Kur konsiderohet art një punim artizanal? Njerëzit të cilët kanë bërë atë që ne e quajmë sot art, ndonjëherë u jipej statusi i zejtarëve, në disa periudha të historisë. Gjatë mesjetës, njerëzit që skalitnin skulptura dhe që krijonin dritare xhami me ngjyra për katedralet, shikoheshin si zejtarë dhe artizanë, më shumë sesa si artistë. Ne nuk dimë as emrat e mendjendriturve të dorëshkrimeve mesjetare apo punuesit e sixhadeve; duke qenë se shumë pak piktorë ose sukulptorë i nënshkuranin veprat e tyre në mesjetë. Shumica e tyre është anonime. Në Greqinë klasike, në të kundërt, artistët i nënshkruanin veprat e tyre dhe diskutoheshin nga historianët si individë, duke reflektuar statusin e tyre si artistë. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë Rilindjes, koha nga e cila janë bërë më shumë të njohura biografitë e artistëve. Por në mesjetë, nocioni i artit si një formë e ndryshme artizanati nuk ishte i pranishëm. A mos do të thotë kjo që ne nuk duhet t’i konsiderojë katedarlet madhështore të Evropës si art?
Dallimi i artistit nga artizanët, në përfytyrimin kulturor, nuk do të ndodhte deri rreth vitit 1300-të, me agimin e Rilindjes. Me zhvillimin e periudhës përgjatë shekullit të XVI-të, nocioni i gjenialitetit artistik ishte i pranishëm dhe statusi intelektual i artistit, veçanërisht atë që ishin edukuar si zotërinj, u lartësua. Duke reflektuar statusin e tyre si ‘artistë’, piktorët, skulptorët dhe arkitektët e Rilindjes – si ato të Greqisë antike – i nënshkuan veprat e tyre.
Akademia Franceze e Pikturës dhe e Skultpturës
Kategoritë e subjekteve në art, gjithashtu janë vlerësuar në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme. Në Francën e shekullit të XVII-të, nën Luigjin e XIV-të, për shembull, u themelua Akademia Franceze e Pikturës dhe e Skulpturës, me qëllim rregullimin e arteve. Midis rregullave të saj, ishte edhe një hierarki subjekesh; ku më e rëndësishmja ishte ajo e sakramenteve të krishtera. Më pas, në rend zbritës sipas rëndësisë, erdhi edhe historia e pikturës, gjinia (aktivitetet e përditshme), peisazhet, dhe natyrat e vdekura. Dikush mund të mendojë, çfarë do të mendonin Luigji i XIV-të dhe oborrtarët e tij mbi pishuarin, lopatën dhe varësen e kapeleve të Duchamp-it, apo për Kutitë Brillo të Warhol-it.
Në Anglinë e shekullit të XIX-të, me ngritjen e Lëvizjes për Artet dhe Zejtarinë, u rishfaq çështja e zejtarisë kundrejt artit. Për William Morris (1834-96), udhëheqës i lëvizjes, një artizanat (që është, prodhimi mjeshtëror i një objekti qeramike, xhami, apo metali, sixhadesh apo endja e leshit), mund të ishin produkte të bukura me cilësi estetike – rrjedhimit, sipas disa filozofëve, një vepër arti. Morris, përcaktoi më tej zejtarinë si të dobishme, duke cituar si shembull letrën e murit. Ai besonte se, zejet duhet të jenë njëherësh të dobishme dhe të bukura, gjë që do të hapte rrugën për letrat e murit dhe dekoracionet e tjera estetike në shtëpi që të konsiderohen produket artistike. Nga një kënd deri diku i ndryshëm, një koment korrespondues është bërë nga heroi i Saint-Exupery, Princi i Vogël: ‘Është shumë e dobishme, duke qenë se, është e bukur’.
Fotografia (fjalë për fjalë ‘të vizatosh me dritë’), ishte një tjetër zhvilli i shekullit të XIX-të që ndikoi tek njëherësh tek artet pamore, veçanërisht tek piktura, dhe që iu desh të luftonte për pranimin në statusin e artit. Me zhvillimin e teknologjisë, për rregullimin e imazheve në mënyrë të përhershme, fotografët, të cilët bazoheshin tek mjeti i filmit, u përdorën për portrete, modë, shkencë dhe industri, dokumentim dhe gazetari, antropologji, dhe kështu me rradhë. Por në vitin 1839-të, doli një artikull në ‘New Yorker’ që vlerësonte se ‘fotografia do t’i zinte frymën artit’, dhe në fillim të vitit 1850-të u ngrit edhe pyetja specifike, ‘A është fotografia art?’
Fotografitë nuk ishin bërë drejtëpërdrejtë nga duart e artistit, dhe kështu, u argumentua, se ato ishin thesht produkte mekanike dhe jo artistike. Në dekadat e hershme të shekullit të XX-të, fotografi surrealist Man Ray mbrojti fotografinë, duke theksuar se, fotografia është një mjet i ri që e zgjeron edhe më shumë fjalorin e artistit. Por duke qenë një hokatar dadaist, Man Ray, gjithashtu, edhe u tall me këtë pyetje; ai shkroi esenë ‘Fotografia mund të jetë art’ dhe dy libra – një të titulluar ‘Fotografia nuk është art’ dhe një tjetër ‘Arti nuk është fotografi’.
Sot fotografia, është një formë arti e mirëthemeluar. Jo vetëm që ajo konsiderohet formë arti në të drejtën e vet, por me evoluimin e teknologjisë, tani ajo është gjithashtu edhe baza e videove dhe të imazheve dixhitale. Artistët pamo,r janë duke i zgjeruar subjektet, mjetet e tyre të komunikimit dhe teknikat e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Shembulli i fotografisë ilustron faktin që nuk janë vetëm stilet dhe shija ato që ndryshon; por gjithashtu edhe teknologjia, dhe kjo ndikon edhe tek mjetet e komunikimit, imazhin, dhe në qasjen ndaj artit.
***
Përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.