Blog

PEISAZHI I RI URBAN: NJË REALITET!

Koha e leximit: 3 minuta

Cilat janë përmirësimet e shpejta në teknologjinë e baterive të automjeteve?

Deri në vitin 2030, numri i automjeteve të vjetra në përdorim të cilat do të operojnë ende me karburante do të jetë shumë më i viogël dhe i kufizuar kryesisht në zonat rurale ku infrastruktura e karikimit me energji elektrike do të jetë e dobët. Deri në vitin 2040, automjetet që vihen në lëvizje nga karburantet fosile do të jenë pjesë muzeale dhe do të ketë vetëm pak automjete klasike në pronësi të koleksionistëve entuziastë. Shoferët që do të duan ende ta ngasin makinën e tyre me shpejtësi të lartë dhe në makina të cilat nuk janë nën kontrollin e menaxhimit të kontrollit të trafikut, do të jenë të lirë për ta bërë këtë por në rrugë të veçanta.

Deri kohët e fundit, ka qenë “ankthi i distancave” ajo që i ka ndaluar shoferët nga blerja, apo marrja me qira e automjeteve elektrike. Vetëm disa vite më parë, makinat elektrike më efiçiente në treg mund të mbulonin një distancë prej 150 – 200 kilometra (90 – 120 milje) pa nevojën për t’u shplodhur për pjesën tjetër të rikarikimit dhe diçka e tillë do të thoshte se makinat elektrike thjesht nuk ishin të përshtatshme për ndonjë gjë veç përdorimit brenda qytetit.

Mungesa e infrastrukturës së karikimit e ka ekzagjeruar problemin. Sigurisht, hibridët elektrik të kombinuar me karburantet fosile e kanë eliminuar shqetësimin e distancave, por ato nuk kanë eliminuar emisionet. Këto hibride gjithashtu do të jenë zhdukur deri në vitin 2040. Por sot makinat dhe furgonët më të mirë elektrik mbulojnë distanca prej 300-500 kilometra (185 – 310 milje) me një karikim të vetëm dhe që janë gjithashtu në gjendje që të rikarikohen shpejt (megjithëse, në realitet, shumica e automjeteve përdoren për udhëtime më të vogla se 100 kilometra dhe mbahen më së shumti në gjendje të përhershme gjysëm karikimi).

Automjetet e mallrave të rënda elektrike do të jenë gjithashtu të disponueshme duke ofruar mbulim për distanca më shumë sesa 805 kilometra (500 milje) deri në vitin 2030, dhe është thuajse e sigurt që kamionët, furgonët dhe makinat elektrike do të ofrojnë një gamë distance prej 1,000 kilometra (620 milje) me karikim të shpejtë. Dhe deri atëherë, bateritë e makinave do të jenë në gjedje që të karikohen dhe shkarkohen mijëra herë pa degraduar.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë