Blog

NJË DREMITJE PËR MË SHUMË FUQI

Koha e leximit: 3 minuta

Nëse përqëndrimi dhe performanca përkeqësohen gjatë ditëve të punës, mund t’ju ndihmojë një dremitje e shkurtër.

Edhe një dremitje e shkurtër, e quajtur gjithashtu “dremitje fuqie” mund të ketë një efekt pozitiv mbi performancën tuaj. Studime të shumta kanë treguar se dremitja për disa minuta jo vetëm që përmirëson gjendjen e humorit, por rrit gjithashtu përqëndrimin, kujtesën dhe produktivitetin dhe e bën më të lehtë që të mësoni aftësi të reja fizike.

Kohëzgjatja e dremitjes për më shumë fuqi

Kohëzgjatja e dremitjes për më shumë fuqi përcakton efektin:Mini dremitja (nën pesë minuta) kundërvepron ndaj lodhjes dhe përgjumjes.

Dremitja e shkurtër (5-20 minuta) përmirëson gjithashtu vigjilencën dhe përqëndrimin. Ajo e bën gjithashtu më të lehtë mësimin e aftësive të reja fizike dhe ul presionin e gjakut.

Me dremitjen e gjatë (20-60 minuta), përmirësohet kujtesa e fakteve dhe e numrave. Rritja e çlirimit të hormoneve të rritjes çliron gjithashtu edhe më shumë energji. Dremitja e gjatë përfshin fazat e gjumit të lehtë, si edhe të gjumit të thellë. Ju mund të ndjeheni të trullosur kur të zgjoheni, por kjo nuk duhet të zgjasë më shumë sesa 30 minuta.

Me një dremitje të plotë (60-90 minuta), përfundohet një cikël i plotë gjumi me gjumin e lehtë, gjuminm e thellë dhe gjumin me lëvizjen e shpejtë të syve. Kur zgjoheni, ju nuk ndjeheni të përgjumur sepse ju do të zgjoheni nga faza e gjumit me lëvizjen e shpejtë të syve. Dremitja e plotë promovon gjithashtu të menduarin kritik, forcon aftësinë e kapjes së termave abstrakte dhe përmirëson kujtesën emocionale dhe atë implicite.

Koha ideale për një dremitje për më shumë fuqi

Zakonisht ne e ndjejmë nevojën më të fortë për një drejmitje në mes të drekës kur ndjehemi të lodhur. Nëse do të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit, koha ideale për një dremitje është ora një e gjysëm e drekës, dhe nëse zgjoheni në 9 të mëngjesit, koha ideale e dremitjes është ora tre e drekës.

Si ta bëjmë dremitjen siç duhet  

Efekti më i mirë arrihet në një vend të errët, të qetë dhe të ngrohtë në një pozicion të shtrirë. Megjithatë, studimet kanë treguar gjithashtu se efektet pozitive të qetësimit arrihen edhe nëse e mbështesni kokën duke e vendosur përpara mbi tavolinë. Nëse jeni të shqetësuar rreth mosrënies në gjumë: Kërkimet tregojnë se vetëm qëllimi i dremitjes (aktualisht pa ndjerë përgjumje) çon në një rënie të shëndetshme të presionit të gjakut. Dhe nëse keni frikë se nuk do të jeni në gjendje që të ngriheni menjëherë në këmbë pas dremitjes: një pije me kafeinë përapar se të bini në gjumë do të ketë efekt vetëm pas 25 minutash. Kështu kjo siguron që ju do zgjoheni menjëherë pas dremitjes.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë