Blog

PËRSE ËSHTË PLANIFIKIMI I PENSIONIT I RËNDËSISHËM PËR GRATË?

Koha e leximit: 2 minuta

Si ndikon pjesëmarrja juaj në tregun e punës, papunësia dhe hendeku gjinor në paga tek pensioni juaj dhe cilat janë avantazhet e pensionit privat?

Punësimi dhe hendeku në pension

Në Shqipëri, gratë përfitojnë mesatarisht më pak pension sesa burrat dhe kanë më pak gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës. Por cilat janë arsyet? Arsyet për këtë janë dallimet në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, punësimin me kohë të pjesshëm, papunësia dhe hendeku gjinor i pagave ndërmjet burrave dhe grave. Gratë mbesin jashtë tregut të punës kryesisht për shkak të përmbushjes së detyrave shtëpiake (31.6%) (kundrejt 2,1% të burrave) ose sepse janë duke ndjekur shkollën (29.0%) (kundrejt 53,1% të burrave). 42,0% e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 23,0% e tyre janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes. Gratë e vetëpunësuara janë vetëm 23,0% përkundrejt burrave me 36,0%.

Si ndikon puna me kohë të pjesshme në masën e pensionit tuaj?
Hendeku i pensioneve, pra ndryshimi ndërmjet të ardhurave tuaja të fundit dhe pensionit tuaj, rritet edhe më shumë përsa kohë ju zgjidhni që të qëndroni me leje lindje ose që të punoni me kohë të pjesshme.

Çfarë mund të bëjë një planifikim pensioni privat për mua?
Me një plan pensioni, ju do të kurseni për një pension privat suplementar për të mundësuar kështu ngushtimin e hendekut që mund të krijohet për arsye të ndryshme në pensionin tuaj në pleqëri. Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në:

https://fppsigal.com.al/llogaritje-e-pensionit-te-programuar/

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë