Ndryshimet klimaterike përbëjnë sfida të panjohura për botën. Kërkuesit janë duke punuar mbi teknologji të reja për të bërë diçka rreth ngrohjes globale. Cilat janë idetë e diskutuara më shumë dhe cilat janë rreziqet e tyre?
Në ditët e sotshme ka një zgjidhje teknologjike thuajse për shumicën e gjërave në jetë. Po përsa i takon ndryshimeve klimaterike? Shumë njerëz pyesin nëse ka një teknologji që thjesht do të kujdeset për faktin që ngrohja globale do të kryet pa një tranzicion të gjatë të energjive.
Përgjigjja e shpejtë: Jo dhe aq. Por ka disa përqasje që kanë potencialin për të na ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale. Disa prej tyre janë spektakulare, të tjerat janë provuar dhe testuar tashmë nga kërkuesit dhe kompanitë. Fjala kyçe është ‘gjeoinxhinieria”.
Gjeoinxhinieria: Ndryshoni një herë botën, ju lutem
Gjeoinxhinieri do të thotë ndikim në një shkallë të madhe dhe të vetëdijshme mbi klimën. Kjo arrihet nëpërmjet ndërhyrjeve në cikle të rëndësishme gjeokimike mbi tokë.
Është mirë të dini se…
Kur vjen puna për të luftuar kundër ndryshimeve klimaterike, kërkuesit dallojnë ndërmjet dy lloje gjeoinxhinierie: (1) largimi i CO 2 nga atmosfera dhe (2) reduktimi i rrezatimit diellor ndaj Tokës.
Kapja dhe ruajtja e karbonit: fshehja e ndryshimeve klimaterike poshtë krevatit
Kategoria e parë, “Largimi i Dioksidit të Karbonit” ka të bëjë me marrjen e CO 2 nga atmosfera. Sugjerimi më i zakonshëm është kapja e gazrave serë drejtëpërdrejtë nga fabrikat dhe ruajtja e tij diku, zakonisht thellë nën tokë. Kjo teknikë quhet “Kapja dhe Ruajtja e Karbonit”.
Në varësi të vlerësimit, Sistemi i Kapjes dhe Ruajtjes mund të mbajë deri në 80% të CO 2 të emetuar në mënyrë të përhershme nga atmosfera. Diçka e tillë do të ngadalësonte efektin e gazit serë, sepse ruajtja e CO 2 nuk mund të kontribuojë në ngrohjen globale.
Megjithatë, pyetja që mbetet është se çfarë rreziqesh do të krijonte ruajtja e tij. Po nëse CO 2 i ruajtur në tokë (në dhe) dhe futet nën nëntokë ose në tokë? Sa i sigurt është transportimi? Pavarësisht këtyre, Sistemi i Kapjes dhe Ruajtjes konsiderohet me shumë seriozitet si një zgjidhje e ndërmjetme dhe ka marrë shumë vëmendje. Kostot për teknologjinë mund të dalin që të jenë shumë të ulta nga sa mund të pritet. Në vend të 600 dollarë për ton të kapur, një studim që vlerësoi të dhënat nga një impiant i vërtetë prototip kohët e fundit e arriti këtë me 150 dollarë. Kjo do ta bënte këtë Sistem të Kapjes dhe të Ruajtjes së Karbonit thuajse kaq të lirë saqë mund të përdoret edhe në kuptimin tregtar.
A e dinit se?
Kapja dhe ruajtja e Karbonit tashmë është kaq i lirë saqë kompanitë e para janë duke eksperimentuar me të. Ata shpresojnë që teknologjia do të jetë gati për tregun në pak vite.
Pemët artificiale dhe super algat leshterike
Kërkues të tjerë janë frymëzuar nga natyra. Një institut kërkimi në Londër ka propozuar pemët artificiale që kapin CO 2 buzë rrugëve dhe që pastaj e ruajnë atë nëntokë, si një formë tjetër e Kapjes dhe Ruajtjes së Karbonit.
Kjo i mundëson atyre që të krijojnë emisione negative sepse ato e marrin CO 2 ekzistuese nga atmosfera. Megjithatë, përqëndrimi i CO 2 në ajër është i ulët, gjë që aktualisht i bën pemët artificiale disi jo efiçiente.
Një ide tjetër janë algat me leshterik: këto e lidhin CO 2 dhe e mbajnë atë në dysheme pasi ato vdesin. Rrjedhimisht, eksperimenti gjermano-indian LOHAFEX i provuar, ishte shumë i pasuksesshsëm në fuqizimin e rritjes së algave në oqean duke i fertilizuar ato me hekur. Komapni të ndryshme energjie dhe universitete, të tilla si Universiteti Teknik i Mynihut, janë duke ndjekur një rrugë të ndryshme dhe po testojnë fermat e algave me leshterikë ku CO 2 përfundimisht kthehet në fibra karboni të dobishme.
Largimi i Dioksidit të Karbonit
Qëllimi
- Merr CO 2nga atmosfera
Aktivitetet
- “Kap” dhe ruan CO 2
- Pemët artificiale
- Fermat e algave me leshterikë / rritja e rritjes së algave
Menaxhimi i Rrezatimit Diellor: Largojeni diellin
Grupi i dytë i madh i gjeoinxhinierisë ka të bëjë me reduktimin e rrezatimit diellor, të ashtuquajturin “Menaxhim i Rrezatimit Diellor”. Kjo duhet të ndihmojë në ngadalësimin e ngrohjes së atmosferës: Një reduktim i rrezatimit me 8% është mjaftueshëm për të kompensuar emisioneve totale të CO 2 termikisht.
A e dinit se?
Sot ka reflektorë mbi çatitë e shtëpive ose muret e larta mund të ndihmojnë në reduktimin e ekspozimit ndaj diellit.
Disa kërkues e pelqejnë idenë e hedhjes së spray-it të grimcave të sulfurit në stratosferë. Disokdi i sulfurit e reflekton dritën e diellit në hapësirë dhe si shpërthimi artificial i një vullkani, do të ulte temperaturën në Tokë. Vullkani Pinatubo na dha një shembull: kur ai shpërtheu në vitin 1991, ai uli temperaturën mesatare të ngrohjes me gjysëm gradë.
Kjo bëhet edhe më ekzotike nëse ne do të hapnim një çadër dielli në hapësirë, si për të thënë: Disa kërukes sugjerojnë ndërtimin e një ekrani me trilionë nafora silikoni në hapësirë ose paisjen e satelitëve me reflektorë të lëvizshsëm. Edhe pse kjo do të ishte diçka shumë e shtrenjtë, sesa spërkatja me grimca sulfuri, ai gjithashtu do të parandalonte disa efekte mjedisore të padëshirueshme.
Menaxhimi i Rrezatimit Diellor
Qëllimi
- Redukton rrezatimin diellor
Aktivitetet
- Spërkatja me grimca sulfuri
- Ndërtimi i reflektorëve prej silikoni në hapësirë
- Paisjen e satelitëve me reflektorë
Loja e rrezikshme me klimën
Të gjitha forcat përpara kundër ndryshimeve klimaterike, kështu? Shumë kërkuesve u përshtjellohet me metodat e Sistemeve të Kapjes dhe Ruajtjes së Karbonit. Se çfarë ndodh me saktësi kur ne spërkasim të gjithë globin me squfur ose bllokojmë diellin me një reflektor, zor se mund të testohet paraprakisht. Pasojat janë globalisht dhe mundësisht të pakthyeshme.
Për më tepër, një çadër dielli vetëm ndihmon në parandalimin e ngrohjes globale, por ajo nuk bën asgjë kundër efektit serë që tashmë është duke ndodhur. Kështu, disa kërkues ankohen që ne vetëm do të jemi duke luftuar simpotomat në vend që të bëjmë diçka mbi shkakun e tyre.
Shumica e ekspertëve janë rrjedhimisht të kujdesshëm rreth gjeoinxhinierisë, por gjithashtu e shikojnë vlerën e tyre si një zgjidhje e përkohshme në rrugën tonë drejt një bote më të qëndrueshme. Në fakt, kjo mund të na shpëtojë nga ruajtja e gazit serë ose bllokimi i rrezeve të diellit. Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e shikojnë këtë në mënyrë të ngjashme dhe rrjedhimisht i mbështesin këto kërkime.
Deri sa të gjitha këto teknologji të jenë “të tregtueshme”, nëse dëshironi mund ta provoni me mjete të mirëtrajnuara: Muajin e fundit, Etiopia mbolli 350 milionë pemë të reja në një ditë, një rekord botëror. Dhe diçka e mirë për klimën, gjithashtu, pa asnjë grimcë sulfur.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.