Përgjigjja ndaj pyetjes ‘Çfarë është arti?’ është njëherësh e thjeshtë dhe komplekse. Siç do ta shikojmë, përpjekjet për ta përkufizuar artin tradicional, kanë qenë tejet të vështira, por diskutimet e sotme duhet të marrin në trajtesë edhe një kategori të re të gjerë arti. Kategoritë tradicionale përfshijnë: pikturën, imazhin dy-dimensional; skulpturën, imazhin tre-dimensional; dhe arkitekturën, artin dhe shkencën e ndërtimit për qëllime përdorimi nga njeriu. Kategoritë më të vona, duke filluar që në shekullin e 20-të përfshijnë: ‘Objektet e gjetura’, artin performativ, artin mjedisor, artin e tokës, artin e trupit, videon dhe artin dizhital dhe në botën tonë që ndryshon me shpejtësi, kategori të tjera të reja arti janë ende në zhvillim. Ka gjithashtu edhe nënkategori të artit si arti i fëmijëve, arti i realizuar jashtë në mjedis, arti i grafiteve, arti popullor/ folklorik, arti naiv dhe ai i vetmësuar, arti i mirë dhe arti i keq, arti mbrojtes, arti i bukur, arti sfidues, arti frikësues, arti fetar dhe arti politik.
Kur dikush pyet ‘A është ky art?’ në fakt, ai është duke thënë:
‘A është ky art i mirë?’ ose
‘A është art i madh?’
Këto pyetje kanë të bëjnë me estetikën, që është: cilësia e së bukurës së paraqitur në një vepër arti. Natyra e artit ka qenë një pyetje e ndërkikuar për shekuj dhe kjo është një temë që është diskutuar nga artistët, poetët, filozofët, dhe të tjerë. Këndvështrimet e tyre na kanë ofruar një kuptim më të mirë të procesit krijues, por ata nuk kanë arritur të prodhojnë një përkufizim të pranuar universalisht për artin. Në Francën e shekullit te 19-te, poeti dhe kritiku Charles Baudelaire, propozoi përkufizimin e mëposhtëm për gjenitë e artit: ‘Fëmijeri e rifituar me vullnet – një fëmijëri e pajisur me vetshprehi, me kapacitetet e njeriut dhe një fuqi analitike që i mundeson atij organizimin e materialeve masive bruto qe fëmija, ka akumuluar në mënyrë të pavullnetshme.’
Në vend të dhënies së një përkufizimi që e shikon artin si statik, Baudelaire ka përshkruar një proces dinamik krijimi, dhe për aq kohë sa arti është nje aktivitet i vazhdueshëm, Baudelaire nuk është i vetmi që e ka përqasur artin si një proces.
Në vitin 1936-të, ekspresionisti gjerman Oscar Kokoschka iu përgjigj pyetjes ‘Çfarë është arti?’ dhe tha, ‘Ai nuk është një aset në atë kuptim siç është diçka me vlerë materiale në bursë, por përpjekja e druajtur e një njeriu për të përsëritur mrekullinë që është në gjendje ta përformojë një djalë apo vajzë fshatare në çdo kohë, atë të prodhimit të jetës mrekullisht nga asgjëja.’
Në vitin 1948-të, ekspresionisti abstrakt gjermano-amerikan, Hans Hofmann e përkufizoi një vepër arti si ‘një botë më vete që reflekton shqisat dhe emocionet e vet botës së artistit.’
Në mes të shekullit të 20-të, artisti francez, Henri Matisse u shpreh se funksioni i vërtetë i artit është procesi i krijimit, që fillon nga vizioni i artistit. Artisti, sipas Matisse, ‘duhet të shikojë jetën ashtu siç e ka parë kur ka qenë femijë, dhe nëse ai e ka humbur atë cilesi, ai nuk do të jetë në gjendje të vetshprehet në një mënyrë origjinale, personale.’
Disa përkufizime, supozojnë se, imazhet vizuale reflektojnë botën reale dhe janë të dallueshme. Të tjerë, veçanërisht në dekadat e para të shekullit të 20-të, marrin në konsideratë abstraksionin jofigurativ, ku format e njohura nuk janë të dallueshme. Por shumica e përkufizimeve vlerësojnë se, një vepër arti është shprehëse në disa mënyra, edhe nëse imazhi është i dallueshem ose jo. Kjo shprehi komunikon me shikuesit dhe reflekton mbi artistin dhe kulturën që e ka prodhuar atë.
Mund të argumentohet se, nuk mund të kemi një përkufizim të vetëm të artit, duke qenë se, vet arti dhe procesi i krijimit janë një gjendje e vazhdueshme ndryshimi dhe zhvillimi. Subjekti i artit, materialet dhe kontekset e saj, dhe idetë që e frymezojnë atë, variojne pafundësisht duke e bërë të vështirë një përkufizim të vetëm për artin.
Siç është shprehur edhe dizanjeri grafik modern amerikan i shekullit të 20-te, Milton Glaser, në një nga posteret e tij ai shprehet: ‘Arti është’. Pak më konciz, por jo më shumë informues, artisti konceptual Joseph Kosuth deklaroi më 1966-të: ‘Arti është përkufizim i artit.’
***
Përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.