Përfitimet dhe kundërindikacionet e ultratingujve mbi shëndetin tonë
Përse përdoren ultratingujt në mjekësi? Çfarë janë ultratingujt me saktësi, përse janë ato të dobishme dhe, mbi të gjitha, nëse ato kanë apo jo pasoja potencialisht të dëmshme për shëndetin njerëzor?
Çfarë janë ultratingujt?
Shkurtimisht, ultratingujt janë valë akustike me një frekuencë më të madhe sesa 20 KHz (20,000 Hertz), që do të thotë, të padëgjueshme për veshin njerëzor. Përdorimi i ultratingujve mbi trupin e njeriut është i mundshëm sepse ultratingujt penetrojnë në sistemin biologjik (në një thellësi reciprokisht proporcionale ndaj frekuencës së valëve dhe vala shkarkohet/çlirohet aty. Ky “shkarkim/çlirim” ka efekte në ndryshme mbi organizimin dhe përdoret jo vetëm në diagnozë, por gjithashtu për të trajtuar patologjitë ortopedike dhe muskulare, në fizioterapi dhe madje edhe në mjekësinë estetike.
Ultratingujt: Ekografia
Një nga përdorimet të njohura më shumë të ultratingujve është përdorimi i ultratingujve në investigimet me ultratinguj. Ultratingulli saktësisht është një teknikë diagnostikuese që bazohet në “jehonat” e gjeneruara nga ultratingujtë që përshkojnë një fushë biologjike (rrjedhimisht, një organ ose një ind). Teknika e ultratingujve përdoret në radiologji, në obstetri dhe në kirurgji.
Në fakt, kjo teknikë diagonostikuese lejon investigimin e atyre që quhen “inde të buta”. Për shembull, pas një problemi në gjymtyrë, dokori mund t’ju kërkojë të bëni të dyja, rrezet X (të cilat nuk na lejojnë të shikojmë pjesët e buta) dhe ultratingujt, të cilat mund të na japin deri në një fotografi të indit. Ultratingujt varen shumë nga profesionalizmi dhe aftësitë e operatorit të ultratingujve: për ta thjeshtëzuar mund të themi se radiografia është objektivi, ndërsa një rezultat i mirë ultratingujsh është ngushtësisht i lidhur me aftësitë manuale dhe, mbi të gjitha, me interpretimin e saktë të stafit profesional që e performon atë.
Ultratingujt: Terapia ortopedike
Ultratingujt përdoren gjithashtu si një terapi reale, veçanërisht në fushën ortopedike. Por jo vetëm për këtë; me terapinë e ultratingujve arrihen gjithashtu edhe rezultate të shkëlqyera në mjekësinë estetike. Rrjedhimisht, terapia e ultratingujve, është një teknikë terapeutike që përdor pikërisht veprimin e valëve me tingull (ultratingujt) në një fushë biologjike (në trup). Fuqia e valëve është në aftësinë e tyre për të penetuar në thellësi të indeve. Valët e përdorura në terapinë e ultratingujve kanë një frekuencë ndërmjet 750 KHz dhe 3 MHz: sa më e lartë të jetë frekuenca, aq më pak thellë penetron vala. Rrjedhimisht, zgjedhja e llojit të duhur të frekuencave ndryshon sipas organit dhe indit që do të trajtohet dhe sipas llojit të terapisë së kërkuar.
Ultratingujt në fizioterapi
Rrjedhimisht, terapia e ultratingujve është një teknikë e zgjedhur gjithashtu edhe në fizioterapi. Nv fakt, rrezatimi me ultratinguj gjeneron një efekt të ngjashëm me një masazh mikro (buton mekanik) dhe gjithashtu edhe një efekt termik, duke nxehur në thellësi. Kjo përzierje veprimesh siguron lehtësimin e shkëmbimeve qelizore dhe ndërqelizore. Trajtimi me ultratinguj mund të kryhet në dy mënyra: në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe jo të drejtëpërdrejtë. Metoda më e përdorur është ajo e kontaktit të drejtëpërdrejtë: një xhel i përçueshëm aplikohet tek koka e pajisjes dhe në zonën që do të trajtohet. Më pas, koka e pajisjes manovrohet me lëvizje të ngadalta rrethore. Megjithatë, trajtimi me kontaktin jo të drejtëpërdrejtë, performohet në ujë. Rrjedhimisht, përfitimet e ultratingujve mund të shikohen në nivele të ndryshme. Terapia është analgjezike (për të luftuar dhimbjen), anti-ngjitjen e indeve, si bio-stimulues në nivel qelizor dhe si relaksues muskujsh (duke çkontraktuar muskujt).
Kundërindikacionet e ultratingujve
Ultratingujt janë të sigurt, por gjithsesi ka disa kundërindikacione. Për shembull, valët e tingujve nuk mund të përdoren në zona afër zemrës nëse vuani nga mikrokardi. Në mënyrë të ngjashme, ultratingujt nuk mund të përdoren afër organeve seksuale, palcës së kockës, në praninë e neoplazmave dhe të termociteve. Gjithashtu është mirë që të shmangim aplikimin e ultratingujve tek fëmijët dhe adoleshentët, si edhe për personat që vuajnë nga osteoporoza pasi ato mund ta përkeqësojnë dekalcifikimin e kockës).
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.