A dëshironi që të eksploroni malet e Shqipërisë në verë, por nuk jeni ende aq në formë për kërkesat e ‘hiking’? Për t’u përgatitur, lexoni shtatë këshillat profesionale nga SIGAL UNIQA.
Pas disa javësh mbyllur, nevoja për të lëvizur është përgjithësisht më e madhe. Shqipëria është e bukur dhe ka kaq shumë që ne mund të bëjmë për të qenë fizikisht aktiv.
1. Filloni me rrugët e thjeshta
Gjëja më e mirë që mund të bëni për të hyrë në një gjendje të mirë humori në pushimet tuaja verore në mal është që ta filloni me rrugët e lehta. Ju nuk duhet të zgjidhni menjëherë udhëtime të vështira për të cilat nuk jeni të përgatitur dhe as në formë, është ajo ç’ka na rekomandojnë ekspertët. Në mënyrë ideale, fillojeni me terrene të sheshta ose kodrinore – rrugë në të cilat mund të alternoni ndërmjet ngjitjes dhe zbritjes. Fillimisht rruga nuk duhet të jetë shumë e gjatë. Mirë është është që të bëni një udhëtim për një orë ose gjysëm dite.
2. Merreni me ngadalë!
Veçanërisht ata që nuk kanë qenë aktiv deri tani duhet të bëjnë më shumë kujdes: në fillim bëni nxemjen, ecni për 15 minuta dhe gradualisht kaloni në një shpejtësi më të madhe, na këshillojnë trajnerët. Kjo është mënyra se si sistemi ynë kardiovaskular fillon të punojë dhe se si ngrohet trupi ynë.
3. Trajnoni kofshët dhe muskujt e pulpës
Cilët muskuj stresohen veçanërisht më shumë gjatë ‘hiking’ në male? Për t’u ngjitur ju keni nevojë për muskujt e pulpave. Gjatë ngjitjes, muskujt e parë të ijës duhet të jenë të trajnuar më parë. Dridhja e gjunjëve gjatë zbritjes shfaqet kryesisht për shkak të dobësisë së muskujve të ijës.
4. Uluni gjatë zbritjes
Mbrojtja është shumë e rëndësishme në mënyrë që gjunjët të mos kalojnë në gjendje shoku pas çdo hapi. Për mbështetje, trajnerët rekomandojnë përdorimin e shkopinjve gjatë zbritjes. Me anë të kësaj mund të mbroni peshën e trupit dhe të pushoni herë pas here. Ky është një çlirim i madh për gjunjët dhe ijet.
5. Pranoni limetet tuaja!
Se sa gjatë do të ecni apo se sa e vështirë është rruga varet nga individi. Njeriu nuk është makineri. Ju nuk jeni në mënyrë të barabartë të fortë çdo ditë. Ndoshta, ju nuk mund të jeni në gjendje që ta bëni një rrugë po aq mirë saç mund ta keni bërë më parë. Gjëja më e rëndësishme: Duhet t’i besoni zërit tuaj të brendshëm dhe të dëgjoni vetveten: çfarë po ndodh brenda jush? Çfarë nuk është e mundur për ju? Të pranoni limitet tuaja jo vetëm që redukton riskun e mbingarkesës dhe të aksidenteve. Gjithashtu ju do të jeni më pak të frustruar nëse nuk e mbingarkoni veten.
6. Pedaloni ose ecni
Për përgatitjen rekomandohen, përveç ecjes së rregullt dhe ecjes nordike, udhëtimet e lehta me biçikletë në terrene të shehta. Pedalimi është shumë i mirë për gjunjët dhe për ndërtimin e muskujve.
7. Ushtrohuni tre herë në javë
Në mënyrë ideale, ju duhet të trajnoheni dy deri në tre herë në javë, për shembull, duke kombinuar pedalimin me një ‘hiking’ të lehtë, secila nga gjysëm ose apo një orë. Kështu, ju do të rrisni gradualisht ngarkesën që ju mund të përballoni. Në mënyrë që të mos mbingarkoheni ndajeni kohën. Nëse keni më shumë kohë, ju mund të trajnoheni edhe pesë herë në javë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
- FULL KASKO+AutoSOS edhe me opsion ditor, për të shijuar çdo udhëtim brenda apo jashtë Shqipërisë
- Udhëtimet janë më të bukura kur jemi të siguruar/ Do ti kaloni Festat e Nëntorit dhe fundvitit jashtë Shqipërisë? Ja çfarë ju sygjerojmë
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.