Organet nga printerat 3D janë ende një sfidë, por kërkimet po përparojnë shumë shpejt dhe kjo do të çojë në ndryshimin e dijes dhe të kuptimit që ne kemi për trupin tonë dhe për sëmundjet.
Printimi 3D i organeve, gjithashtu i njohur si “printimi bio”, do t’i bëjë transplantet shumë më të disponueshme, më të lira dhe më të sigurta. Teknologjia ka bërë një rrugë të gjatë vitet e fundit, por ka ende një rrugë të gjatë përpara.
Është mirë të dini se…
Printimi bio mund t’i referohet printimit të organeve artificiale, por i referohet gjithashtu në përgjithësi edhe printimit 3D të indeve organike.
Organe nga printerat 3D: Jo çdo organ është krijuar i barabartë
Printimi bio pretendon prodhimin e organeve zëvendësuese të plota funksionale, zakonisht nga qelizat e marrësit. Jo çdo organ mund të printohet barazisht mirë. Për disa, maturimi i tregut është tashmë në fushëpamje, por disa të tjerë ai mbetet ende shumë larg. Më poshtë, do të gjeni një pamje të përgjithshme të kësaj çështje.
Veshkat janë një nga organet më të vështira për printimin 3D sepse struktura e tyre është shumë komplekse. Kërkuesit pranë Universitetit të Harvardit janë pionerët në këtë fushë: në vitin 2016, ata arritën që të printonin “nephron-et”, një pjesë shumë e rëndësishme e veshkave.
Mëlçia është gjithashtu disi komplekse. Kjo është arsyeja përse këtu kemi një sukses të pjesshëm: Kompania amerikane “Organovo”, për shembull, ka printuar pjesë mëlçie që përmirësojnë funksionin e organit dhe që ndihmon për të lidhur kohën më të pështatshme me një transplantim të saktë. Në studimet e para të kryera me minj, kjo paraqitet tashmë si diçka premtuese, kështu që, do të jetë e mundur që eksperimentet me njerëzit të jenë të mudshme diku nga 2020 e më tej.
Është mirë të dini se…
Mëlçia kryen rreth 500 funksione të ndryshme dhe ndonjëherë referohet si organi i dytë më kompleks pas trurit.
Zemra është relativisht e lehtë për t’u printuar duke qenë se, ajo nuk është shumë komplekse: bazikisht zemra punon si një pompë. Në fillim të vitit 2017, kërkues zviceranë rikrijuan një zemër plotësisht funksionale në printer 3D. Edhe më ekzotike: start-up-i biotek ‘Biolife4D’ po punon me zemrat në miniaturë të cilat do të testohen tek kafshët vitin që vjen.
Mushkritë karakterizohen nga një rrjet komplekse enësh. Në maj të këtij viti, shkencëtarët amerikanë ia dolën me sukses që të prodhonin për herë të parë një variant artificial të mushkrive që madje mund të marrin frymë publikisht. Tani kërkuesit janë duke punuar për prototipin e tyre, por në tërësi, mushkritë artificiale janë ende disi larg.
Kornea. Një ekip kërkuesish nga Mbretëria e Bashkuar kanë provuar se, janë të aftë që të printojnë një kornea brenda 10 minutash. Duke skanuar sytë e pacietit, kornea mund të përshtatet individualisht. Por ende nuk ka pasur përpjekje transplatimi për të parë se sa mirë funksionon me të vërtetë kornea. Kjo mbetet ende jo shumë e qartë.
Kockat: Disa shkencëtar nga Glasgou arritën që të printonin kocka dy vite më parë duke përdorur një teknologji të quajtur “nanokicking”. Qelizat njerëzore u trasformuam në transplatime kockore. Në vitet që do të vijnë ato duhet të jenë plotësisht të gatshme për përdorim tek njerëzit.
Plaçenta: Universiteti Vjenez i Teknologjisë ka printuar një digë artificiale të plaçentës, nëpërmjet të cilit ato duan të eksplorojnë funksionin e plaçentës. Plaçenta rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet nënës dhe fëmijë. Funksionimi i plaçentës është shumë komplekse dhe deri tani dimë pak gjëra për të.
Materiali i printimit bio do të jesh ti
Por çfarë do të bëjmë me të gjitha organet artificiale sapo ato të jenë gati një ditë? Ato mund të transplantohen, për shembull. Këtu kemi një avantazh të madh: Duke qenë se, organet artificiale printohen nga e ashtuquajtura ‘Biotinte’, e cila shpesh përbëhet nga qelizat e marrësit, reagimi refuzues i sistemit imunitar është shumë më i lehtë sesa dhurimi tradicional i organeve. Kjo më vete do të thotë shumë: më shumë organe të disponueshme dhe më pak reagime imunitare që do të shpëtojnë jetë dhe do të krijojnë një cilësi më të mirë jete. Por përtej kësaj, organet artificiale mund gjithashtu të përdoren për të hetuar se si kanceri dhe sëmundjet e tjera prekin organet individuale. Diçka e tillë kontribuon kërkimet në mjekësi dhe rrit kuptimin që ne kemi për trupin tonë.
A e dinit se?
Agjencia Evropiane e Hapësirës është duke kryer kërkime për të printuar inde artificiale në orbitë sepse atje graviteti i bezdidshëm është i eliminuar.
Shumë pyetje
Disa pyetje janë ende pa përgjigjje: kush i kontrollon organet e reja? A do të jenë kompanitë private që i kanë prodhuar ato? Deri tani, “Fondacioni Ndërkombëtar Eurotransplant” rregullon shpërndarjen e organeve të donatorëve. Fondacioni vendos kriteret për këtë dhe vlerëson prospektet e suksesit dhe të urgjencave. Për më tepër, ka disa pyetje etike për kritikët. A e humbasin një pjesë të njëzërllëkut të tyre njerëzit me organe artificiale? A inkurajojnë organet artificiale njerëzit që të kujdesen më shumë për trupat e tyre?
- Kush është përgjegjës nëse organet shkaktojnë komplikacione?
- A do të jenë të disponueshme organet artificiale vetëm për disa njerëz për arsyet e kostove të tyre?
- A do të ketë më pak dhurim organesh sapo të fillojnë printimet 3D?
Ka kaq shumë pyetje pa përgjigjje, kaq shumë argumente që flasin qartësisht për organet nga printera 3D:
- Më shumë organe për transplante: shpëtojnë jetë dhe shkurtojnë kohën e pritjeve;
- Më shumë organe për të avancuar kërkimet në mjekësi;
- Reagime më të rralla imune;
- Më pak testime laboratorike;
- Do ta bëjë tregtinë e organeve të paligjshme më pak fitimprurëse.
Tregu i organeve artificiale
Organet 3D kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Analistët presin që tregu i printimeve bio të arrijë një vlerë prej 4.1 miliardë dollarë (3.74 miliardë dollarë) deri në vitin 2026, katër herë sa vlera aktuale 965 milionë dollarë. Më shumë mundësi, ky treg do të jetë udhëheqësi kryesor pas disa prej inovacioneve aktuale dhe ato të së ardhmes, por ajo që është më e rëndësishmja, organet nga printerat 3D do të mund të shpëtojnë jetë. Dhe, sigurisht, më në fund ato do të mund të falin paqe ndërmjet printerit dhe një personi në zyr. Çfarë është një ‘paper jam’ (ngecja e letrës) kur në këmbim do të mund të marrim mbrapsht një zemër të re firngo?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.