Arti është një nga format e shprehjes më të rëndësishme dhe më të dobishme të civilizimit njerëzor. Veprat e artit reflektojnë krijmtarinë, aftësinë, dhe talentin e individëve dhe të kulturave të tëra. Arti na ofron burime bukurie, sfida intelektuale ndryshimesh dhe zhvillimesh dhe një perceptim formal dhe artistik. Ashtu si, aftësia për të lexuar dhe shkruar, arti dallon rracën njerëzore nga speciet e tjera që ekzistojnë në tokë dhe se kategoritë e formave të artit dhe idetë që i frymëzojnë ato janë të shenjta.
Ky libër, merret me artet pamore kryesore – pikturë, skulpturë dhe me arkitekturën – dhe me format më të reja të artit si instalacionet dhe videot. Temat artistike, disa të cilat jane universale dhe që hasen në të gjithë botën dhe disa të tjera të cilat janë specifike të një kulture të veçantë ose të një kohe të veçantë në histori, trajtohen përgjate tekstit.
Veprat e artit, janë reflektime të artistëve që i prodhojnë këto vepra duke na ofruar mundësinë për të parë nga afër karakterin individual të artistëve që i prodhojnë këto vepra si edhe procesin e krijimit. Arti si një lente që na mundëson të shikojme nga afër një kulturë, veprat e artit si të tilla janë të paçmueshme.
Çfare na thonë pikturat e shpellave rreth njerëzve parahistorikë?
Çfarë na thotë një piramidë kolosale rreth Egjiptit të lashtë?
Çfarë na thonë skulpturat me përmasat e një njeriu të gjallë dhe format e idealizuara të skulpturave të Greqisë klasike, rreth Greqisë së shekullit te 5-të përpara Krishtit?
Si u kthye Greqia klasike në një themel të qyteterimit perëndimor?
Përse dominon edhe në ditet e sotme tradita klasike?
Përse disa kultura prodhojnë portrete, perisazhe, dhe piktura të natyrave të vdekura, ndërsa kultura të tjera nuk e bëjnë këtë?
Si ndikojnë veprat e artit në përforcimin e pushtetit të sunduesve?
- Hyrje në art
Në udhëzuesin për fillestarët, mund të mbulohen vetëm disa nga mënyrat sesi mund t’i përqasen shikuesit subjektit të gjerë të artit, dhe se çfarë na mësojnë ato rreth vetes, historisë dhe kulturës sonë. Krijimi i artit, ashtu si, shpikjet e reja shkencore, kërkon mendim të pavarur analitik dhe largpamësi dhe kjo shpjegon faktin përse artistët arrijnë të shikojnë disa të vërteta përpara se ato të jenë të qarta për shumicën e njerëzve.
Për shembull, veprat e shumë artistëve gjermanë të cilët punuan ndërmjet viteve 1900-të dhe 1939-të, tregojnë se, ata e kishin kuptuar pashmangshmërinë e Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore përpara se publiku i gjerë të kuptonte se çfarë mund të ndodhte. Duke qenë se, veprat më të mëdha të artit shpesh reflektojnë faktin se, një artist është më shumë i intonuar me mjedisin e tij kulturor sesa publiku i gjerë, ka bërë që ata të shkaktojnë kundërshti dhe debate të mëdha. Duke bërë këtë, shpesh reagimet ndaj veprave të artit variojnë nga urrejtja deri në vandalizëm. Proverbi ‘edhe nipi im 6-të vjeçar mund ta pikturojë atë,’ reflektojnë një keqkuptim të asaj që është e re dhe e panjohur, veçanërisht lidhur me abstraksionin, por kundërshtimet mund të ndodhin edhe për shkaqe politike, madje edhe për arsye irracionale. Duke qenë se, imazhi ushtron një forcë të fuqishme mbi shikuesin, ato mund të provokojnë vlerësim, por të jenë gjithashtu edhe burim keqkuptimi, ose tërbimi, duke e bërë të rëndësishme të dimë se si ta lexojmë një imazh si edhe të vlerësojmë përgjigjjen ndaj saj.
Artet pamore, përbëjnë një lloj gjuhe, një mjet komunikimi brenda gjeneratave si edhe ndërmjet të shkuarës dhe të së tashmes. Të kuptuarit e gjuhës kërkon nivele të ndryshme përqasjeje ndaj një vepre arti. Ne mund t’i qasemi një imazhi, një ndërtese, ose një instalacioni formalisht – që do të thotë, në lidhje me elementët e saj formalë: linjën, formën, hapësirën, ngjyrën, dritën dhe errësiren – duke marrë në konsideratë ndikimin e saj estetik mbi shikuesit. Elementët formalë përbëjnë stilin, i cili konsiston në ngjashmëri të cilat e bëjnë të dallueshme një vepër arti nga një tjetër. Kuptimi narrativ i një vepre arti mund të nxirret nga konteksti dhe historia e saj, si edhe duke kuptuar kuptimin e saj të brendshëm. Të jesh në gjendje ‘ta lexosh’ dhe interpretosh imazhin e nje vepre arti mund t’ju ndihmojë të nxirrni kuptimin e saj në shumë nivele. Ajo mund të na ofrojë simbolikën e brendshme që artisti po përpiqet të na komunikojë. Perforcimi i nivele të ndryshme të të kuptuarit të një vepre, është procesi sipas se cilit është arritur një vepër arti dhe me çfare është bërë ajo. Shpesh materiali i veprës jep kuptimin e saj. Për shembull, në botën antike guri nënkuptonte pushtet dhe qëndrueshmëri sepse ai rezistonte më gjatë se të gjithë materialet e tjera me peshë më të lehtë, dhe si rezultat guri ishte shpesh materiali i preferuar për paraqitjen e figurave mbretërore dhe perandorake. Por në kohën e instalacioneve të përkohshme, në mjediset e jashtme të hapura të shekullit të XX-të dhe XXI-të të Christo dhe Jean Claude, materialet e tyre janë të riciklueshme dhe pas heqjes së tyre, vendet ku ato janë vendosur kthehen në gjendejn e tyre natyrale.
Të gjitha civilizimet kryesore kanë prodhuar një histori arti, në të cilen forma dhe përmbajtja evolojnë me kohen. Në disa pika kohore, arti perëndimor është ndikuar nga arti i kulturave të tjera, veçanërisht si rezultat i udhëtimit, tregtisë dhe kontakteve diplomatike ndërmjet kombeve. Filozofët, kritikët e artit, poetët, historianët dhe të tjerë janë përpjekur, përgjate shekujve, që ta përkufizojnë artin. Por pavarësisht rëndesisë thelbësore të veprave të artit në historinë e civilizimit njerëzor, ka qenë e vështirë të prodhohet një konsensus universal se çfarë është arti. Përpjekjet për ta përkufizuar artin nga Platoni deri në ditët e sotme, janë ndikuar nga paragjykimet personale, preferencat estetike, dhe konteksti kulturor i shikuesit. Ndoshta te gjithë biem dakord per diçka, të gjitha veprat e artit duan të shprehin diçka, edhe nëse e pëlqejnë atë apo jo, dhe se shpesh kjo gjë na ndihmon që të kuptojmë vetveten dhe historinë tonë.
***
Përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.