janë disi të ndryshëm nga ajo që ti mund të presësh.

Marcel Duchamp

Dikur, Brancusi thoshte se, ‘Arti është mashtrim’. Ndërsa unë them se, ‘Arti është një mirazh.’ Unë besoj tek artsiti, tek njeriu. Kështu, ajo që duhet bërë është që të lejohet që çdo njeri të jetë një indvid dhe që ata të jenë një idivid sa më shumë që ata të munden dhe secili për veten e tij/saj.

  • Peggy: Dhe kjo aventura (duke iu referuar ‘Guggenheim June’) zgjati vetëm rreth një vit e gjysëm sepse u bë shumë e shtrenjtë dhe unë fillova të mendoja që nuk ia vlente që të vazhdoja dhe të merresha me drejtimin e një galerie tregtare sepse nuk shita kurrë asgjë. Kështu që, vendosa që do të ishte më mirë që t’i shpenzoja paratë duke pasur një muze të artit modern, i cili deri atëhëreë nuk ekzistonte në Londër.

Në castin që ajo vendosi që të mbyllte Guggenheim Jeune, ajo mendoi që të investonte më shumë para dhe të bënte një muze. Kështu, ajo nënshkroi kontratë me Herbert Read për t’i mbushur mendjen që të largohej nga pozicioni i tij si redaktor i Revistës Burlington, dhe që të ishte drejtori i muzeut të saj të planifikuar për të ardhmen, në Londër. Dhe kështu, për ekspozitën hapëse ai përgatit këtë listë legjendare (që përfshinte Marcel Duchamp, Pablo Picasso, Giorgio de Chiricho, Joan Miro, Kazimir Malevich, Piet Mondrian, Alexander Archipenko, Alexander Calder, Alberto Giacometti, Paul Klee, Jacques Lipchitz, Amedee Ozenfant, Yves Tanguy, Henry Moore dhe Wolfgang Paalen), të të gjitha levizjeve dhe artistëve kryesor të shekullit të XX-të.

  • Peggy: Fatkeqësisht në atë kohë erdhi lufta dhe unë vendosa që do të ishte e pamundur që të kisha një muze në Londër që mund të bombardohej në çdo çast.

Stephanie Barron

Kryekuratore, Arti Modern dhe Bashkëkohor, LACMA

Shumica e njerëzve mendonin se, çdo gjë që nazistët bënin ishte sulmimi kryesisht i hebrenjve, por ai ishte gjithashtu një sulm edhe ndaj modernizmit dhe ai kulmoi në vitin 1937 me një ekspozitë të madhe në Mynih e titulluar ‘Entartete Kunst’ ose ‘Art i degjeneruar’. Është e mahnitshme të mendosh që, gjithë kjo energji shkoi për të mbledhur dhe për të sjellë së bashku 650 shembuj të artit të cilat njerëzit nuk duhet t’i pëlqenin.

Vijon…

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë