Nga Betsy Schwarm, TED-ED, 2016
E lehtë, e shkëlqyer, dhe e gëzueshme…
Kjo është një nga pjesët më të famshme të të gjithë muzikës së fillim shekullit të XVIII-të. Ajo paraqitet në filma dhe reklama televizive të panumërta, por çfarë është ajo dhe përse ka këtë tingull?
Kjo është hapja e ‘Pranverës’ nga ‘Katër Stinët,’ nga kompozitori italian Antonio Vivaldi. ‘Katër Stinët’ janë të famshme pjesërisht për shkak të kënaqësisë që ajo i dhuron veshit. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është fakti që, secila prej tyre ka një histori për të rrëfyer. Në kohën e publikimit të tyre në Amsterdam, në vitin 1725, ato u shoqëruan me poezi, të cilat përshkruanin me saktësi çdo karakteristikë të secilës stinë, të cilën Vivaldi kishte për qëllim që ta ngërthente në muzikën e tij.
Duke ofruar përmbajte specifike historish për muzikën instrumentale, Vivaldi ishte gjenerata përpara kohës së tij. Nëse dikush do të lexonte poezitë në të nëjtën kohë që do të dëgjonte muzikë, ato do të shikonin se si skenat poetike sinkronizoheshin kaq këndshëm me imazherinë muzikore të Vivaldit. Ato na thonë se, zogjtë e mirëpresin pranëverën me këngë të lumtura, dhe ja tek i kemi ato duke bërë pikërisht të njëhtën gjë edhe në mzuikë. Megjithatë, shpejt kemi një shtrëngatë. Jo vetëm që kemi një stuhi muzikore si shtrëngata dhe rrufeja, por kemi edhe më shumë zogj, të lagur, të frikësuar, dhe të palumtur.
Në ‘Verë,’ turtullesha këndon emrin e saj në italisht ‘tortorella’, përpara se një shi breshëri të shkatërrojë fushat.
‘Vjeshta’ sjell me vete gjuetarët e uritur, të cilët kanë dalë jashtë në ndjekje të presë së tyre.
Koncerti ‘Dimëror’ fillon me një kërcitje dhëmbësh në të ftohtë përpara strehimit në një zjarr bubulak. Patsaj ndodhemi sërish jashtë në stuhi ku do të ketë rrëshqitje dhe të rëna mbi akull. Në këto javë të para të dimrit, viti i vjetër po përfundon, dhe po kështu përfundon edhe eksplorimi i Vivaldit mbi stinët.
Do të duhej të vinte fillim shekulli i XIX-të, që programe muzikore instrumentale kaq shprehëse, siç njihesjin atëherë, të bëheshin të famshme. Në atë kohë, ansamble më të mëdha, dhe me më shumë shumëllojshmëri ishin rregulli, me instrumentet frymore, ato të drurit, dhe perkursionin për të ndihmuar që historia të rrëfej sa më mirë.
Por Vivaldi ia doli vetëm me një violnë, me harqe dhe me një klaviçembal. Në mënyrë jo të ngjashme si bashkëkohësi i tij Bach, Vivaldi nuk ishte edhe aq shumë i interesuar në fugat e komplikuara. Shumë shpesh, ai preferonte argëtime të aksesueshme në një mënyrë më të drejtëpërdrejtë për dëgjuesit e tij, me melodi të cilat shfaqen më vonë në një pjesë të caktuar muzikore për të na kujtuar se ku kemi qenë.
Kështu, koha e parë tek koncerti i ‘Pranverës’ fillon me një temë për pranverën dhe mbyllet me atë po ashtu, shumë pak e ndryshuar që nga çasti kur e kemi dëgjuar atë për herë të fundit. Kjo ishte një mënyrë frymëzuese për të tërhequr dëgjuesit, dhe Vivaldi, konsiderohet një nga violinistët më elektrizues të fillim shekullit të XVIII-të, dhe ai e kuptonte vlerën e tërheqjes së audiencës. Koncerte të tilla mund ta shfaqin atë vet si një yll violine. Të tjerë, prezantuan muzikantët e rinj të Pieta, një shkollë veneciane për vajza ku Vivaldi ishte dirigjent muzikor. Shumica e studentëve të tij ishin jetimë. Trajnimi muzikor kishte për qëllim jo vetëm aftësimin e tyre social, të përshtatshëm për këto vajza të reja, por gjithashtu edhe si karriera potenciale për ato vajza që nuk do të arrinin të kishin martesa të mira. Edhe në vet kohën e kompozitorit, muzika e Vivaldit shërbeu si një diversion për të gjithë, dhe jo vetëm për aristokratët e pasur. 300 vite më vonë, kjo është një qasje që funksionon ende, dhe muzika e Vivaldit vazhdon të tingëllojë si një ecje kuajsh në lëvizje.
https://ed.ted.com/lessons/why-should-you-listen-to-vivaldi-s-four-seasons-betsy-schwarm
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.