Cila është rruga më e mirë drejt një jetë të shëndetshme? Një puthje dhe të paktën tetë përqafime në ditë! 5 arsyet përse puthjet dhe përqafimet janë kaq të mira për shëndetin dhe psiqikën tonë.
Sigurisht që, në kohë distancimi social, ne nuk do të puthemi me njerëz të tjerë rastësisht apo thjesht t’i hidhemi në krahë kujtdo. Por në një rreth të ngushtë njerëzish të dashur që do të thotë familja, partnerët dhe fëmijët tanë. Prekja dhe afria fizike vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Këtu, do t’ju prezantojmë me pesë fakte kyçe përse puthjet dhe përqafimet janë të mira për shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore.
- Puthjet forcojnë dhe fuqizojnë sistemin imunitar
Gjatë një puthje pasionante shkëmbehen 80 milionë baktere, thotë një studim i fundit nga Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore të Aplikuara (TNO). Dhe duke qenë se, shkëmbimi i baktereve mobilizon vetë mbrojtjen e organizmave tonë, puthjet intensive mund të veprojnë si një fuqizues për vetë sistemin tonë imunitar. Puthja parandalon gjithashtu prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet që lidhjen me prishjen e strukturave rreth dhëmbëve – me kusht që të dy partnerët të kenë dhëmbë të shëndetshëm. Kur ne puthemi rritet çlirimi i hormoneve të lumturisë – serotonina dhe dopamina si edhe hormoni i oksitocinës, ndërsa hormonet e stresit bien.
- Puthjet reduktojnë dhimbjet e kokës dhe të barkut
Të dhëmb koka? Ke dhimbje menstruale të cilat të kanë bezdisur gjithë ditën? Edhe pse mund të mos jeni në qejf për t’u puthur në situata të tilla, puthjet do të jenë çlirimi juaj. Një puthje e nxehtë do të hapë dhe zgjerojë enët tuaja të gjakut – që do të thotë se organet do të furnizohen me më shumë gjak dhe presioni juaj i gjakut do të ulet. Gjithashtu, duhet të mbani në mendje se gjatë një puthje aktivizohen 140 muskuj, duke bërë të mundur që muskujt e fytyrës suaj të relaksohen dhe ushtrohen butësisht gjatë këtij procesi.
- Një puthje çdo ditë = një jetë më e gjatë
Njerëzit që puthen çdo ditë me partnerët e tyre, për shembull, kur largohen nga shtëpia, jetojnë mesatarisht pesë vite më gjatë. Këto janë gjetjet e një studimi gjerman nga vitet 1980. Specifikisht, u studiuan bashkëshortët të cilët i puthinin gratë e tyre kur i përshëndesnin në mëngjes. Puthësit jetonin shumë më gjatë se sa joputhësit.
- Përqafimet na bëjnë më elastik
“Ne kemi nevojë për katër përqafime në ditë për të mbijetuar. Tëte përqafime në ditë për t’u ndjerë mirë. Dhe dymbëdhjetë përqafime në ditë për t’u rritur së brendshmi.” Këto pohime vijnë nga psikoterapistia amerikane, Virginia Satir, e cila është marrë me terapinë e familjes. Pohimet e saj mbështeten edhe nga shkenca. Kërkuesit në Universitetin Carnegie Mellon në Shtetet e Bashkara realizuan një eksperiment me mbi 400 subjekte. Ata që përqafoheshin shpesh ose që përqafoheshin shpesh nga të tjerët ndjenin një peshë emocionale më të vogël pas një konflikti apo një përvoje negative. Dhe: Nëse subjektet në testim do të ekspozoheshin ndaj një të ftohti, infektimi ishte shumë më i ulët. Infeksioni ishte gjithashtu shumë pak më i padëmshëm në varësi të shpeshtësisë së përqafimeve të personit. Këshillë: Nëse nuk keni askënd për të përkëdhelur, përkëdheljet me një qen kanë të njëjtat efekte pozitive për mirëqenien tonë, sipas një studimi nga Universiteti Suedez Skövde.
- Prekjet e ëmbla na gjallërojnë
Instituti Kërkimor i Prekjeve në Universitetin e Majamit në Sh.B.A ishte në gjendje të provonte se foshnjat e lindura para kohe zhvillohen në mënyrë të konsiderueshme më mirë nëse ato masazhohen butësisht çdo ditë. Këto foshnja ishin gjithashtu në gjendje që të dilnin nga spitali pesë ditë më parë sesa foshnjat e lindura para kohe të cilat nuk masazhoheshin. Ato fitonin gjithashtu 47% më shumë peshë sesa këta të dytët.
Për ta përmbledhur:
Puthjet dhe përqafimet kanë një efekt pozitiv në shendetin tonë fizik dhe mendor. Puthjet intensive fuqizojnë dhe forcojnë sistemin tonë imunitar dhe mund të parandalojnë disa sëmundje. Për më tepër, ato çojnë në çlirimin e hormoneve të lumturisë dhe reduktimin e hormoneve të stresit. Përqafimet, në anën tjëtër, i ndihmojnë fëmijët që të rriten më të shëndetshëm. Nëse ne përqafohemi rregullisht, elasticiteti ynë emocional gjithashtu rritet, ndërsa risku jonë ndaj infeksioneve reduktohet.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.