“UNIQA Insurance Group”, një ndër kompanitë lider të sigurimeve në Europë, di të ecë paralelisht me zhvillimet teknologjike.
Kompania, me seli në Vjenë dhe me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, i mundëson klientëve të saj mundësinë që përmes Inteligjencës Artificiale ta kenë më të lehtë dhe më të kuptueshme se cilat dëme mbulohen nga policat e sigurimit dhe cilat jo.
“Është veçanërisht e rëndësishme që klientët tanë të dinë se cilat dëme mbulohen nga sigurimi i tyre dhe cilat jo. Megjithatë, dokumentet komplekse të kontratës shpesh pengojnë kuptueshmërinë nga ana e klientëve. Zgjidhja? myUNIQA tani ofron përgjigjet për çdo pyetje me mbështetjen e inteligjencës artificiale”, shkruan “UNIQA” në një postim të sajin në rrjetet sociale.
Pyetjet më të shpeshta, të mbështetura nga Inteligjenca Artificiale, ofrojnë përgjigje të përshtatura për pyetjet e produktit bazuar në përbërjen individuale të kontratës së klientëve.
Me pilotin e “IA”, “UNIQA” ka krijuar krijuar një zgjidhje që do të kishte qenë e vështirë për t’u zbatuar pa përdorimin e Inteligjencës Artificiale.
Grupi “UNIQA” është një prej kompanive kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL).
Më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë të shitjeve u shërbejnë më shumë se 17 milionë klientëve në 17 vende.
“UNIQA” është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri me një pjesë tregu prej rreth 21%.
Në rajonin e ë EQL-së, “UNIQA” është e pranishme në 14 tregje: Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Hungari, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, Zvicër dhe Lihtenshtajn.
Prej vitit 2007, “UNIQA” është pjesë e tregjeve të sigurimeve edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”.