Lajme

Panairi i Parë Ndërkombëtar i Pasurive të Paluajtshme/ Pse investimi juaj duhet mbrojtur me SIGAL UNIQA

Kthimi i vëmendjes si kurrë më parë në tregun e pasurive të paluajtshme ka bërë që ky sektor në Shqipëri të tërheqë gjithnjë e më shumë të huaj të investojnë.

 

Kjo tendencë në rritje e bën akoma më të domosdosshme Sigurimin e Pronës dhe çdo investimi tjetër, ndërsa për këtë qëllim, kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA ishte pjesëmarrëse në panairin e parë zhvilluar në Shqipëri, dedikuar pasurive të paluajtshme.

 

Përfaqësuesit e kompanisë prezantuan tek pjesëmarrësit, individë apo biznese, produktet e sigurimit që kjo kompani ofron, një garanci më shumë për pronën apo çdo investim tuajin.

 

Gjatë takimeve të shumta me përfaqësues të kompanive real estate që operojnë në vendin tonë, u ra dakord në faktin se, Sigurimi i Pasurisë, në një botë me rreziqe të përditshme, është një hap shumë i nevojshëm.

 

 

Çdo pasuri që kemi ndërtuar me shumë mund është vazhdimisht e ekspozuar  ndaj rreziqeve të ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha financiare. Shpeshherë edhe të papërballueshme.

 

Ndaj duhet ti kushtojmë vëmendjen e duhur instrumenteve të mbrojtjes. Dhe mënyra më efikase për kompensimin financiar në rast dëmi është Sigurimi i Pronës.

 

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

 

Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë siguron pronën nga humbjet, dëmtimet ose shkatërrimet në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e zjarrit, tërmetit, përmbytjet, rrufesë, stuhisë, etj.

Sigurimi nga vjedhja garanton dëmshpërblim për sendet e vjedhura të listuara në kontratën e sigurimit.

Sigurimi i Pronës së Biznesit ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre si pasojë e zjarrit apo rreziqeve të tjera duke përfshirë godinën, pajisjet, inventarin dhe asete të tjera.

Sigurimi i ndërprerjes së biznesit mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga zjarri apo rreziqet shtesë, duke garantuar fitimin neto si dhe kostot fikse

Në të njëjtën kohë ju mund të siguroheni edhe për dëmet që u shkaktohen edhe palëve të treta, përmes, Sigurimit të Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta, duke deleguar përgjegjësinë financiare të dëmit tek SIGAL UNIQA.

 

KOSTOT E SIGURIMIT

 

Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë me një kosto që nuk tejkalon 1 euro për m2. Nëse prona juaj është 100 m2 atëherë kostoja e sigurimit nuk do të jetë më shumë se 100 Euro në vit.

 

Po përse SIGAL UNIQA vijon të jetë emri më i madh dhe më i besuar i sigurimeve?

 

SIGAL UNIQA është jo vetëm kompania lider në Shqipëri, por gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi. Ajo për çfarë krenohemi është fakti që, gjithmonë kemi qenë promotorë të risive dhe inovacioneve.

SIGAL UNIQA ka 25 vite që operon në tregun e sigurimeve dhe ndër pikat më të forta mund të citojmë:

– 1.2 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

– Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi

– Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”

– Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë si: “AIG”, “LLOYDS”, “SWISS RE”, “MUNICH RE”, “HANNOVER RE”, “ZURICH RE”, “UNIQA RE” Etj”.

 

Prona është një ndër investimet madhore të çdokujt ndaj për sigurinë e saj duhet menduar përgjatë gjithë vitit.

 

Mbroni investimin tuaj me SIGAL UNIQA, besojini kompanisë nr.1 të sigurimeve

 

Kontakte për ekran:

 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829