Blog

Ndryshoni stilin e jetesës, ndihmoni në uljen e rrezikut nga kanceri

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se kanceri është shkaku kryesor në rritjen e vdekshmërisë në nivel global.

Sipas statistikave, numri i të prekurve nga kanceri rritet ndjeshëm çdo vit, duke vendosur si thelb për pikënisjen e kësaj sëmundje stilin e keq të jetesës.

Zhvillimi i teknologjisë ka ndihmuar në luftën ndaj kancerit, duke stimuluar ndryshimin e disa zakoneve të përditshme.

Një studim, i quajtur “Kanceri është një sëmundje e parandalueshme që kërkon ndryshime të mëdha në stilin e jetës”, në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë thotë se vetëm 5 deri në 10% e të gjitha rasteve të kancerit janë për shkaqe gjenetike, ndërsa shumica e kancereve qëndrojnë në mjedisin që na rrethon dhe në stilin e jetesës. Dëshmitë tregojnë se të gjitha vdekjet e lidhura me kancerin, pothuajse 25-30% janë për shkak të duhanit, 30-35% janë të lidhura me dietën, rreth 15-20% janë për shkak të infeksioneve, dhe pjesa e mbetur është për shkak të faktorëve të tjerë si rrezatimi, stresi, aktiviteti fizik, ndotësit e mjedisit etj.

Këtu janë pesë mënyra për të ulur rrezikun e kancerit, sipas shkencëtarëve.

Ushtrime të përditshme

Rreziku i kancerit mund të reduktohet duke u dhënë pas aktivitetit fizik të rregullt. Ushtrimi është vërtetuar se zvogëlon rrezikun e llojeve të shumta të kancerit si kanceri i zorrës së trashë dhe i gjirit. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies suaj të përgjithshme.

Dietë e shëndetshme

Një dietë e shëndetshme është thelbësore për të reduktuar rrezikun e kancerit. Një dietë e pasur me vitamina dhe minerale, që përmban antioksidantë mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit, ndërsa mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara duhet të konsumohen më pak. Perimet krucifere duke përfshirë lulelakrën , lakrat e Brukselit dhe brokolin kanë cilësi që luftojnë kancerin.

Duhani

Përdorimi i duhanit është përgjegjës për 1/3 e të gjitha vdekjeve nga kanceri, sipas një studimi në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë. Në mënyrë të veçantë, pirja e duhanit shkakton 85% të të gjitha kancereve të mushkërive me ekspozimin ndaj duhanit të dorës së dytë tek joduhanpirësit, që është shkaku shtesë. Lënia e duhanit është mënyra më e mirë për të ulur rrezikun e kancerit, veçanërisht kancerit të gojës, mushkërive, fshikëzës, pankreasit dhe fytit.

Reduktoni konsumin e alkoolit

Alkooli i tepërt mund të rrisë rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit, si kanceri i zorrës së trashë, mëlçisë dhe gjirit . Sipas studimeve, marrja e alkoolit 30 ml dhe 60 ml përkatësisht për gratë dhe burrat është e pranueshme çdo ditë. Sidoqoftë, duhet të bëhen më shumë kërkime për të vlerësuar sasinë e saktë të alkoolit që mund të konsumohet.

Mbrohuni nga ekspozimi ndaj diellit

Për të parandaluar kancerin e lëkurës, është e rëndësishme të mbroheni nga dielli. ërdorni krem ​​kundër diellit me një minimum prej SPF 30, vishni rroba të plota dhe përpiquni të mos dilni në diell gjatë mesditës pasi rrezet e diellit janë më të forta.