Blog

NGJISNI SHKALLËT DHE GRADUALISHT DO TË NDJEHENI MË NË FORMË

Koha e leximit: 2 minuta

Ngjitja e shkallëve nuk është vetëm kryesore midis “vrasësve” të kalorive të përditshme, por gjithashtu për forcimin e kofshëve dhe të bustit, si edhe për përmirësimin e formës tonë aerobike.

Djeg 100 deri në 200 kalori në varësi të peshës së atij/asaj që ngjit shkallët për një çerek ore. Përdoren muskujt e këmbëve, trajnohet busti, duke përfshirë shtrëngimin e indeve. Çdokush që ngjit 200 shkallë dy herë në ditë, idealiasht pesë ditë në javë, është provuar se përmirëson sasinë e oksigjenit të marrë dhe kështu formën e tyre aerobike deri në 20 përqind. Sepse 400 hapa korrespondojnë me rreth një çerek ore seancë vrapi/ ose ushtrimesh fizike. Në vitin 2008, shkencëtarët nga Universiteti i Gjenevës hetuan mbi efektet shëndetësore pozitive të ngjitjes së shkallëve. Dhe rezultatet ishin:

Shkallët si një terapist parandalues

Shkencëtarët e sportit jo vetëm që i shikojnë shkallët si një nga pajisjet më efektive të ardhjes në formë, por ju mund të konsolidoni gjithashtu koordnimin e lëvizjeve në mënyrë anatomike të sakta. Shumica e njerëzve kanë tendencën të kenë X këmbë sepse ato nuk duken siç duhet. Ju mund të praktikoheni shumë mirë me shkallët sepse lëvizja ngadalësohet. Gjatë ngjitjes, përpiquni të mbani gjurin dhe këmbët në linjë, rrotullojeni gjurin paksa nga jashtë. Duke shtypur këndin e jashtëm të këmbës,do të formohet sërish automatikisht harku i saktë i këmbës. Me këtë ushtrim të thjeshtë, të vetëdijshëm ju mund të parandaloni dhimbjen e gjunjve, të ijeve dhe të kyçeve.

Ja se si do ta motivoni veten për të ngjitur shkallët

Përdorni një orë që numëron shkallët e ngjitura krahasuar me objektivin tuaj ditor. Zbrisni nga ashensori dy ose katër kate më parë dhe bëjeni pjesën tjetër të ngjitjes nëpërmjet shkallëve.

Çfarë bëjnë shkallët:

  • Trajnojnë frymëmarrjen;
  • Forcojnë sistemin kardiovaskular;
  • Konsumojnë kaloritë;
  • Aktivizojnë muskujt e kofshëve dhe të pulpës;
  • Rrisin metabolizmin;
  • Përmirësojnë durimin dhe performancën e trupit;
  • Ulin presionin e gjakut, dhe ka madje edhe
  • Efekte të matshme mbi nivelet e kolesterolit.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë