Kërkimet mbi vaksinat kundër COVID-19 janë shtrirë tashmë nëpër të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktualisht janë duke u testuar tek njerëzit disa vaksina të mundshme. Deri tani Komisioni Evropian (KE) ka miratuar tre vaksina COVID-19 pas vlerësimit të imtësishëm mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve.
Aktualisht janë dy vaksina mRNA nga BioNTech dhe Moderna dhe një vaksinë vektor nga AstraZeneca. Vaksina të tjera janë miratuar tashmë nëpër të gjithë botën, por jo që të gjitha ato i përmbushin kriteret strikte të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE).
Një pamje e përgjithshme e vaksinave të miratuara COVID-19:
Komirnati (më parë: BNT162b2)
Lloji i vaksinës: Vaksina mRNA COVID-19
Prodhuesi: BioNTech / Pfizer
I miratuar në BE më 21 dhjetor 2020 për njerëzit e moshës 16 vjeç e sipër.
Si është studiuar vaksina Komirnati?
Deri tani kjo vaksinë është testuar në një studim me rreth 43,500 pjesëmarrës ndërmjet moshës 12 dhe 91 vjeç (rreth 40% më të mëdhenj se 55 vjeç). Përveç njerëzve të shëndetshëm, në studim ishin gjithashtu pjesëmarrës edhe njerëzit me sëmundje minore apo me sëmundje kronike të tilla si diabet, të cilët janë të ekspozuar ndaj një risku më të lartë ndaj COVID-19. Në studim morën pjesë pak a shumë një numër i barabartë meshkujsh dhe femrash. Nga studimi u përjashtuan njerëzit me sëmundje shumë serioze, me imunodefiçiencë të rëndë apo me risqe të tjera speciale, fëmijët më të vegjël dhe gratë shtatëzëna.
Cilat janë efektet anësore të vaksinës Komirnati?
Efektet anësore të përkohshme nga vaksinimi të tilla si dhimbje në vendin e injektimit, ethe, dhimbje koke apo muskujsh dhe dhimbje të gjymturëve janë të zakonshme, por zakonisht janë të lehta.
Në më pak se 1% të pjesëmarrësve, vaksinimi shkaktoi vështirësi në përtypjen e nyjeve limfatike.
Deri tani nuk ka asnjë evidencë që vaksnimi do të shkaktojë efekte anësore serioze.
Në grupin e vaksinuar, shumë pak njerëz (0.02%) përjetuan paralizë nervore faciale (paralizë faciale). Kanë ndodhur gjithashtu edhe reaksione alergjike (në 0.1%). Megjithatë, është e paqartë nëse këto të dyja janë të lidhura me vaksinimin. Autoritetet e ilaçeve po vazhdojnë të monitorojnë dhe rishikojnë nga afër këto raste.
Sa efektive është vaksina Komirnati?
Efektiviteti i vaksinave SARS-CoV-2 është i lartë: 95% e njerëzve të vaksinuar janë të mbrojtur kundër virusit pas dy vaksinimeve të pjesshme. Kjo vaksinë mRNA është gjithashtu shumë efektive tek njerëzit e moshuar dhe që kanë qenë më parë të sëmurë.
Si merret vaksina Komirnati?
Vaksina injektohet në muskul në krahun e sipërm dhe merret dy herë, me një interval prej 21 ditësh ndërmjet dy vaksinave.
Vaksina Moderna COVID-19 (mRNA-1273)
Lloji i vaksinës: Vaksina mRNA COVID-19
Prodhuesi: Moderna
Miratuar në BE më 6 janar 2021 për njerëzit e moshës 18 vjeç e sipër.
Si është studiuar vaksina Moderna?
Efektiviteti i vaksinës u ekzaminua në një studim me rreth 30,000 pjesëmarrës ndërmjet moshës 18 dhe 95 vjeç. Rreth 25% ishin më të mëdhenj se 65 vjeç. Përveç njerëzve të shëndetshëm, në studim morën pjesë gjithashtu njerëzit me sëmundje minore apo me sëmundje kronike të tilla si diabet. Në studim morën pjesë pak a shumë një numër i barabartë meshkujsh dhe femrash. Nga studimi u përjashtuan njerëzit me sëmundje akute të tilla si ethe, defiçiencë imune të rëndë, apo risqe të tjera spciale, si edhe fëmijët dhe gratë shtatëzëna.
Cilat janë efektet anësore të vaksinës Moderna?
Efektet anësore të përkohshme nga vaksinimi të tilla si dhimbje në vendin e injektimit, ethe, dhimbje koke apo muskujsh dhe dhimbje të gjymtyrëve janë të zakonshme, por zakonisht janë të lehta.
Deri tani nuk ka asnjë evidencë që vaksnimi do të shkaktojë efekte anësore serioze.
Në grupin e vaksinuar, shumë pak njerëz (0.01%) përjetuan paralizë nervore faciale (paralizë faciale). Kanë ndodhur gjithashtu reaksione alergjike (në 0.4%). Megjithatë, është e paqartë nëse këto të dyja janë të lidhura me vaksinimin. Autoritetet e ilaçeve po vazhdojnë të monitorojnë dhe rishikojnë nga afër këto raste.
Sa efektive është vaksina Moderna?
Efektiviteti i vaksinave SARS-CoV-2 është i lartë: 94.2% e njerëzve të vaksinuar nga Moderna janë të mbrojtur kundër virusit pas dy vaksinimeve të pjesshme. Kjo vaksinë mRNA është gjithashtu shumë efektive tek njerëzit e moshuar dhe që kanë qenë më parë të sëmurë.
Si merret vaksina Moderna?
Vaksina Moderna injektohet në muskul në krahun e sipërm dhe merret dy herë, me një interval prej 28 ditësh ndërmjet dy vaksinave.
Vaksina AstraZeneca COVID-19 (AZD1222)
Lloji i vaksinës: Vaksinë vektor
Prodhuesi: AstraZeneca
Miratuar në BE më 29 janar 2021 për njerëzit 18 vjeç e sipër
Bordi Kombëtar i Vaksinimit rekomandon vaksinën AstraZeneca vetëm për njerëzit e moshës 18 deri në 64 vjeç. Panelit të vaksinimit i mungojnë të dhënat e mjaftueshme nga studimet klinike për të vlerësuar efektivitetin për ata të moshës 65 vjeç e sipër.
Si është studiuar vaksina AstraZeneca?
Efektiviteti i vaksinës AstraZeneca është ekzaminuar në katër studime me një numër total prej thuajse 24,000 pjesëmarrësish. Nga studimi u përjashtuan njerëzit me sëmundje akute të tilla si ethe, defiçiencë imune të rëndë, apo risqe të tjera spciale, si edhe fëmijët dhe gratë shtatëzëna.
Cilat janë efektet anësore të vaksinës AstraZeneca?
Efektet anësore të përkohshme nga vaksinimi të tilla si dhimbje në vendin e injektimit, ethe, dhimbje koke apo muskujsh dhe dhimbje të gjymtyrëve janë të zakonshme, por zakonisht janë të lehta.
Deri tani nuk ka asnjë evidencë që vaksnimi do të shkaktojë efekte anësore serioze.
Sa efektive është vaksina AstraZeneca?
Pas vaksinimit të të dyja dozave të vaksinës AstraZeneca risku i zhvillimit të COVID-19 ra me 70%. Vaksina ishte po aq efektive edhe tek njerëzit të cilët kanë pasur sëmundje të mëparshme.
Ka ende pak të dhëna mbi efektivitetin tek njerëzit mbi 65 vjeç.
Si merret vaksina AstraZeneca?
Vaksina AstraZeneca injektohet në muskul në krahun e sipërm dhe merret dy herë, me një interval prej 4 javësh ndërmjet dy vaksinave.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.