Jetojmë më mirë së bashku. Dikush mund të thotë, tre fjalë të thjeshta. Kështu që, përse duhet të jetë e vështirë për t’u përkthyer, apo më mirë mos duhet të themi, për t’i transkrijuar ato?
Si mund të përftohet thelbi i mesazhit të një brandi në mënyrë që ai të tregojë një lidhje të fortë të UNIQA me komunitetin, por duke respktuar në të njëjtën kohë nuancat kulturore të tregjeve të targetuara? Çdo fjalë e këtij mesazhi duhet të funksionojë siç duhet në mënyrë që të japë kuptimin e saj. Për më tepër, përkthimi krijues duhet të respektojë specifikat e një gjuhe të veçantë, që do të thotë se duhet të jetë i përshtatshëm për një kulturë specifike dhe duhet që gjithashtu të duket mirë edhe nga pikëpamja pamore.
Përpara prezantimit të një motoje të re brandi, nevojiten një seri procedurash ligjore për ta regjistruar atë në institucionet përkatëse. Gjithashtu duhet të merren në konsideratë një sërë aspektesh të tjera: Normat morale duhet të merren në konsideratë. Moto e një brandi nuk mund të përjashtojë apo ofendojë askënd. Për të pasur një qasje unike, është i këshillueshëm një kërkim i imtësishshëm i konkurrentëve.
Këtë vit, për të përkujtuar Ditën Evropiane të Gjuhëve, ne i kërkuam kolegëve tanë nga tregjet ndërkomëtare se cilat janë sfidat me të cilat janë përballur ata gjatë përkthimit të motos së UNIQA në gjuhët e tyre vendore dhe se si e kanë jetësuar ata një moto të tillë në aktivitetet e tyre të përditshme.
Moto jonë aktuale “jetojmë më mirë së bashku” nuk tingëllon edhe aq shumë si diçka e orientuar tek biznesi. Çfarë aktivitetesh, qasjesh po planifikoni për ta përkthyer atë në lidhje me klientët tanë?
Polonia: Një moto brandi nuk ka përse të ketë gjthmonë tone biznesi. Veçanërisht kur flasim për shërbimet. Ai është një premtim brandi, i cili mund të lidhet gjithashtu me emocionet. Në rastin e “jetojmë më mirë së bashku,” nuk ka asnjë konflikt, sllogani i përgjigjet nevojave të ndryshme, ai tingëllon po aq mirë në fushatat e produkteve sa edhe në imazhin e fushatave.
Ne kemi prezantuar platformën iUNIQA e krijuar në bashkëpunim me shoqatat e strehimit dhe menaxherët e pronave. Falë iUNIQA, klientët mund të na kontaktojnë më shpejt dhe në mënyrë më të përshtatshme. Një funksion i rëndësishëm i platformës është raportimi i dëmeve. Aplikacioni dërgon gjithashtu paralajmërime dhe raporte lidhur me kushtet e motit.
Shqipëria: Gjatë tetorit dhe nëntorit, si pjesë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ne planifikojmë përdorimin e Klinikës Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA në disa qytete të largëta në Shqipëri. Nën slloganin “Më mirë të parandalojmë se të kurojmë”, klinika do të ofrojë vizita falas për qytetarët.
Gjithashtu ne do të promovojmë SIGAL UNIQA Audiobooks. Këto libra falas në shqip po promovojnë arsimin, kulturën dhe gjuhën shqipe. Kjo platformë ndihmon gjithashtu të verbërit dhe shqiptarët jashtë vendit, të cilët duan t’i lexojnë dhe mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.
Cila është për ju sfida më e madhe gjatë përkthimit të teksteve anglisht gjatë komunikimit të titujve kryesorë dhe mesazheve për klientët në gjuhën tuaj vendore?
Polonia: Qëllimi ynë është të komunikojmë me klientët në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Kështu programi ynë është „Prosto po Polsku” (në gjuhën e thjeshtë polake), që ne kemi disa vite që po e zbatojmë. Për këtë arsye, ne gjithashtu përpiqemi të përkthejmë frazat e gjuhëve të huaja. Për më tepër, ne shpesh këshillohemi me lingusitët për të gjetur shprehjet më të mira për kuptimi ne një fjalë që tingëllon si e huaj.
Vendet e Evropës Juglindore (Bullgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi): Sfida më e madhe është gjithmonë përkthimi i një mesazhi që tingëllon shumë minë në anglisht në një gjuhë vendore, duke qenë në të njëjtën kohë origjinal, e lehtë për t’u kuptuar dhe që “arrin tek veshi i klientëve”. Përkthimi fjalë për fjalë i mesazhit nuk funksionon në gjuhën kroate, kështu që neve na u desh ta përkthenim “jetojmë më mirë së bashku” si “živimo bolje zajedno”, e cila fjalë për fjalë do të thotë “ne jetojmë më mirë së bashku”. Një mesazh i mirë duhet të plotësojë të gjithë elementët e tjerë të brandit: dizanjin grafik, vlerën emocionale, karakteristikat e brandit, dhe ai duhet të jetë i zbatueshëm për materiale të ndryshme dhe të mbështesë objektiva të ndryshëm komunikimi.
Rumania: Përkthimet nga anglishtja në rumanisht zakonisht rezultojnë në më shumë fjalë dhe tekst për të inkuardruar brenda materialeve apo formateve pamore. Një sfidë tjetër lidhet me semantikën dhe çështjet specifike nga mjedisi ynë kulturor dhe social. Për shembull, “jetojmë më mirë së bashku”, kur përkthehet fjalë për fjalë, asociohet në mënyrë kolektive me një fushatë zgjedhjesh nga një ish president rumun.
Cili mendoni se është aspekti më i fortë i mesazhit me të cilën mund të lidhen aktualisht klientët apo audienca me brandin UNIQA në vendin tuaj?
Polonia: Fushata jonë dhe aktivitetet edukative të lidhura me problemin e gjuhës së urrejtjes online janë lidhja më e fortë me moton tonë. Si pjesë e programit “Masz moc na hejt!“, ne ofrojmë jo vetëm sigurime novatore, të para të llojit të tyre kundër gjuhës së urrejtjes online, por gjithashtu workshop-e edukative për fëmijët, mësuesit dhe prindërit.
Për më tepër, Studimi i Monitorimit të Tregut të Sigurimeve, i cili përpilohet nga Instituti Kërkimor ‘Kantar Polska’ tregon se, UNIQA po përshkruhet gjithnjë edhe më shumë nga klientët si një kompani që kërkon një gjuhë që është e kuptueshme dhe miqësore ndaj klientëve.
Shqipëria: Vetë moto është premtimi për një jetë më të mirë. Ne duhet të sigurohemi që ajo do të mbetet jo vetëm një shprehje, por e mbushur gjithashtu me veprime. Në Shqipëri, ne kemi prezantuar produkte të reja që i mundësojnë klientëve marrjen e shërbimeve mjekësore më lehtë të tilla si aplikacioni Teleshëndet. SIGAL UNIQA Shqipëri ishte e para në treg që ofroi shërbimin e Asistencës Rrugore. Megjithatë, aseti ynë më i vyer është Klinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA. Që prej vitit 2015, ne kemi bërë me të vërtetë realitet që njerëzit të kenë një jetë më të mirë, duke i ofruar atyre vizita mjekësore falas në zona të largëta në Shqipëri ku mungojnë shërbime të tilla.
Vendet e EJL: Karta më e fortë e motos është faktori i komunitetit, bashkësia që premton një jetë më të mirë. Nuk është ajo “ne” që ka rëndësi, dhe ne nuk i flasim klientëve nga sipër, duke i premtuar atyre superioritet, por ne e dimë se çfarë do të thotë të jesh në këpucët e tyre dhe se si ne mund të jemi një shqërues/aleat më i mirë për ta. Nëse kjo moto ngjit dhe njerëzit e kuptojnë mesazhin, atëherë ne mund të supozojmë se ne jemi të aftë të identifikohemi me të, sepse në këto kohë ata kanë nevojë për dikë ku mund të mbështeten në çdo situatë të jetës.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.