Arti i madh është i pavdekshëm Dokumentar i BBC 2015
ZGJIMI: PARIS, 1921 – 1938
Është shumë e çuditshme të lëvizësh përgjatë jetës si në një lloj ëndërre.
Calvin Tomkins
Shkrimtar, Kontribues në ‘New Yorker’
Parisi ishte thjesht vendi më ngazëllyes kulturalisht në të gjithë botën në atë kohë. Dhe jo vetëm në artet pamore, por edhe për atë që po ndodhte në muzikë dhe balet, dhe në teatër dhe çdo gjë tjetër.
Jean Cocteau
Parisi ishte një qytet i lirë dhe i hapur. I gjithë revolucioni në art ndodhte aty në atë kohë. Dada! Italique! Metallique! Mysterique!
Carlo Mccormic
Shkrimtar dhe kritik kulture
Dada po dilte pas gjithë kësaj mizorie të Luftës së Parë Botërore. Sasia e pakuptimë e vdekjeve dhe e gjakderdhjes dhe gjithashtu edhe propaganda e sëmurë dhe e shtrembëruar. Dhe kështu, ata janë duke krijuar këtë gjuhë zhgënjimi të kësaj neverie absolute me atë që po bënte bota e civilzuar.
Ajo gjeti aty të gjithë jetën boheme që do të paraqiste për të alternativën tjetër ndaj jetës borgjeze, nga jeta e klasës së lartë borgjeze të cilën ajo e kishte gjetur vetveten gjithmonë si një e jashtme. Dhe kështu, ajo u ndje menjehëre se, ‘këta janë njerëzit e mi’.
- Intervistuesja: Pashtë fotografinë tënde nga Man Ray.
- Peggy: A nuk është e mrekullueshme? Është e mrekullueshme. Ah, kaq e bukur.
- Intervistuesja: Doja të të pytesja çfarë po mendoje kur bëre atë fotografi.
- Peggy: Një Zot e di. Mendoj se, duhet të kem ditur që dukesha e mrekullueshme.
Artistët nga e gjithë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, po bënin rrugën e tyre në Paris a thua sikur kishte një magnet që i tërhiqte ata.
- Intervistuesja: Si ishin të gjithë këta njerëz? Si ishte Kiki?
- Peggy: Ajo kishte një pamje fantastike. Askush nuk është pikturuar aq shumë sa Kiki.
- Intervistuesja: Po, Man Ray? Kam dëgjuar se ai nuk e humbi kurrë theksin e tij nga Brooklyn, edhe pse ai vjen nga Filadelfia.
- Intervistuesja: Si ishte James Joyce? Kam lexuar rreth këndimit që ai i bënte këngëve irlandeze dhe hidhte valle…
- Peggy: Po, janë të gjitha të vërteta, po.
- Intervistuesja: Po Pound? (Erza Pound)
- Peggy: Pound, ah po e kam njohur Paund. Luanim tenis bashkë, dhe kakariste si xhel sa herë që shënonte një pikë.
- Intervistuesja: A e ke konsideruar ndonjëherë të shkosh në kolegj?
- Peggy: E konsideroj vetveten të vetarsimuar.
Kur uleshe në kafene ti absorboje surrealizëm dhe kubizëm dhe idetë e kohës.
- Peggy: Aty takova burrin tim, bashkëshortin tim të ardhshëm. Laurence Vail, i cili ishte shkrimtar dhe piktor, dhe ai i përkiste një bote shumë boheme.
Si një vajzë e re, Peggy ishte e magjepsur nga afreskët erotikë të Pompeii-t.
- Peggy: Isha e virgjër dhe doja që ta hiqja qafe virgjërinë time. Dhe për këtë e përdora Laurence Vail.
Peggi ishte 23 vjeç kur humbi virgjërinë e saj.
- Intervistuesja: A të vinte vërdallë?
- Peggy: Po. Më çoi në majë të Kullës Eiffel, ku edhe më propozoi. Dhe pastaj përfunova duke u martuar me të. Dhe kam dy fëmijë Pegeen dhe Sindbad. Ne kishin zënka të tmerrshme gjatë gjithë kohës. Dhe zënkat ishin kaq shumë dhe kaq të shëmtuara dhe kaq të çmendura dhe…
- Intervistuesja: Të rrihte me të vërtetë?
- Peggy: Po, nuk është se më rrihte edhe aq shumë. Një herë eci mbi stomakun tim katër herë. Njëherë më futi në vaskë dhe më mbajti nën ujë për një kohë të gjatë, por përveç këtyre nuk mendoj se ishte brutal me mua. Ai nuk kishte para. Ndoshta ngaqë unë isha e tmerrshme me të lidhur me paratë, ai u përpoq që të më bënte të ndjehesha inferiore ndaj tij rreth truve të mi, gjatë gjithë kohës. Dhe pas shtatë vitesh, ne u divorcuam.
- Intervistuesja: Ti ke shkruar, ‘oh, burrat gjithmonë bëhen më të mirë pas divorcit, po!’
- Peggy: Pas kësaj ai u kthye në mikun tim më të mirë. Rreshti së më rrahuri.
- Intervistuesja: Cili ka qenë burri më i rëndësishëm në jetë tënde ose a mund t’i përgjigjesh kësaj pyetje?
- Peggy: Po, ai nuk ishte një artist, por një shkrimtar. Dikush…një anglez që ka vdekur që prej 30 vitesh tani. Kam qenë shumë e lumtur me John Holms. Ai ishte i shkëlqyer. Njerëzit magjepseshin nga bisedat e tij. Ai ishte si një perëndi, si një lloj supernjeriu.
- Intervistuesja: A të donte ai ty?
- Peggy: Po, tmerrsisht shumë. Ai më udhëzonte se çfarë të mendoja dhe çfarë të bëja dhe …çdo gjë.
- Intervistuesja: Si të ka brumosur ai ty?
- Peggy: Epo, ai duhet të më kthente në një njeri serioz, më pak të parëndësishme. Ishte një sportist i mrekullueshëm. Ngjitej nëpër shkëmbinj me fëmijët e mi.
- Intervistuesja: A ishte ai i dhënë pas fëmijëve të tu?
- Peggy: Oh, po.
- Intervistuesja: Po ata, a e donin atë?
- Peggy: Po.
- Intervistuesja: Përse hoqe dore prej Sindbad? A ishte kjo për shkak se ai qëndroi me të atin dhe pastaj Pegeen qëndroi me ty?
- Peggy: Para së gjithash, mendova që, nuk do të isha në gjendje të rrisja një djalë dhe pastaj mendova se, do të ishte e drejtë që Sindbad t’ia jipja Laurence, dhe pataj nëse nuk do të kisha hequr dorë prej tij, do të më ishte dashur të hiqja dorë nga John Holms.
- Intervistuesja: Përse do të të duheshe të hiqje dorë nga John Holms?
- Peggy: Sepse gjykata nuk do të më lejonte të kisha një të dashur dhe gjithashtu të mbaja edhe djalin tim.
- Intervistuejsa: Kjo është diçka e tmerrshme, apo jo?
- Peggy: Po. Sot këto gjëra nuk ekzistojnë më.
- Intervistuesja: Kam lexuar edhe për këtë abortin gjithashtu, mendoj se, ti ke shkruar për të.
- Peggy: Kam pasur kaq shumë aborte. Mendoj se, kam bërë shtatë aborte. Shumicën e tyre i kisha me Holms.
- Intervistuesja: Përse? Nuk doje të kishe fëmijë me Holms?
- Peggy: Nuk doja të kisha fëmijë sepse nuk isha e martuar me të, që mendoj se ishte budallallëk tani, por në ato ditë kishte rëndësi.
- Intervistuesja: Po për…përse nuk divorcohej ai nga Dorothy?
- Peggy: Në fund, ai do të divorcohej nga ajo. Ishte duke u bërë gati për ta bërë këtë, por ai ishte kaq shumë i paralizuar në të gjitha përpjekjet e tij saqë nuk arrinte të bënte asgjë.
Pas pesë vitesh me Peggy-n, John vdiq tragjikisht gjatë një operacioni të vogël në kyçin e dorës. Ai kishte qenë i dehur një natë më parë dhe nuk u zgjua kurrë nga anestezia. Ai ishte vetëm 36 vjeç.
Motra e saj Benita vdiq gjatë lidnjes së fëmijës së saj kështu që Peggy ishte e trishtuar dhe e vetmuar nga humbja e saj.
- Peggy: Kam kaluar disa zhgënjime. Kam pasur një jetë shumë të trishtuar.
Mercedes Ruehl
Aktore
Edhe sot e kësaj dite nuk e kuptoj poltësisht. Ajo kishte një uri që…ishte një uri për jetën që tërheqte përkundrejt këtij trishtimi të pamundshëm. Kështu, jeta e saj seksuale ishte mënyra e saj për tu lidhur me jetën, me njerëzit.
- Peggy: Kam pasur shumë njerëz të çuditshëm. Nuk e di, mbase ngaqe mendoj se, kam qenë e vetmuar. Mendoj se, kam qenë një lloj nimfomaniake.
Ajo donte të kishte dashnorë. Gjithë të tjerët kishin të dashur, përse të mos kishte edhe ajo?
Diego Cortez
Kurotor
Nëse do të kisha një pyetje për Peggy-n, me shumë mundësi ajo do të ishte si ishte Samuel Becket në shtrat?
- Peggy: Mendoj se, bisedat e tij, mendja e tij, më shumë mundësi më magjepsën më shumë sesa çdo gjë tjetër.
Ajo është shprehur që nuk ka takuar asnjeri si Beckett-i. Ata kishin qëndruar në shtrat për katër ditë dhe i vetmi çast kur ishin ndarë ishte kur Beckett-i kishte shkuar tek dera për të marë sanduiçët që shërbimi i dhomës kishte dërguar për ta.
- Peggy: Më pëlqenin meshkujt intelektual. Më pëlqenin burrat shumë të gjatë, brunë dhe të pashëm. Por sigurisht që jo të gjithë dashnorët e mi nuk kanë qenë kështu.
Artistët…ajo i donte ata sepse ata ishin artistë, dhe jo sepse ata ishin burra seksi. Në fakt, ata ishin burra seksi…por mendoj se seksi dhe arti shkonin absolutisht dorë për dore në trurin e saj. Ajo zgjidhte djemtë e këqinj, por kjo nuk i solli asgjë të mirë.
Donald Kuspit
Historian arti dhe shkrimtar i librit ‘Fundi i artit’
Mendoj se, arti i dha kuptim jetës së saj, si edhe faktin që këta avantgardë modernë i konfirmuan asaj të njejtën ndjesi të të qenit si një lloj personi i jashtëm e veçantë, në një mënyrë të veçantë. Arti u kthey në mënyrën e saj për të gjetur veten e saj emocionalisht.
Vijon…
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.