Arti i madh është i pavdekshëm Dokumentar i BBC 2015
A mendon se ka qenë një jetë e çmendur?
Padyshim! Ka qenë e gjitha për artin dhe dashurinë.
Ndërmjet viteve 1978-1979, Peggy Guggenheim dha atë, që më pas, do të ishte intervista e fundit e jetës së saj, për biografinë e saj nga saj Jacqueline B. Weld: ‘Peggy: Kokëforta Guggenheim’. Për një kohë të gjatë mendohej se, kasetat e kësaj interviste kishin humbur. Unë i gjeta ato në bodrumin e Jacqueline-s ndërsa po merresha me këtë film dokumentar. Ato nuk janë dëgjuar kurrë më parë.
- Intervistuesja: Ti ke thënë gjithmonë se arritja jote më e madhe ishte zbulimi i Pollock-ut.
- Peggy: Po, kështu mendoj.
- Intervistuesja: Po koleksioni yt?
- Peggy: Ai është arritja ime e dytë më e madhe.
- Intervistuesja: Unë e di që ti ke dhënë ekspozita të mëdha për artistë si Hans Hofmann, Clyfford Still, Baziotes, Motherwell, Rothko dhe Pollock.
Unë mendoj se, ajo ka qenë më shumë krenare me arritjen e saj me Pollock-un, sepse askush nuk besonte tek Pollock-u kur ajo besoi tek ai. Ajo e filloi me një çantë pikturash shumë të përziera dhe sa më shumë kohë që kalonte, aq me më shumë zgjuarsi blinte edhe ajo. Në fund, ajo dukej me të vërtetë që e dinte se çfarë ishte duke bërë.
- Intervistuesja: Mua më duket se ti ke një intuitë për talentet, madje edhe përpara se ai të jetë realizuar.
- Peggy: Po, ndoshta. Mendoj se, interesi im për artin modern filloi që në çastin kur hyra në kontakt me të. Siç e dini tashmë, unë u bëra tërësisht e varur nga arti dhe deri në një farë mase nuk shpëtoja më dot prej stij.
Ajo kërkonte që të kthej në personazhin që ajo dëshrionte që të ishte dhe arti ishte mjeti i saj për ta arritur këtë. Ajo e donte artin si një pasyrë që reflektonte vetçuditshmërinë e saj. Është një karrierë shumë e përmbushur, të qenit e përfshirë me surrealistët dhe pastaj me ekspresionistët abstrakt. Kështu, ajo e nis në një vend dhe përfundon në një vend tjetër. Ajo është një personazh lidhës.
Zëri i Robert Motherwell
‘Nuk të duhet të pikturosh një figurë në mënyrë që të mund të shprehësh ndjenjat njerëzore’.
Zëri i Jackson Pollock
‘Arti modern është duke funksionuar, apo jo?…dhe ai është duke shprehur një botë të brendshme.
- Intervistuesja: A mendon se ka qenë një jetë e çmendur?
- Peggy: Padyshim! Ka qenë e gjitha për artin dhe dashurinë.
Sipas Alberto Giacometti-t
Medoj se, ajo ia ka dalë jashtëzakonisht mirë për dikë që nuk ka pasur asnjëherë ndonjë trajnim historik mbi artin, e cila nuk kishte një lloj shijeje të lindur, apo dhunti për gjërat, por që kishte një pasion për ta përdorur artin për të promovuar vetveten dhe për ta kthyer vetveten në një personalitet, në një yll. Për shkak të mungesës së saj të bukurisë ajo nuk do t’ia dilte kurrë si një sirenë apo si një figurë shoqërore e dëshirueshme dhe e hijshme. Por ajo ia doli si koleksioniste dhe si një lloj koleksionisteje që nuk kishte ekzistuar më parë.
Peggy, duke qenë si një lloj narciziste, ishet absolutisht e kënaqur nga ideja e të pasurit një biografe. Ajo më quante ‘miken e saj të fundit të madhe’ dhe kur njerëzit telefononin pasditeve ose kur vinin që ta takonin, ajo do të thoshte ‘Jam me biografen time!’
Znj. Weld intervistoi mbi 200 subjekte për libirn e saj, i cili u publikua për herë të parë në vitin 1986.
Peggy më tërhoqi për shkak të eksentricitetit të saj dhe ajo kishte një familje mrekullisht të larmishme.
Vijon…
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.