“Pa muzikën gjithçka do të ishte asgjë.” – Citati i famshëm nga Wolfgang Amadeus Mozart përmban një të vërtetë thelbësore: të dëgjosh muzikë çdo ditë ju sjell më shumë gëzim në jetë, gjithashtu me efekte pozitive për shëndetin.
Gjatë gjithë jetës tonë ne jemi të shoqëruar nga meloditë të cilat ne i asociojmë me situata të ndryshme. Mund të jetë ajo kënga që ju këndonte mamaja juaj përpara se t’ju vinte në gjumë apo ajo kënga që po dëgjonit kur patë për herë të parë partnerin tuaj. Këto pjesë muzikore ndryshohen me kuptimin që ne i veshim atyre dhe që ruhen në kujtimet tona. Gjatë dëgjimit, situatat e asociuara me të risillen menjëherë në mendje, e ngjashme si ajo çka na ngjet me aromat.
Muzika ofron rezultate të menjëhershme
Efektet pozitive të muzikës janë të menjëhershme. Muzika na mallëngjen, na prek, na qetëson dhe na gëzon. Ndërsa sa i takon, psikologjisë së trurit, mund të shpjegohet nga, fakti se, qendra e dëgjimit lidhet me fushat e asocimit në tru. Muzika, veçanërisht ritmi, ka komponentë shumë bazik të përpunimit: një ritëm i shpejtë, për shembull, rrit nivelin e stresit dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Qoftë nëse kjo perceptohet si diçka e këndshme apo e pakëndshme varet nga situata dhe varion gjerësisht nga personi në person.
Kështu që, ju mund të eksperimentoni me muzikën dhe të kërkoni ato ritme që janë meloditë më të mira për ju, dhe madje t’i përdorni ato për të ngritur dhe/ose përmirësuar gjendjen tuaj të humorit. Pra, në një farë mënyre, muzika është si një drogë. Sepse: “Shumë pak njerëz janë të pandjeshëm ndaj muzikës.”
Muzika si një mënyrë shprehjeje
Nëse ju krijoni muzikë vet, atëherë kemi të bëjmë me një dimension totalisht të ndryshëm për shkak të përvojës muzikore, pavarësisht nëse jeni duke fishkëllyer një këngë, apo luani në një harpë apo po praktikoheni në paino. Nëpërmjet muzikës ne kemi mundësinë që të shprehim vetveten. Për më tepër, kemi dhe të ashtuquajturën “rrjedhë natyrale”, e cila ndodh shpesh kur praktikohemi me një instrument dhe kjo na bën që të harrojmë çdo gjë.
Në përgjithësi, të mësosh një instrument ka shumë efekte pozitive, veçanërisht (por jo vetëm) fëmijët. Gjithashtu ju mësoni se si të toleroni frustracionin sepse duhet të praktikoheni vazhdimisht për të arritur rezultate. Asagjë nuk funksionin shumë mirë menjëherë. Muzikantët e trajnojnë trurin dhe kujtesën e tyre.
Frytet e punës suaj? Krenari dhe vlerësim. Muzika është gjithashtu një përvojë lumturie që mund të ndahet. Ajo krijon lidhje, krijon komunitete. Meqë ra fjala…të bësh muzikë është gjithmonë dhe kudo, sepse mos harroni që të paktën ju e keni me vete gjithmonë zërin tuaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.