Blog

PEDALIMI: SI TA BËNI SIÇ DUHET

Koha e leximit: 3 minuta

Pedalimi është i shëndetshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha moshat. Këtu do të gjeni disa arsye të mira për ta nxjerrë biçikletën tuaj nga garazhdi. Në mënyrë që ta shijoni udhëtimin tuaj me biçikletë pa pësuar asnjë aksident, këtu do të gjeni disa këshilla se si ta përgatisni formën e gjelbër të transportit për të dalë në rrugë.

Çfarë e bën pedalimin kaq të shëndetshëm?

Pedalimi ul rrahjet e zemrës dhe të presionit të gjakut, nxit rrjedhjen e gjakut në zemër dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Përdorimi i butë i forcës fuqizon muskujt tuaj dhe redukton dhimbjen e kyçeve. Për më tepër, ku ju pedaloni çlirohen substancat mesazhere, që ju ndihmojnë me reduktimin e stresit dhe për t’u përqëndruar më mirë.

Sa shpesh duhet të trajnoheni me biçikletë?

Aktualisht Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 150 minuta ushtrime të moderuara dhe 75 minuta ushtrime me intensitet më të lartë në javë. Qoftë nëse ju i përkisni grupit të ushtarëve të fundjavës dhe preferoni të trajnoheni vetëm në fundjavë, apo nëse jeni më shumë një sportist i orëve pas përfudimit të punës, nuk janë vendimtare për suksesin e trajnimit. Në varësi të shpejtësisë, pedalimi konsumon ndërmjet 300 dhe 800 kalori për orë.

A funksionon biçikleta juaj siç duhet?

Përpara se të bëni daljen tuaj të rradhës, sigurohuni që të kontrolloni frenat nëse ato punojnë siç duhet. Për frenat e diskut, është mirë që të këshilloheni me një specialist mënjëherë. Gomat nuk duhet të jenë të thyeshme. Si masë paraprake, zëvendësoni gomat që janë më të vjetra se sa tre vjet. Zinxhiri duhet të jetë i lubrifikuar dhe i pastër. Është mirë që të përdorni një vaj të veçantë për zinxhirin që absorbon më mirë pisllëkun e grumbulluar.

Programimi i saktë i timonit

Vetëm kur biçikleta juaj të jetë programuar siç duhet, ju do të ndjeheni rehat në shalën e biçikletës dhe nuk do të përjetoni dhimbje mesi edhe pas udhëtimeve të gjata. Në fillim përcaktohet lartësia e shalës. Për të bërë këtë, uluni në shalë dhe vendoseni thembrën në një nga dy pedalet. Nëse ju tani do të zini pozicionin e pedales më të ulët (pozicioni i orës gjashtë), gjuri juaj duhet të jetë drejt. Në varësi të llojit të biçikletës, ju mund të mos jeni në gjendje që ta prekni tokën me majën e këpucëve tuaja nëse lartësia e shalës është vendosur në mënyrë të saktë. Për shembull, kur është rasti me biçikletat e malit, duke qenë se ato kanë nevojë për një tokë shumë të pastër për të kapërcyer pengesat. Distanca ndërmjet shalës dhe timonit duhet të jetë sa gjatësia e parakrahut, por mund të ndryshohet në varësi të preferencave personale. E rëndësishme: mos e përshtasni shalën për të arritur distancën e duhur, por zëvendësoni fronin e timonit.

 

Tani jeni mëse të përgatitur për turin tuaj me biçikletë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë