Lajme

NJOFTIM

SIGAL INSURANCE GROUP, Emërtimi i ri zyrtar

SIGAL Insurance Group njofton se, me vendim të Asamblesë së Aksionarëve, të miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, emërtimet e reja zyrtare të Kompanisë janë:
• SIGAL Insurance Group – për tregun e sigurimeve të përgjithshme (non-life)
• SIGAL LIFE Insurance Group – për tregun e sigurimeve të jetës (life)

Duke u nisur nga ky vendim, emertimi i ri i shoqërisë do të pasqyrohet në të gjitha aspektet e veprimtarisë së saj. Kjo përfshin:
Logot dhe materialet e marketingut

• Dokumentet zyrtare, marrëveshjet dhe raportimet
• Komunikimet me klientët, partnerët dhe publikun
• Sistemet e informacionit dhe aplikacionet
• Mjediset e punës dhe logjistika

Shoqëria i garanton të gjithë klientët, partnerët dhe bashkëpunëtorët për vazhdimësinë e pandërprerë të shërbimeve dhe përkushtimin e pandryshuar ndaj cilësisë së lartë në të gjitha segmentet e veprimtarisë sic ka bere qe nga themelimi e deri me sot.