Blog

Përdoni gjeneratorë portativë? Njihuni me disa këshilla se si të qëndroni të sigurt prej tyre

Gjeneratorët portativë gjenden në shumë vende pune. Por së bashku me to rritet edhe rrezikshëria nga goditje elektrike nga përdorimi jo i duhur ose shkarkesa të papritura energjie, si dhe zjarret nga mbushja e gabuar me karburat, magazinimi i gabuar.

Një rrezik tjetër i lartë është prania e monoksidit të karbonit, një gaz toksik pa ngjyrë, pa erë, që prodhohet nga shkarkimi i një gjeneratori portativ. Shenjat dhe simptomat e helmimit nga monoksidi i karbonit përfshijnë marramendje, dhimbje koke, të vjella, lodhje dhe humbje të vetëdijes.

Nëse njëri prej punëtorëve shfaq këto simptoma, dhe menjëherë të merren masa për qetësimin e tij në ajër të pastër dhe kërkimin e ndihmës së kujdesit mjekësor.

Ndihmoni punëtorët të shmangin helmimin nga monoksidi i karbonit duke ndjekur këto këshilla:

-Inspektoni gjeneratoët për linja të dëmtuara.

-Mbani gjeneratorët në një vend të thatë.

-Mirëmbani dhe përdorni gjeneratorët sipas udhzimeve të prodhuesit.

-Mos i përdorni gjeneratorët në një ambient të mbyllur si magazinë apo bodrum.

-Mos i vendosni gjeneratorët pranë dyerve, dritareve ose boshteve të ventilimit ku mund të grumbullohet monoksidi i karbonit.

-Sigurohuni që gjeneratorët të kenë një hapësirë 3 deri në 4 këmbë nga të gjitha anët për të siguruar ventilim të përshtatshëm.