Klubi i Artit dhe Kultures

PJESA 2 PEGGY GUGGENHEIM: E VARUR NGA ARTI

Arti i madh është i pavdekshëm Dokumentar i BBC 2015

JETA E HERSHME: NJU JORK 1898-1921

Të dyja palët e familjes së Peggy-t vinin dhe e kishin filluar aktivitetin e tyre si shitës ambulant, me të vërtetë duke shitur gjëra derë më derë. Në rastin e familjes së nënës së saj, Seligman-ët ata u futën në sektorin bankar. Dhe familja e babait të saj, Guggenheim-ët, vijuan rrugën e tyre në miniera. Dhe brenda 50 vitesh ata përparuan nga shitja derë më derë, në zotërimin e kësaj pasurie të jashtëzakonshme.

Edhe pse Guggenheim-ët u bënë më të pasur sesa Seligman-ët, Seligman-ët i shikonin ata me përçmim sepse ata kishin ardhur pas tyre. Nëna e saj Florette, ishte fëmija më e vogël e James Seligman-it dhe ata ishin që të gjithë tejet eksentrikë. Florette e përsërise çdo gjë tre herë.

  • Peggy: Ajo mbante tre ora.
  • Intervistuesja: E pabesueshme, a mbante ajo tre pallto?
  • Peggy: Po, ajo e bënte çdo gjë tre herë. Me shumë mundësi, Frojdi mund të ketë një shpjegim për këtë.

Dajat dhe xhaxhallarët e Peggy-t, ishin që të gjithë me këmbë në ajër. Një teze tjetër, Fanny, i këndonte të gjitha frazat e saj. Kështu, ajo do të mbërrinte në shtëpinë e dikujt dhe do të thoshte: ‘Përshëndentjeeee, erdhaaa!’ Burri i saj acarohej aq shumë prej saj, saqë njëherë u përpoq ta vriste me një shkop bejsbolli. Dhe duke qenë se, kjo nuk funksionoi, ai mbyti veten në rezervuarin e qytetit të Nju Jorkut.

Ben (Benjamin Guggenheim), babai i Peggy-t, ishte tejet i ngritur në kohën kur lindi Peggy. Ajo kishte dy motra, Benita dhe Hazel dhe ajo e adhuronte Benitan.

  • Peggy: Nuk kisha njerëz të tjerë.
  • Intervistuesja: A nuk ftonte nëna jote vajza të tjera të vogla për të luajtur me ty?
  • Peggy: Kurrë.

Ata jetonin si mbretër. Ata kishin karroca të bukura, pallate (shtëpi të mëdha) në ‘Fifth Avenue’, dado, shërbëtorë me bollëk. Joseph Seligman, ishte një mik i madh i Ulysses S. Grant dhe ai e argëtonte atë.

  • Peggy: Ishte një jetë shumë borgjeze…shumë e mërzitshme.

Vëllezërit Guggenheim, përveç të qenit të njohur për mprehtësinë e tyre financiare dhe paratë, ishin gjithashtu të njohur për lidhjet e tyre jashtëmartesore të shumëfishta.

  • Peggy: Kam qenë shumë e parakohshme. Njëherë i thashë tim eti në tavolinë, ‘Duhet të kesh të dashur sepse ti del çdo natë.’ Dhe për këtë, më dëbuan nga tavolina e dhomës së ngrënies, dhe shkova dhe u fsheha në dhomën e ndenjes, poshtë pianos dhe qava. E adhuroja tim atë. Kur vinte në shtëpi, fishkëllente teksa ngjitej nëpër shkallë, dhe pastaj unë vrapoja për tek ai.

Kur Ben Guggenheim u fondos bashkë me Titanikun dhe vëllezërit e tij shkuan të shikonin se kush ishte shpëtuar në Carpathia, doli që ishte e dashura e tij, e cila ishte paguar nga Guggenheim-ët që të mos fliste.

  • Intervistuesja: Duhet të kesh qenë jashtëzakonisht e tronditur kur ai (i ati) u fundos me Titanikun?
  • Peggy: Po.
  • Intervistuesja: A u zemërove për faktin që babi yt nuk u përpoq më shumë për të shpëtuar vetveten? Ai ia dha dikujt tjetër jelekun e tij të shpëtimit.
  • Peggy: Si mund të isha e zemëruar me të. Ai bëri një xhest shumë fisnik.

Peggy ishte vetëm 13 vjeç kur i vdiq i ati.

  • Intervistuesja: Në autobiografinë tënde kam lexuar kur se ke qenë fëmijë, se ke vuajtur nga një depresion i tmerrshëm.
  • Peggy: Pësova një krizë nervore, isha e shqetësuar gjatë gjithë kohës. Ime më nuk më ngushëllonte dot.
  • Intervistuesja: A mund të thuash që nëna jote ishte një nënë e mirë?
  • Peggy: Mendoj se, nuk ka pasur asnjë nënë të mirë në ato kohë.
  • Intervistueja: A kishte ajo ndonjë kontroll mbi ty apo ti bëjë atë që doje?
  • Peggy: Jo, ajo kishte shumë pak kontroll mbi mua. Ime më më çmëndte fare. Ajo ishte e nervozuar gjatë gjithë kohës, dhe më mërziste shumë, ishte e tmerrshme. Im atë kishte një pasuri që e humbi. Unë nuk e kam konsideruar asnjëherë veten një Guggenheim të vërtetë pas kësaj. Unë isha shumë e varfër krahasuar me xhaxhallarët e mi. Ata ishin kaq çmendurisht të pasur, ndërsa unë kisha vetëm 450,000 dollarë amerikanë.

John Richardson

Historian arti dhe biografi i Picassos

Ajo nuk ishte një Guggenheim e pasur. Njerëzit mendonin se ajo ishte, por ajo nuk ishte fare e tillë siç ishte shumica e Guggenheim-ëve të tjerë.

Nicky Haslam

Dekorues i brendshëm dhe shkrimtar

Epo, mendoj se, të ishe një Guggenheim e varfër ishte diçka relative. Ajo nuk ishte në asnjë lloj mënyre e varfër.

Edmund White, Shkrimtar

Unë e takova për herë të parë Peggy Guggenheim…në vitet 1970-të…në fillim të viteve 1970-të. Më pëlqeu sepse deri diku më vinte keq për të. Kishte një lloj vulnerabiliteti tek ajo. Ajo kishte një theks shumë të çuditshëm, dhe njeherë i thashë asaj, ‘Ku e ke gjetur këtë theks të çuditshëm të të folurit?’ dhe ajo më tha, ‘Ishte një shkollë në rrugën West 72 ku shkuan nëntë prej nesh dhe ne ishim që të gjitha vajza hebreje super të pasura dhe ne që të gjitha mësuam që të flisnim në këtë mënyrë dhe ne ende e bëjmë këtë kështu.’

Peggy-t i pëlqente që t’i shokonte njerëzit dhe që të ishte në qendër të vëmendjes. Ajo njëherë rruajti vetullat e saj kur ishte në shkollë dhe kjo u bë shkak për bujë sepse ishte diçka shumë avatgarde dhe kështu, Peggy ka qenë gjithmonë një rebele.

Supozohej që ajo do të trashëgonte para dhe do të martohej me dikë që gjithashtu do të trashëgonte para. Dhe ajo, në një fare pike diku herët në jetën e saj, vendosi që ajo vetë nuk do të ishte e tillë. Kur ajo ishte në të 20-tat e hershme të saj ajo shkoi që të punonte në një librari ‘Sunwise Turn’.

Në moshën 21 vjeçare, Peggy u ekspozua për herë të parë ndaj artsitëve, shkrimtarëve dhe ideve të avatgardës evropiane.

  • Peggy: Më kanë konsideruar gjithmonë një fëmijë të tmerrshëm të familjes Guggenheim. Mendoj se, kam qenë si një dele e zezë dhe nuk bëja asnjëherë asnjë gjë që të ishte diçka e mirë. Mendoj se, e kam çuditur!
  • Intervistuesja: Pastaj përfundove në Paris…
  • Peggy: Po.
  • Intervistuesja: A ndjeheshe një vajzë e humbur në kërkim të diçkaje për të mbushur jetën tënde?
  • Peggy: Oh, po.

Vijon…

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë