SFIDAT KYÇE
Në vijim të Pjesës 1 të serisë së Dixhitalizimit në industrinë e (ri)sigurimit, tani ne do të marrim në konsideratë se cilat mundësi potenciale janë të disponueshme për operatorët e industrisë dhe se si këto entitete mund ta kthejnë në avantazhin e tyre zhvillimet teknologjkike më të fundit.
Siç e vumë re në Pjesën 1, kjo epokë e re dixhitalizimi paraqet disa sfida. Megjithatë, me zbatimin e duhur, dixhitalizimi gjithashtu do të ushqejë inovacionin duke reduktuar potencialisht kostot në këtë sektor. Më poshtë do të gjeni disa mundësi kyçe që po shfaqen për (ri)siguruesit/ndërmjetësit.
Krijimi i Vlerës për Konsumatorët
Dixhitalizimi ka shkaktuar reduktimin e kostove për (ri)siguruesit, specifikisht lidhur me mënyrën se si përpunohen, trajtohen dhe zgjidhen dëmet. Përparimet teknologjike janë të tilla saqë mundësojnë mbledhjen e informacionit në kohë reale dhe përdorimin e tyre për përpunimin dhe zgjidhjen e dëmeve shumë më shpejt sesa ç’është bërë më parë në rastin e sistemeve manuale. Të gjitha këto duhet të kontribuojnë në reduktimin e kostove për të dy siguruesit dhe të siguruarit.
Tani më shumë sesa kurrë, siguruesit (dhe risiguruesit në një nivel të dytë) janë duke mbledhur të dhëna specifike për shëndeitn e njerëzve, zakonet e drejtimit të automjeteve, sigurinë e shtëpisë etj. Rrjedhimisht, ka një mundësi për krijimin e policave të sigurimit të pahomogjenizuara që janë specifike ndaj sjelljeve dhe profilit të riskut të individëve. ‘Insurance Europe’ i kanë bërë jehonë kësaj pike duke vënë në dukje se, “siguruesit me miratimin e klientëve të tyre mund t’i përdorin të dhënat e mëdha për monitorimin e shëndetit të tyre dhe ofrimin e këshillave mbi stilin e jetesës dhe shëndetin e tyre”.
Kur ne flasim rreth profilit të riskut, kjo nuk do të thotë një profil risku i bazuar në disa karakterisitika të zakonshme me njerëz të tjerë, p.sh., mosha, gjinia, etj. Tani profilet e riskut duhet të marrin në konsideratë shumë më shumë sesa kaq. Për shembull, shoferët më të rinj me shumë gjasa do të paguajnë prime më të larta sigurimit bazuar në asgjë më shumë sesa një besim i zakonshëm se ata janë më të rrezikshëm gjat drejtimit të automjeteve të tyre. Dixhitalizimi dhe teknologjia mund të sigurohen që jo çdo shofer i ri të mos ‘penalizohen’ se janë të rinj. Zakonet e drejtimit të automjeteve mund të analizohen vazhdimisht dhe, në teori, primet mund të reagojnë në kohë reale ndaj zakoneve të vazhdueshme të drejtimit të automjeteve nga një shofer specifik.
Një model i ri biznesi?
Teknologjia po aftëson efektivitetin e (ri)siguruesve për ndryshimin e modelve të tyre të biznesit plotësisht. Më përpara siguruesit ishin të përfshirë në mbrojtjen e riskut. Tani, me përparimin e dixhitalizimit dhe të teknologjisë, siguruesit po zhvendosen drejt një modeli nga mbrojtja e riskut deri tek parandalimi. Në industrinë e sigurimeve motorrike, është parashikuar që primet e sigurimit mund të bien deri në 25% në 5 vitet e ardhshme si rezultat i zbatimit të sistemeve të përhapura të sigurisë dixhitale.
Ndryshimi i rolit të siguruesve po shikohet që tani. Ne po shikojmë gjithnjë edhe më shumë një rritje të “oreksit” të siguruesve të cilët po asistojnë konsumatorët në parandalimin e riskut. Disa sigurues kanë prezantuar, si pjesë e paketave të tyre të sigurimit të shtëpisë, teknologji të tilla si sensorët në distancë për parandalimin e hyrjeve të paautorizuara nga njerëz të jashtëm në shtëpi. Këto janë simptomat për të kuptuar se ku po shkon industria. Tani nuk pritet më që siguruesit të shkruajnë polica dhe thjesht t’i dokumentojnë ato deri kur të nevojiten. Në të ardhmen, siguruesit do të pritet që të punojnë me të siguruarit për reduktimin e risqeve kundër të cilave ata janë siguruar. Në këmbim, kjo do të ulë çmimin e primeve të të siguruarve dhe të pakësojë shpeshtësinë e pagesave për të siguruarit.
Këto vëzhgime të vazhdueshme dhe live të zakoneve të të siguruarve lehtësojnë procesin e largimit nga policat vjetore tradicionale të sigurimit. Konsumatorët kërkojnë më shumë mbulim të përditësuar dhe është mandati i siguruesve/ndërmjetësve për t’u përshtatur me këtë. Dixhitalizimi mund të lehtësojë një proces më të efektshëm, duke i mundësuar konsumatorët në shmangien e plotësimit të pyetësorëve përsëritës të cilët rrallë ofrojnë të njëjtin nivel të dhënash që mund të arrijnë teknikat moderne të mbledhjes së të dhënave.
Diçka shkurt mbi dixhitalizimin
Dixhitalizimi do të jetë një faktor kryesor përcaktues në progresin që duhet të bëjë industria e (ri)sigurimit në vitet që do të vijnë, dhe impaktet e tyre që tani kanë korrur vëmendje. Vëmendja e (ri)siguruesve/ndërmjetësve duhet të fokusohet mbi se si duhet të mblidhet informacioni në mënyrë të sigurt dhe se si do të përdoret ky informacion për të krijuar vlerë të shtuar për konsumatorët. Nëpërmjet krijimit të vlerës për të siguruarit, do të reduktohen kostot, dëmet do të jenë më pak të shpeshta dhe roli i siguruesve me shumë mundësi do të zhvendoset nga mbrojtja e riskut tek parandalimi i riskut.
Pika kyçe është se dixhitalizimi duhet përqafuar, por në pajtueshmëri me rregulloret. Për shembull, konsumatorët që po dorëzojnë të dhëna që grumbullohen nga një teknologji që mund të vishet (si byzylykët e dorës) tek kompanitë e sigurimit presin që primet e tyre të reflektojnë statusin e tyre shëndetësor dhe që polica(t) e tyre do të personalizohen sipas nevojave të tyre specifike. Ndonëse kjo paraqet një mundësi të madhe për siguruesit (p.sh., një analizë më të mirë të sjelljeve dhe mundësinë që siguruesit t’i vendosin më mirë çmimet e risqeve), është gjithashtu një sfidë për t’u siguruar që këto të dhëna të përdoren për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur. Ndërlikimet për (ri)sigurueist/ndërmjetësit janë reale, duke përfshirë pagesat (deri në 20,000,000 euro ose 4% të fitimeve vjetore globale totale, riskun e lidhur me reputacionin dhe çështjet gjyqësore nga individë të cilëve u janë shkelur të drejtat.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
- VIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur
- SIGAL UNIQA, mes Top 100 kompanive në Shqipëri/ E para në sigurime
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.